E shtunë, 26 Maj 2018
11:14
Nis protesta e opozitës, kërkohet largimi i Xhafajt

Protestuesit po grumbullohen para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa mjaft qytetarë kanë ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.

11:12
Horoskopi: Sa të interesuar jeni në politikë? (Foto)

A jeni një revolucionar i lindur apo preferoni të mos interesoheni për ngjarje politike?

11:03
Jemen, difteria vijon “masakrën”

Të paktën 94 persona kanë ndërruar jetë prej tetorit të vitit të kaluar nga sëmundja e difterisë në Jemen.

10:54
Turqia blen sistemin kundërajror rus, Putin: A është krim?!

Në Forumin e 22-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, gjatë një takimi me gazetarë, Presidenti rus, Vladimir Putin solli në vëmendjen vendimin e Ankarasë zyrtare për blerjen e sistemit

10:47
Protestë tek dera, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në zyrë

Teksa protestues të Partisë Demokratike shfaqën atë që e quajtën “harta e familjeve politiko-mafioze në Shqipëri”, para ministrisë së Brendshme, kreu i saj Fatmir Xhafaj ka hyrë qetësisht në zyrë.

10:14
Opozita në protestë, Rama në Berat: Tepsinë do ta çojmë për skrap

Teksa në Tiranë pritet të nisë protesta e opozitës, kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat ku foli për platformën e bashkëqeverisjes.

09:39
Garazh apo shtëpi?

Një arkitekt nga Zelanda e Re ka krijuar një garazh që në pamje të parë të ngjan me shtëpi, por në fakt mekanizmi i krijuar është një garazh, ku mund të fshehë dy makina.

09:35
Simbolikat e PD-së para protestës, statuja e drejtësisë si Edi Rama

Para nisjes zyrtare të protestës në orën 11.00 PD ka organizuar në tre vende të ndryshme shpalosjen e banderolave kundër qeverisë.

09:19
Weinstein lirohet pas arrestimit, pagoi garancinë

Harvey Weinstein më parë u dorëzua në policinë e Manhattan, por pagoi garancinë dhe u rikthye në liri. Producenti kinematografik është i akuzuar për dhunë seksuale dhe krime seksuale ndaj dy grave, të ndodhura në 2004 dhe në 2013.

09:10
Sondazhi, Irlanda i thotë “Po” ligjit të abortit

Irlanda tha po në referendumin për shfuqizimin e nenit 8 të Kushtetutës që deri tani ua ndalonte grave mundësinë e abortit, përveç rasteve të jashtëzakonshme.

08:55
Protesta, 1500 forca policore të angazhuara

Ndërkohë policia ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, duke nisur që në mëngjes me bllokimin e rrugëve kryesore. Të paktën 1500 efektivë pritet të jenë në terren, për të “blinduar”, ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë, dy institucionet ku do të zhvillohet manifestimi.

08:52
Mëngjesi i Lutjeve, Meta: Shqiptarët kontribuojnë për një rajon bashkëpunues

Në Tiranë ka nisur Mëngjesi i Lutjeve me përfaqësues nga e gjithë Europa.

08:48
Kalonte klandestin kundrejt 400 euro, arrestohet 60-vjeçari i dënuar

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 60-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

08:32
Shkrumbohet lokali veror në Kune të Shëngjinit

Një lokal veror me konstruksion druri është përfshirë nga flakët në Kune të Shëngjinit, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

08:28
Parashikimi i motit, diell për gjithë fundjavën

Mund të planifikoni diçka në natyrë në fundjavë pasi moti rezervon kthjellime dhe vranësira të lehta.

08:24
Ujori, shenja e ditës. Qëndroni larg debateve familjare

Yjet sot të ftojnë të qëndrosh larg debateve familjare që nuk të takojnë dhe që të bëjnë të humbësh kohë.

