Emily Ratajkowski kujdeset shumë për 2.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Aktualisht, ajo është me pushime, prandaj nuk harron të postojë “selfie” me bikini.

Në fotot e fundit, 24-vjeçarja shihet me një palë bikini dypjesësh, me dy ngjyra të ndryshme, të kuqe në pjesën e sipërme dhe leopard në të poshtmet, duke treguar trupin e saj të tonifikuar.

Emily është duke kaluar pushimet në Positano të Italisë. Në njërën foto, ajo shihet e vetme, ndërsa në një tjetër me një mike të saj në një varkë.

Por, ajo ka postuar edhe një tjetër foto, por kësaj radhe në mesin e shumë meshkujve të tjerë, të cilët ajo i ka takuar rastësisht.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel