Kupa e Shqipërisë, Besa i prish festën Vllaznisë

10/05/2010 08:50

Besa është fituesja e Kupës së Shqipërisë pasi mundi në 120 minuta loje në finale Vllazninë e drejtuar nga Edi Martini.

Rezultati i ndeshjes që u zhvillua në “Qemal Stafa” u zhbllokua në minutën e 65-të. Bala përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes kavajase dhe e kaloi në avantazh Vllazninë.

Presioni i shkodranëve në portën e Besës u shtua pas shënimit të golit, por rastet e tyre nuk u finalizuan. 5 minuta nga fundi i ndeshjes, Arapi barazoi shifrat dhe prishi festën e tifozerisë shkodrane e cila kishte filluar përgatitjet per festimin e këtij trofeu dhe coi ndeshjen drejt minutave shtesë.

7 minuta nga fillimi i kohës shtesë, Paulin Dhëmbi i futur në lojë si zëvendësues coi drejt rrjetës një top të kthyer nga portieri i Vllaznisë Grima, dhe dyfishon rezultatin, që mbeti i pandryshueshëm deri në fund. Fitimi i Kupës së Shqipërisë, i dyti për Besën nën drejtimin e presidentit Bizhdili dhe i pari për trajnerin Shpëtim Duro, ia prishi ëndrrën europiane Vllaznisë.

Ky rezultat i finales se kupes i hapi rrugën Tiranes dhe Lacit, vendit te trete dhe te katërt në kampionat për të përfaqësuar Shqipërinë në kupat e Europës, pasi skuadra kavajase do marrë pjesë si fituese e Kupës dhe jo si vendi i dytë i Superligës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA