Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Te fitoje ose te skualifikohet, keto jane te vetmet shanse per Interin ne ndeshjen e sotme ndaj Rubin Kazan.
Zikaltrit kane grumbulluar 6 pike nga 5 ndeshjet e zhvilluara, 2 me pak se Barcelona qe kryeson dhe nje me shume se Dinamo e Kievit qe ndodhet ne vendin e fundit.
Grupi i tyre eshte nder me te hapurit, pasi gjerat i vendos Barcelona e cila udheton sot per ne Kiev. Te katerta keto skuadra shpresojne dhe i kane shanset per t’u kualifikuar, duke e komplikuar te dyja sfidat e sotme e duke rritur ndjeshem presionin.
Interit i duhet me doemos fitorja ne San Siro per te siguruar kualifikimin, por edhe barazimi mund t’i coje peprpara nese Dinamo nuk do te mund Barcelonen.
Trajneri i Interit Hoze Mourinjo i eshte kundervene mediave duke i bere te qarte se nuk i trembet Rubinit.
Megjithate mbetet per te pare se si Special One do te coje skuadren e tij te fitorja e pare ne shtepi ne Champions League pas me shume se nje viti, fitorja e tyre e fundit ne San Siro daton me 22 tetor te vitit 2008 kur munden Anorthosin.
Por nuk duhet harruar se ruset e Rubin Kazan, barazuan me kampionet ne fuqi dhe tronditen Kamp Noun duke mundur Barcelonen. Skuadra e Guardioles gjithashtu kerkon fitoren ne stadiumin Valeri Lobanofski pasi fitorja me Interin nuk i ka siguruar plotesisht kualifikimin. Barca kualifikohet edhe sikur te humbasi 1-0 apo 3-1, por kjo do te thote te rrezikosh shume, pasi nga ana tjeter Dinamo ka humbur vetem 2 nga 33 ndeshjet e zhvilluara ne Kiev.
Top Channel