08:20
Negociatat çelen në qershor? Një dokument i Brukselit thotë të kundërtën

Agjencia maqedonase e lajmeve, Makfax, ka publikuar një dokument të Brukselit, në të cilën jepet opsioni i mos çeljes së negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

08:10
“Pasha po vijmë”, protestuesit nisen drejt Tiranës. Sot protesta e opozitës

Ajo që opozita do të organizojë sot pritet të jetë një protestë marshim, që nis nga ministria e Brendshme dhe përfundon tek Kryeministria.

05:44
Champions League ul siparin, Reali e Liverpooli garantojnë spektakël

Champions League do të ulë siparin e një edicioni spektakolar, me një finale madhështore, që pritet të zhvillohet në Kiev, mbrëmjen e sotme.

04:28
Alisson tundon Realin, gati oferta stratosferike për të

Alisson Becker përmbylli një sezon fantastik me Romën në Serinë A, por edhe në Champions League, duke kontribuuar që kryeqytetasit të mbërrijnë deri në fazën gjysmëfinale.

03:31
Efekti “Markle’, rriten shitjet e arit të verdhë

Shitjet e stolive prej ari të verdhë janë rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo sipas eksperteve është pjesërisht meritë e Meghan Markle.

01:12
FBI: Rusët kanë hakuar qindra mijëra rutera përreth globit

FBI ka paralajmëruar të premten se hakerat rusë kanë kompromentuar qindramijëra kompjuterë shtëpiash dhe zyrash, nga të cilët kanë marrë informacione të ndryshme, përreth globit.

00:37
Të mbuluar nga balta, mjellma përpjekje të shpëtojë shoqen – VIDEO

Momenti prekës teksa një mjellmë mundohet të shpëtojë dëshpërimisht mikun e saj që të mos fundoset nën baltë është filmuar në Grimsby të Londrës.

E premte, 25 Maj 2018
23:59
Zidane tregon vështirësinë e finales dhe lavdëron Ronaldon

Zinedine Zidane dhe Reali i Madridit janë vetëm një hap larg nga legjenda, pasi mund të fityojnë për të tretin vit radhazi Ligën e Kampionëve. Trajneri francez gjithsesi ul euforinë dhe paralajmëron se do të jetë një finale e barabartë, me Liverpoolin që ka 50% mundësi triumfi, ashtu si madrilenët.

23:38
Vazhdojnë protestat në Gaza, mbi 100 të plagosur

Me dhjetëra palestinezë kanë mbetur të plagosur të premten pas protestave të fundit në kufirin e Gazës.

23:04
Gjarpri kafshon nënën, fëmija vdes nga qumështi i gjirit

Një nënë dhe vajza e saj 3 vjeçare ndërruan jetë pasi gruaja është kafshuar nga një gjarpër.

22:41
Pia, juristja seksi në Tajlandë

Juristja e kthyer tashmë në modele falë “Instagrami”-it ka arritur tashmë të krijojë një llogari me 2 milionë ndjekës.

22:32
Përgjysmohen emigrantët në Europë

28.368, aq sa banoret e një qyteti të vogël ose të një lagjeje në një kryeqytet të madh. Ky është numri i emigrantëve që kanë mbërritur përmes detit në të gjithë Europën, që nga fillimi i vitit 2018-të.

22:08
The Rock zbulon të vërtetën tronditëse…

Dy javë më parë, ai u bë baba për herë të tretë e gjithashtu zbuloi të vërtetën tronditëse të jetës së tij ku ka parë mamanë teksa tentonte të vetëvritej.

21:55
Jo vetëm fansa, por edhe pak të “çmendur” – FOTO

Mijëra fansa janë veshur si superheronjë e tyre të preferuar, por edhe si personazhet negativë që ata kanë për zemër, duke u bërë të gjithë bashkë këtë fundjavë në “MCM Comic Conference” që zhvillohet në Londër.

21:55
Policia vë në pranga 95-vjeçarin, dyshohet se vrau kujdestaren e tij

Një i moshuar 95-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Londër, pasi dyshohet se ka vrarë kujdestaren e tij, një 61-vjeçare.

21:18
Stoltenberg: Rusia të pranojë rrëzimin e avionit malajzian

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi Rusisë të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit Malaysia Airlines MH17, i cili në vitin 2014 mbi Ukrainë u rrëzua nga një raketë e ushtrisë ruse.

