Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.
Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve.
Vazhdon numërimi i votave në disa bashki të vendit.
U mbajtën sot zgjedhjet vendore ku qytetarët shqiptarë votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do të drejtojnë për 4 vite.
Është mbyllur numërimi i votave në bashkinë e Pustecit, në juglindje të vendit, duke u bërë bashkia e parë që mbyll procesin.
Super debate po zhvillohen në transmetimin maratonë në Top Channel.
Në Lushnjë ka filluar numërimi i votave dhe deri në këto momente janë numëruar pesë kutitë e para.
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar për situatën politike dhe bojkotin që i bëri Partia Demokratike zgjedhjeve të sotme. Topalli fajëson kryetarin e Partisë Demokratike për bojkotin që i bëri zgjedhjeve dhe pushtetin e humbur nga PD.
Me anë të një statusi në facebook Topalli e quan Bashën tradhëtar i 400 mijë demokratëve.
Kanë dalë rezultatet e para të numërimit të votave në disa bashkitë të vendit. Në Pustec, Lushnje dhe Kolonjë janë numëruar deri më tani disa kuti, ndërsa numërimi disa bashki pritet të nisë pas mesnatës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit të 30 qershorit në 61 bashkitë e vendit. 21.6% është pjesëmarrja në rang vendi, sipas KQZ-së. Ndërkohë, sa i përket bashkive, në disa prej tyre ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët saqë mund të flitet edhe për bojkot.
Ashtu siç pritej, Partia Demokratike nuk e ka pranuar shifrën e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet e 30 qershorit.
Tashmë që kutitë e votimit janë mbledhur pothuajse të gjitha në qendrat e numërimit, pritet të nisë edhe procesi i fundit për votimet e 30 qershorit. Në Durrës dhe në Tropojë, KZAZ-të kanë lëshuar sinjalin e monitorimit të procesit të numërimit të votave.
Në deklaratën për mediat kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet që do të ketë me opozitën jashtë parlamentit, për të cilin tha se do të ketë dorën gjithmonë të shtrirë, por për një marrëveshje pa kushte.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sonte pas zgjedhjeve se në korrik do të nisë debati i brendshëm për të analizuar situatën në familjen e PS.
Ashtu siç u lajmërua kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, pas mbylljes së procesit të votimit për 61 bashkitë e vendit. Sipas Bashës, 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste duke braktisur maskaradën e Edi Ramës.
Super konfirmim për Partinë Socialiste e konsideron zv.kryeministri Erjon Braçe pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet për bashkitë. Në një reagim të shkurtër, Braçe i konsideron këto votime si referendum dhe falenderon qytetarët shqiptarë.
Një orë pas mbylljes së procesit zgjedhor në të gjithë vendin Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për media.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për bashkitë e vendit. Sipas Kryemadhit, “85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.”
Ndërkohë që sot u zhvillua procesi i votimeve për zgjedhjet vendore, ka pasur reagime të shumta nga opozita, por jo nga qeveria.
Edhe pse procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë ka përfunduar prej 1 ore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ende publike shifrën e pjesëmarrjes në rang vendi. Raportimi i fundit ka qenë në orën 15:00, ku pjesëmarrja ishte në 15.5%.
Vetëm 60 qytetarë u drejtuan sot në kutitë e votimit në Lazarat. Kjo shifër përbën vetëm 2.2% të totalit të qytetarëve me të drejtë vote në Lazarat, që arrin në 2700.
Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj është e para që reagon pas mbylljes së procesit të votimit për bashkitë e vendit. Në një reagim në rrjetet sociale, Mehmetaj akuzon kandidatin e PS, Erion Veliaj, se po kërcënon komisionerët për të mbushur në mënyrë fiktive kutitë.
Orari zyrtar i votimeve të 30 qershorit ka përfunduar. Në përgjithësi procesi ka kaluar pa incidente.
Është mbyllur procesi i votimit në KZAZ nr.35 në Tiranë, e vendosur në shkollën 9-vjeçare ‘Vasil Shanto’. Kjo KZAZ, e përfshirë në njësinë nr.5, njihet edhe si bastioni i Partisë Socialiste në kryeqytet, por pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë relativisht e ulët.
Ora 19:00 shënon përfundimin e procesit të votimit për 61 bashkitë në të gjithë vendin. Procesi që prej mëngjesit ka qenë i qetë, me disa incidente të vogla, ndërkohë që edhe pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e ulët.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për ‘Al Jazeera’, ku thekson se shqiptarët janë të shokuar nga mos-reagimi i komunitetit ndërkombëtar për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar që, sipas tij, janë tashmë të provuara.
Sipas PD në Burrel është mbyllur dera e shkollës Ilia Qiqi, pa përfunduar ende votimet.
Ditën e sotme shumë emigrantë janë kthyer duke lënë punët e tyre, sepse i shohin shumë të rëndësishme këto zgjedhje.
Partia Demokratike ka përgënjeshtruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen në votime.