Mediat italiane: PSG blen argjentinasin Pastore
29/07/2011 18:50
Sipas disa mediave sportive italiane, midis të cilëve ‘La Gazzetta Dello Sport’ dhe ‘Corriere dello Sport’, Javier Pastore është futbollisti i ri i Paris Saint Germain.
Klubi francez ka paguar 45 milionë euro për lojtarin argjentinas, i cili kërkohej nga disa nga klubet më të mëdha europiane.
Kjo shifër është një rekord për Ligue 1, kampionatin francez të futbollit.
Top Channel