21:16
Ndotja nga thertoret/ Banorët e Valiasit: Rrezikohemi nga sëmundjet

300 familje të Valiasit të Vjetër kanë denoncuar në Fiks Fare shqetësimin e tyre ,pasi në kanalin e hapur të ujërave të zeza që kalon në mes të zonës, derdhen ujërat e një kanali tjetër që shkarkon mbetjet e një thertoreje moderne 700 m larg zonës.

21:13
Kosovë, misioni i EULEX-it drejt fundit

Më 14 qershor, Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, pritet të ndryshojë mandatin dhe praninë e tij.

20:45
U digjet shtëpia, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur

Në fshatin Koçaj i Ri, në Allkaj të Lushnjës, familjes Bytyçi para dy javësh u është djegur shtëpia ku jetojnë pesë anëtarë.

20:31
Paloka: Xhafaj pati pafytyrësinë që t’iu bëjë karshillëk shqiptarëve

“Fatmir Xhafaj pati sot pafytyrësinë që t’u bëjë karshillëk shqiptarëve dhe opozitës. Ndaj le ta mësojë edhe një herë pse duhet të largohet”, tha në një deklaratë për mediat nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

20:09
Gjeologu i bimëve mjekësore; Trashëgimia e lënë nga gjyshja

Levent Lleshi është gjeolog me profesion, por që pas ndryshimit të sistemit ai ju përkushtua një pasioni jo të zakonshëm, atij të bimëve mjekësore.

20:04
Arrestohet 18-vjeçari në Durrës, plagosi me thikë një 20-vjeçar

Dy ditë nga plagosja e 20-vjeçarit E. M. në Durrës, policia ka vënë në pranga personin e dyshuar si autor të kësaj ngjarje, i cili është shtetasi 18-vjeçar G.GJ.

19:58
“Miss” bixhozi; Kuotohen edhe vajzat pjesëmarrëse në spektaklin e bukurisë

Motoja e kompanive të basteve është vër bast për çdo gjë që merr frymë. Manisë së basteve nuk i ka shpëtuar një event bukurie që mbahet në vendin tonë së shpejti.

19:58
Kumari, shpëtim tek psikologu

Përfshirja e psikologut në shkolla apo në proceset gjyqësore duket se e ka ndryshuar qasjen e qytetarëve ndaj tyre. Megjithatë, ka edhe nga ata që për shkak të problematikës ku janë të përfshirë, nuk kërkojnë ndihmë nga frika se do të paragjykohen. Po, për çfarë shkojnë shqiptarët te psikologu?

19:45
Fal gjakun pas 21 vitesh; Dëshmon në Gjykatë gruaja e viktimës

Pasi dëshmoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vrasjen e bashkëshortit Kristina Lleshi thotë se koha shëron gjithçka.

19:42
Protesta marshim e opozitës nuk do të ketë podium, pritet të flasë vetëm Basha

E premtja me të gjithë bateritë për organizim në terren dhe në selinë qendrore të PD-së.

19:39
Vdes një javë pas operacionit; Familjarët akuzojnë mjekun

Një 63-vjeçar nga Korça ka humbur jetën, ndërsa familjarët kanë akuzuar mjekun për mjekim të pakujdesshëm. Sipas të dhënave Kosta Raçi 63 vjeç është gjetur i pajetë në banesë, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në ezofag.

19:37
Në rrugë gruaja e Enea Ftojit…

Ka kaluar një javë nga vdekja brenda në Komisariatin e Korçës të qytetarit Enea Ftoj dhe bashkëshortja tregon jetesën me tre fëmijët e mbetur jetimë.

19:33
Padrejtësia për djalin e vrarë, Mihali kallëzon prokurorin, gjyqtarët dhe oficerin e policisë gjyqësore

Pavllo Mihali, një ish-sportist i njohur në kryeqytet, ka nisur betejën e tij ligjore ndaj prokurorit dhe gjyqtarëve që liruan tre nga katër të dyshuarit si vrasës të të birit të tij dhjetë muaj më parë.

18:55
Audio-përgjimi, Xhafaj: Sfidoj Bashën, njëri nga ne të dorëhiqet

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke iu drejtuar qytetarëve zotohet se do të japë dorëheqjen nëse audio-përgjimi i pretenduar mes Albert Veliut dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj është i vërtetë.

18:43
Fassone: Pa Europa League, na shkatërrohet merkatoja

Milani ndodhet përballë një situate që asnjë klub tjetër i madh nuk do të dëshironte të ndodhej.

18:30
Mosha nuk ka rëndësi, e vërtetojnë këto zonja! (FOTO)

Mosha nuk përbën një barrierë për bukurinë, ashtu siç vërtetojnë edhe këto foto të grave rreth të 70-tave.

18:24
Fatma, gazetarja që përfundoi në mediat greke pas deklaratave për Notis

U komentua shumë jo vetëm nga mediat shqiptare, por edhe nga ato greke për deklaratat e saj mbi Notis Sfakianakis, i cili mbajti një natë më parë koncert në Tiranë.

18:12
Basha, në rrugët e Tiranës, thirrje për pjesëmarrje në protestë

Në ndryshim nga të gjitha protestat e tjera të mëparshme të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli një ditë para protestës së të shtunës të takojë qytetarët në rrugët e Tiranës, duke i ftuar ata t’i bashkohen protestës.

18:11
Dasara Karaiskaj: Sjellja e Notis Sfakianakis në koncert, jo serioze

Që Notis Sfakianakis ka pasur shumë adhurues në Shqipëri, kjo u pa edhe nga radhët e gjata për të hyrë brenda ambienteve të Pallatit të Kongresit, por jo të gjithë mbetën të kënaqur nga koncerti i zhvilluar të enjten mbrëma në Tiranë.

17:55
Rama: Deri në fund të vitit, 25 mijë të punësuar nga zyrat e punës

Pasditen e sotme,Kryeministri Rama e vazhdoi procesin e llogaridhënies me qytetarët e Kuçovës nga ku foli taksat e për punësimin.

17:51
Për Juven “s’ka vlerë”, Sturaro drejt Spanjës

Edhe pse ka ende një kontratë të vlefshme me Juventusin, janë të pakta paraqitjet e mira që Stefano Sturaro ka bërë me bluzën bardhezi.

17:34
Talenti 24-vjeçar: Jam gati për Juventusin

Mattia Caldara është gati të veshë bluzën e “madhe” të Juventusit, pas dy vitesh tek Atalanta, në formë huazimi, kua është pjekur si lojtar.

17:23
Trump ndërron mendje: Mund të takohem me Kim Jong-un…

Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, mundet ende të ndodhë më 12 qershor, pavarësisht se më herët ai e kishte anuluar atë.

17:14
E ardhmja? Benatia: Vendos pas Botërorit

Medhi Benatia vijon t’i mbajë me zemër të ngrirë tifozët bardhezinj, e jo vetëm, teksa ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

16:51
Protesta e opozitës, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Me anë të një deklarate për mediat, Policia e Shtetit ka publikuar akset rrugore që do të bllokohen si pasojë e protestës së opozitës ditën e nesërme.

16:50
Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA

Të shtëna me armë janë raportuar këtë të premte në një shkollë të mesme në Noblesville, Indiana të SHBA.

16:49
Kryemadhi takon kreun e OSBE: Reforma zgjedhore të zgjidhë problemin e blerjes së votës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka takuar Presidentin e Asamblesë së OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm tē saj, Roberto Montella.

16:48
Një “bombë” në Ibiza (FOTO)

Ajo njihet për format e saj mahnitëse, dhe as këtë herë nuk ka zhgënjyer.

16:42
Top Awards/ Gena zbulon “sekretin”: Muzika “rock”, frymëzim për mua

Ai është një artist që numëron shumë vite në skenë por kryesisht në koncertet “live” që janë pika e tij më e fortë. Po flasim për këngëtarin e njohur, Gena, i cili është një ndër artistët e vetëm që lundron në shumë rryma muzikore si popullore, baladë, pop-folk. Por së fundmi,  Gena ka zbuluar se fillimisht frymëzimin për t’u marrë me muzikë e ka gjetur tek muzika “rock”.

16:42
Kelly zbulon sa kushtoi klipi i këngës së re…

Prej 4 ditësh, këngëtari Kelly ka publikuar këngën e tij të re “Kudo që jam”, një bashkëpunim me Ergys Shahun.

16:33
Trajneri Bushi i bën thirrje prindërve: Mos synoni vetëm Kombëtaren A

Ka nisur grumbullimi i ekipit Kombëtar Shpresa të udhëhequr nga Alban Bushi me një sërë mungesash dhe emrash të rinj, për shkak të kalimit të moshës, apo edhe për arsye të grumbullimit me ekipin Kombëtarë A.

16:31
Ylli më i ri i Shpresave: Shqipërinë e zgjodha me zemër

Ka nisur grumbullimi i ekipit Kombëtar Shpresa të udhëhequr nga Alban Bushi me një sërë mungesash dhe emrash të rinj, për shkak të kalimit të moshës, apo edhe për arsye të grumbullimit me ekipin Kombëtarë A.

15:36
Homazhet e lamtumirës për Akademik Kolec Topallin

Familjarë, miq, akademikë, personalitete nga politika dhe letrat shqipe bënë homazhe këtë të premte në Akademinë e Shkencave për të nderuar Akademikun Kolec Topalli, që u nda nga jeta një ditë më parë. Miqtë dhe bashkëpunëtorët tregojnë si e kanë njohur akademikun e shquar.

15:30
Rruga e shkatërruar e Patokut, u inaugurua 8 vite më parë, por 10 km duan sërish ndërhyrje

Ky aks u ndërtua në 5 qershor 2010. Qytetarët këmbësorë e më së shumti drejtuesit e mjeteve e shohin si shumë shqetësue se pasi rrëzikohen edhe aksidente.

15:29
Përroi shkatërron rrugën, izolon banorët e një fshati në Mallakastër

Banorët e fshatit Kalenjë në Mallakastër rrezikojnë të humbasin komunikimin me pjesën tjetër të zonës, si pasojë e rrugës së dëmtuar me një gjatësi vetëm 800 metra, e cila e lidh fshatin me rrugën kryesore.

15:27
Penalizohen fermerët e serave, nuk përfitojnë nga subvencionet e ministrisë

Edhe pse kanë aplikuar për skemën e subvencioneve disa fermerë sidomos ata që kanë sera të vogla, kanë mbetur pa mbështetje.

15:20
Pas krizës, shesim energjinë/42 milionë euro vetëm për katër muajt e parë të vitit

Shqipëria përfitoi 42 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike vetëm në katër muajt e parë të vitit. Pas krizës së thellë, që kaloi vitin e kaluar, sektori energjetik po përjeton një moment pozitiv falë reshjeve të shumta dhe situatës së mirë hidrike.

15:14
Impianti i mbeturinave në Sharrë, Rama: Nuk ndot mjedisin

Kryeministri Rama vizitoi vend ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Sharrë të Tiranës, ku u njoh nga investitorët dhe ekspertët e zbatimit të projektit e njohën me standardet e tij.

15:12
Tifozi “huligan” që ia doli të thyejë sistemin rus të sigurisë përpara Botërorit

Një tifoz futbolli i përfshirë në “listën e zezë” të autoriteteve ruse për sjellje antisportive ka mundur të sigurojë një dokument, që i lejon atij të marrë pjesë gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, ndërsa edhe disa fansa të tjerë kanë mundur t’ia hedhin ndalimit për futjen në stadiume.

15:07
Protesta marshim e opozitës/ Nuk do të ketë podium, pritet të flasë vetëm Basha

E premtja me të gjithë bateritë për organizim…në terren dhe në selinë qendrore të PD-së

15:01
Rama: Basha ju do për një foto në lajmet e botës. I përgjigjet Basha

Teksa kreu i PD-së, Lulzim Basha fton të gjithë qytetarët në protestën e të shtunës, kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thotë se kreu i opozitës i do njerëzit për një foto në lajmet e botës.

14:46
Weinstein akuzohet për përdhunim, pak pasi u dorëzua në polici

Vetëm pak pasi është vetëdorëzuar në polici, ndaj manjatit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein janë ngritur edhe akuzat e para formale, mes të cilave edhe për përdhunim, në lidhje me rastet që përfshijnë dy gra të ndryshme.

14:43
Meta: E rëndësishme që të mbyllet kapitulli i zgjedhjeve me probleme

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar med presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe sekretarin e përgjithshëm të asamblesë, Roberto Montanella.

14:33
Citroën C5 Aircross, njihuni me SUV-in e ri francez (Foto)

Citroën ka prezantuar SUV-in e ri të saj.

14:26
Drita kampione pritet për nderime nga kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim përfaqësuesit e klubit të futbollit Drita, nga Gjilani, që këtë sezon ka mbresa teksa u kurorëzua me titullin kampion i Kosovës.

14:08
Veliaj: Pas Resë, edhe instalacione të tjera artistike

Aktivitetet kulturore në Tiranë janë shumëfishuar sipas kreut të bashkisë Erjon Veliaj. Nga instalacioni “Reja” ku prej një jave zhvillohen aktivitete kulturore, kryebashkiaku tha se tashmë qyteti ka marrë një fryme te re sa i takon eventeve kulturore.

14:04
UEFA, edhe më e ashpër për “Fair Play”-n financiar dhe licencimin

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s aprovoi rreguloren e re mbi “Fair Play”-n financiar dhe licencimin e klubeve, duke imponuar më shumë kontrolle dhe transparencë, e duke premtuar ndëshkime më të ashpra për shkelësit.

14:01
Masat e policisë për protestën, 1500 efektivë në terren

Policia e shtetit i “druhet” incidenteve apo skenarëve të dhunshëm, gjatë protestës së lajmëruar nga opozita paraditen e së shtunës.

13:59
Thaçi nuk dekreton serbin për Kushtetuesen: I dënuar në Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi refuzoi t’i japë “dritën jeshile” caktimit të një serbi etnik në Gjykatën Kushtetuese të vendit, pas pretendimeve se ai ka marrë një dënim në Serbi për kontrabandë.

13:56
Salah ndërpret agjërimin për finalen e Champions-it

Ndryshe nga sa thonin mediat egjiptiane, Mohamed Salah ka ndërprerë agjërimin për të qenë 100% në formë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të Liverpulit, finalen e Champions League.

13:53
“Bond 25”, Danny Boyle dhe Daniel Craig konfirmohen

Regjisori fitues i një statuete “Oscar”, Danny Boyle do të ribashkohet me Daniel Craig për filmin më të ri “Bond”, që duhet të mbushë kinematë tetorin e vitin 2019.

13:52
Bllokohet mishi nga Brazili, AKU: 53.1 ton për tregun shqiptar me salmonelë

53.1 ton mish importi u bllokua në portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

13:42
Honda projekton makinën e rekordeve (Foto)

Filiali anglez i Hondës ka habitur publikun duke prezantuar një makinë të jashtëzakonshme, që ka për qëllim thyerjen e rekordit në pistën gjermane të Nurburgringut.

13:24
Në Britani e kishin paralajmëruar, tifozët e Liverpoolit masakrohen nga huliganët nazistë

Një grup huliganësh nazistë prej 20 vetësh sulmuan një restorant, ku situata ishte tejet e qetë, vetëm pak pas orës 20:30 të mbrëmjes së të enjtes në Kiev të Ukrainës, duke krijuar skena të dhunshme që shkaktuan edhe tifozët e Liverpoolit të mbuluar në gjak e me dëmtime të rënda.

