Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për ‘Al Jazeera’, ku thekson se shqiptarët janë të shokuar nga mos-reagimi i komunitetit ndërkombëtar për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar që, sipas tij, janë tashmë të provuara.

Sipas Bashës, kjo situatë e rrezikshme mund të çojë në trazira sociale në Shqipëri.

“Shqiptarët janë të shokuar nga mos-reagimi i komunitetit ndërkombëtar për lidhjet e provuara të zotit Rama me organizatat kriminale, me të cilat erdhi në pushtet në vitin 2017-të. Kjo është një situatë rrezikshme dhe potencialisht mund të çojë në trazira civile dhe sociale nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës që aktualisht ka ndodhur”, është shprehur kryeopozitari.

Edhe pak minuta kanë mbëtur nga mbyllja e qendrave të votimit në të gjithë vendin, ndërkohë që procesi është shoqëruar pa incidente dhe me një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve.

Top Channel