Avokatët e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte mbërritën në Romë në atë që quhet përpjekja e fundit për të hequr skualifikimin 10-mujorsh të 43-vjeçarit.
Giulia Bongiorno, Luigi Chiappero dhe Antonio De Rensis mbërritën në stadium Olimpico të Romës, ku ndodhen zyrat qendrore të Gjykatës Italiane të Arbitrezhit për të paraqitur provat e tyre dhe kërkesën e pezullimit të vendimit që e skualifikon klientin e tyre 10 muaj nga futbolli.
Seanca e dëgjimit u mbajt pak para orës 13:00 me objekt pezullimin e skualifikimit. Gjykatësit e cështjes dëgjuan argumentet ligjore të përfaqësuesve ligjorë të trajnerit të Juventusit dhe vendosën që seanca e radhës të mbahet më 2 tetor.
Conte u shpall fajtor për moskallëzim të basteve të paligjshme gjatë kohës kur drejtonte skuadrëne Sienës në Serinë B. Leçezi u dënua me 10 muaj skualifikim nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Italiane, vendim që më pas u la në fuqi edhe nga drejtësia federale.
Top Channel