21.6 përqind e mbi 3.5 milionë shtetasve shqiptarë, me të drejtë vote zgjodhën sipas shifrave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të shprehur vullnetin e tyre, në kutinë e votimin në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ashtu si pritej, asnjë surprizë. Partia Socialiste mori 60 bashkitë e vendit, përveç asaj të Finiqit, në të cilën PS mbështeti kandidatin e partisë të minoritetit Grek, Kristo Kico.

Nga një përllogaritje në bazë të të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve, Partia socialiste ka marrë 92.5 % të 771. 863 votave të hedhura në kutitë e votimit, e përkthyer në 714.741 vota.

Ndërkohë Bindja demokratike, ka arritur të marrë vetëm 28.197 vota, shifër e cila përkthehet në 3.65 % të votave të së dielës.

Për lokalet e 2019 pritet që numri I votave të pavlefshme të jetë më I lartë se ai I zgjedhjeve të fundit, parlamentareve të 2017 ku 31.898 vota u shpallën të pavlefshme.

Burime nga KZAZ në 15 bashki ku procesi I numërimit ka përfunduar, bëjnë të ditur se, numri I votave të pavlefshme është rreth 27 mijë.

Top Channel