Del Piero: Vuaj kur qëndroj në stol

21/11/2011 13:50

Alessandro Del Piero është shprehur i kënaqur për momentin që po kalon Juventusi në Serinë A (është në krye të renditjes me një ndeshje më pak), por jo dhe aq në aspektin personal.

“Jemi në krye të renditjes dhe kemi një ndeshje më shumë për të luajtur. Është një moment pozitiv për ne dhe duhet të luajmë çdo fundjavë siç bëmë kundër Palermos në mënyrë që të qëndrojmë në vend të parë”, shprehet kapiteni bardhezi, i cili tashmë nuk është një lojtar formacioni për trajnerin Conte.

Kështu kishte shkruar Del Piero në faqen e tij të internetit, ndërsa kur u pyet nga mediat italiane për të ardhmen e tij gjatë një eventi të Adidas-it, 37-vjeçari tha: “Nuk ka rëndësi e ardhmja ime kur Juventusi po luan mirë dhe po merr rezultate. E pranoj se vuaj kur jam në pankinë, por kam ende dëshirë për të luajtur futboll. Gjithesi, kur jam në fushë jam kapiteni i këtij ekipi dhe mendoj vetëm për të mirën e skuadrës.”

“Nuk mendoj se çfarë do të ndodhë në qershor, me këto gjëra merret agjenti im”, preu shkurt Del Piero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA