“Mistaken identity”, rregulli që solli ndëshkimin me karton të kuq të Embolos
Botërori 2026 ka hyrë në fazën vendimtare, ndërsa është shkruar një faqe e re në historinë e Kupës së Botës.
Për herë të parë ndonjëherë, katër kombëtaret e para në renditjen zyrtare të FIFA-s kanë siguruar njëkohësisht një vend në gjysmëfinale.
Franca (1), Argjentina (2), Spanja (3) dhe Anglia (4) do të luftojnë për dy biletat e finales, duke konfirmuar dominimin e tyre në futbollin botëror.
Në çerekfinale, Anglia mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1, ndërsa kampionia në fuqi Argjentina triumfoi 3-1 ndaj Zvicrës pas kohës shtesë.
Më herët, Franca dhe Spanja kishin siguruar gjithashtu kualifikimin, duke kompletuar një katërshe historike.
Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste. Më 14 korrik do të përballen Franca dhe Spanja, në një duel mes dy prej favoriteve kryesore për trofeun, ndërsa më 15 korrik Anglia do të sfidojë Argjentinën e Lionel Messit në një tjetër supersfidë që pritet të mbajë të mbërthyer tifozët në mbarë botën.
Top Channel