Është mbyllur numërimi i votave në bashkinë e Pustecit, në juglindje të vendit, duke u bërë bashkia e parë që mbyll procesin.

Fitues në Pustec është shpallur Pali Kolevski, kandidat i Partisë Socialiste. Kolevski fitoi me 780 vota diferencë përballë Edmond Themelkos, i cili është edhe kryebashkiaku në detyrë.

Pas 12 vitesh, bashkia e minoritetit maqedonas rikthehet në drejtimin e Partisë Socialiste.

Rezultatet “live” të votave mund t’i ndiqni në faqen e Top Channel duke klikuar në linkun -> Rezultatet në të gjitha bashkitë

Top Channel