Ndërkohë që sot u zhvillua procesi i votimeve për zgjedhjet vendore, ka pasur reagime të shumta nga opozita, por jo nga qeveria.

Por mësohet se rreth orës 21:00 kryeministri Edi Rama do të mbajë një deklaratë për shtyp për të folur mbi procesin zgjedhor të zhvilluar sot.

Kujtojmë se procesi i sotëm u zhvillua përgjithësisht pa konflikte, ndërsa nga opozita ka pasur reagime të ndryshme, duke i quajtur zgjedhjet farsë, madje ka patur reagime se të dhënat e para nga nga KQZ për pjesëmarrjen janë false.

  PD: KQZ gënjen. Pjesmarrja 10% deri në orën 15:00 pasdite

Top Channel