Botërori, Infantino këmbëngul në zgjerimin me 64 skuadra që nga viti 2030: Çdo komb duhet të ëndërrojë

12/07/2026 20:08

FIFA po studion zyrtarisht mundësinë e zgjerimit të kampionatit Botëror të futbollit me 64 skuadra që në edicionin e 2030. Presidenti Gianni Infantino konfirmoi se hipoteza do të diskutohet në komisionet kompetente në përfundim të turneut aktual.

Pas kalimit në formatin me 48 skuadra për edicionin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, drejtuesit e qeverisë së futbollit botëror po shtyjnë për një zgjerim tjetër të kompeticionit në kohë rekord. Propozimi lind nga dëshira për të përfshirë në fazën finale një numër gjithnjë e më të madh vendesh.

‘Çdo komb duhet të ketë të drejtën për të ëndërruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës”-ishin fjalët e kreut të FIFA që shtoi se përjashtimi i shteteve të vegjël iu heq atyre stimulin për t’u përmirësuar

Botërori 2030 parashikon një formulë krejtësisht të re që do të prekë 3 kontinente dhe 6 kombe me Marokun, Portugalinë dhe Spanjën si organizatoret kryesore, ndërsa Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji do të presin secila prej tyre nga një ndeshje në kuadër të 100 vjetorit të turneut. 

Një kalim i mundshëm në formatin me 64 skuadra do të modifikonte skenarin duke iu dhënë mundësinë vendeve amerikano latine të presin ndeshje të fazës së grupeve duke kompensuar normat e forta të rotacionit të FIFA që do të përjashtojne vendet amerikanolatine nga organizimi i Kuoës së Botës deri në 2042.

Por ideja e një botërori me 64 skuadra nuk ka vetëm konsensuse duke qenë se me një format të tillë do të kualifikohen më shumë se 1/4 e 210 federatave anëtare të FIFA. Drejtuesit e futbollit evropian dhe amerikanoverior me në krye Aleksander Ceferin deh Victor Montagliane e kanë ngelur në klasë këtë ide duke e përkufizuar si të dëmshme.

Top Channel