Kupa e Mbretit, Barça fiton mes polemikave, 2-0

05/02/2014 00:00

Barcelona është thuajse e kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit. Skuadra e Gerardo Martino-s mposhti 2-0 Real Sociedad në takimin e parë të gjysmëfinaleve të luajtur në “Camp Nou”, falë një goli të Busquets dhe një autogoli të Zubikarai.

Miqtë, të mbetur me 10 vetë që nga minuta e 45, për shkak të kartonit të kuq ndaj Martinez, kanë akuzuar mosakordimin e një 11-metërshi pas përpara se të shënohej goli i parë katalanas, kur Mascherano shkaktoi një ndërhyrje të pastër ndaj Carlos Vela.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet sërish 1 javë më pas, në “Anoeta” të San Sebastianit.

Pavarësisht një serie takimesh të forta, që presin katalanasit në javët e ardhshme, “Tata” Martino zgjedh sërish formacionin e titullarëve, teksa Pedro e Sanchez luajnë pas krahëve të Messi-t. Mungesat e vetme për ta, Neymar i dëmtuar dhe Iniesta i lënë në pankinë nga trajneri.

Barça pati rastin e parë për gol në minutën e 39, kur Messi ekzekutoi një goditje dënimi spektakolare, por topi u ndal në këndin ku pritet shtylla me traversën. Kur kishin mbetur edhe 2 minuta nga pjesa e parë, ndeshja ndizet dhe acarohet disi.

Vela gjen hapësirë në mbrojtjen e përçarë katalanase dhe gjendet përballë portierit Pinto. Sulmuesi, i penguar parregullsisht nga Mascherano, sërish tenton të gjuajë, por Pinto pret me këmbë, me fat. Faktikisht, duhej akorduar penallti për Sociedad dhe karton i kuq për argjentinasin, por arbitri Gonzalez lejon lojën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA