Lewis Hamilton do të penalizohet me 5 pozicione në Çmimin e Madh të Kinës. Piloti britanik u detyra të ndërrojë kambion e makinës së tij që u dëmtua gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit dy javë më parë.
Sipas rregullores së Formulës 1, pilotët nuk kanë të drejtë të ndërrojnë kambion pa zhvilluar 5 gara radhazi, gjë që nuk ndodhi me 30-vjeçarin, i cili do ta shohë veten në garën e së dielës 5 vende më poshtë nga pozicioni që do të arrijë në provat kualifikuese.
Ndërkohë, Fernando Alonso ka marrë miratimin e mjekëve për të zhvilluar testimin e parë të provave të lira në këtë fundjavë të Kinës. Sipas tyre, ai duhet të testojë gjendjen e tij në provat e para të lira, më pas do të vendoset për pjesëmarrjen në provat zyrtare dhe garën e së dielës.
Top Channel