Francë-Spanjë, një gjysmëfinale botërori prej 2.7 miliardë eurosh
brahima Konate, futbollisti i kombëtares franceze që sezonin e ardhshëm do të luajë në La Liga me Realin e Madridit foli në lidhje me ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit me Spanjën ku përballë do të ketë Lamine Yamal me të cilin do të luajë edhe në El Clasicon e famshme në kampionatin e vendit iberik.
Ish futbollisti i Liverpoolit iu përgjigj një pyetje në lidhje me një deklaratë të yllit të Barcelonës i cili tha se Franca duhet t’i trembet Spanjës, pasi e ka eliminuar më parë.
‘Mund të thotë çfarë të dojë…jo,jo, frikë jo, nuk duhet të kemi frikë asnjë, por duhet të ruajmë përulësinë dhe të mos biem në këtë kurth, sidomos në këtë fazë të kompeticionit-tha Konate-sinqerisht nuk e dëgjuam çfarë tha, ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në fund të ndeshjes do të shohim se kush do të dalë më i favorizuar’.
Konate më pas foli për La Roja në përgjithësi dhe rrezikshmërinë e saj si skuadër.
‘Nuk mendojmë vetëm për të ndalur Yamal-vijoi Konate-Spanja është një ekip i shkëlqyer me shumë individualitete. Por objektivi nuk është vetëm të fokusohemi të një lojtar në mënyrë të veçantë, sepse është e gjithë skuadra që mund të të shkaktojë dëme’.
Top Channel