Botërori 2026/ Argjentina tremb, statistikat që duhet të shqetësojnë Anglinë

12/07/2026 20:43

Argjentina kaloi një tjetër provë të vështirë në Botërorin 2026 teksa mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 vetëm pas kohës shtesë për të prerë biletën për në gjysmëfinale të kompeticionit ku do të përballet me Anglinë e Thomas Tuchel që kërkon të fitojë një titull që i mungon prej 6 dekadash.

Dhe duket se kjo fazë është shumë fatlume për skuadrën Albiceleste, 3 herë kampione e botës pasi Argjentina sa herë ka kaluar në gjysmëfinale të një botërori, gjithnjë është kualifikuar për në aktin final të kampionatit.

Kështu, në 1930 Argjentina ka mundur SHBA për finalen ndaj Uruguajit e fituar nga ky i fundit. Në 1978 eliminoi Holandën për të kaluar për në finale dhe për të fituar titullin e saj të parë. Po kështu edhe në 1986 në Meksikë, ku viktimë e Argjentinës u bë Belgjika, ndërkohë që Seleccion me Maradonën në krye ngritu kupën e botës për herë të dytë në histori.

Në 1990 një tjetër finale për Argjentinën pasi eliminoi Italinë në gjysmëfinale, por në fund amerikanolatinët u dorëzuan ndaj Gjermanisë. Në 2014, Argjentina kaloi në gjysmëfinale Holandën për një tjetër finale ndaj Gjermanisë e fituar nga kjo e fundit dhe në 2022, Argjentina kaloi Kroacinë për të fituar më pas titullin e tretë botëror në historinë e saj pas një finaleje të jashtëzakonshme me Francën.

Top Channel