Bajerni i Mynihut fiton një tjetër ndeshje në Bundesligën gjermane, kampionat ku lufta për titull duket praktikisht e “arkivuar”, pavarësisht se mbetet edhe pothuajse e gjithë faza e dytë për t’u zhvilluar.
Këtë herë, skuadra e drejtuar nga Jupp Heynkess mundi Maincin në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-0, duke u ngjitur në kuotën e 51 pikëve pas 20 javeve.
Bavarezet vuajten disi në pjesën e parë, por në minutën e 41 gjetën golin e parë me anë të Tomas Myler.
Në te dytën, gjërat për Bajernin u bënë më të lehta pasi që në fillimin e saj dyfishuan rezultatin me Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat, që duket se është në formën e tij më të mirë, pak çaste më vonë shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij që konfirmohet si dominuesja e Bundesligës, me vetëm shtatë gola dhe vetëm një humbje të pësuar deri tani.
Fitoi edhe Eintraht i Franfurtit me Hamburgun në “Imtek Arena”, me rezultatin 2-0. i mjaftuan 45 minutat e para për të siuguruar suksesin dhe protagonisti i kuqezinjve u bë Lakiç, i cili ishte autori i të dy golave.
Hamburgu tentoi në pjesën e dytë për të ndryshuar dicka, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Në ndeshjet e tjera të kampionatit gjerman, Hoffenheim fitoi me Freiburgun 2-1, Surprizë humbja e Schalke në Gelsenkirshen nga Greuter Furth i vendit të fundit të kampionatit, me rezultatin 1-2, Wolfsburgu barazoi me Augsburgun 1-1, ndërsa Fortuna Dusseldorf mundi Shtutgartin 3-1.
Ditën e dielë, Bundesliga rikthehet me një ndeshje të shumëpritur, midis dy ndjekësve më të afërt të Bajernit, me përballjen midis Leverkusenit dhe Borussias së Dortmundit.
Top Channel