13:19
Tifozi i çmendur i futbollit mbulon makinën me 15 000 foto Panini

Një tifoz i madh i futbollit dhe fanatik i Kupës së Botës ka vendosur që të mbulojë makinën e tij me 15 000 foto Panini të futbollistëve për të hyrë në atmosferën e Botërorit “Rusi 2018”.

13:08
Spanjë, ryshfet në partinë e Rajoyt. Dy mocione mosbesimi ndaj kryeministrit

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ndihet i kërcënuar nga dy mocione mosbesimi të paraqitura këtë të premte, pak pas zhvillimit të një gjyqi për ryshfet që përfshin pjesëtarë të partisë së tij, ku një gjyqtar vuri në dyshim besueshmërinë e dëshmisë së tij.

12:55
Xhaketa xhins zgjidh dilemën “Çfarë të vesh?”

Janë perfekte për të kompletuar pamjen tuaj, dhe flasim për xhaketat xhins, që është optimali për temperaturat e kësaj stine dhe për të hequr dilemën “çfarë të vesh”.

12:36
Opozita, të shtunën në shesh. Protestë apo revoltë kundër qeverisë?

Opozita e bashkuar ka thirrur qytetarët nesër në protestë, për rrëzimin e qeverisë dhe me kërkesë kryesore dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

12:36
Në pritje të vettingut, Abramovich ndryshon shtetësi?

Pasi Mbretëria e Bashkuar i refuzoi rinovimin e vizës, pronari i Chelseat Roman Abramovich është rikthyer në Moskë, por shumë shpejt mund të bëhet me një shtet të ri.

12:35
Nga i dëbuar, në kapiten. Gjithçka brenda 4 vitesh

Nga i dëbuari i padëshirueshëm, në kapiten i Kombëtares italiane të Futbollit. Hapi gjigant përfshin një periudhë 4-vjeçar, pasi kaq i kanë mjaftuar Mario Balotellit për t’u rikthyer tek Italia. Por, sulmuesi i Nicës mund të ndeshet me një surprizë në dhomat e zhveshjes: shiritin e kapitenit.

12:35
Pasardhësi i Vlahutin në Tiranë, do të vijë Luigi Soreca

Mësohet emri i Ambasadorit të ri në BE-së në Tiranë. Romana Vlahutin do të zëvendësohet në këtë post nga Luigi Soreca.

12:22
Balla: Protesta e opozitës, kauzë bllof

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar për Top Channel se protesta e opozitës është “më idioteskja që mund të ketë thirrur një opozitë jo vetëm në Shqipëri, por në botë”.

12:16
Rrëzimi i “MH17”, akuza formale kundër Rusisë

Australia dhe Holanda akuzuan formalisht Rusinë se është përgjegjëse e rrëzimit të avionit të pasagjerëve të kompanisë “Malaysian Airlines” në vitin 2014.

12:13
Mijatovic: Shqipëria duhet të rrisë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Në përfundim të vizitës së saj 5-ditore në Shqipëri, Dunja Mijatoviç ka bërë një komunikatë përmes zyrës së Komisionarit për të Drejtat e Njeriut, ku shprehet se Shqipëria duhet të rrisë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara.

12:10
Apple dëmshpërblehet me 539 mln dollarë nga Samsung

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar “Samsung Electronics” t’i paguajë “Apple”-it plot 539 milionë dollarë dëmshpërblim për kopjimin e karakteristikave të “iPhone”-it të saj origjinal.

12:04
As Salah, as Mane, as Firmino… Klopp zbulon se kush është goditësi më i mirë i Liverpulit

Jurgen Klopp ka habitur me deklaratën e tij të fundit në prag të finales së Champions League.

12:04
Juventusi “prenoton” Darmianin, kërkon të rrëmbejë Cristanten

Prezantimi i Matteo Darmian mund të jetë ai që do të ngrejë siparin e fushtës së merkatos për kampionin e futbollit italian, Juventus.

11:59
Vigjilja e finales së Championsit, anulime, kaos dhe vende bosh

Reali i Madridit dhe Liverpooli janë vetëm pak orë nga finalja e madhe e Champions League, ndeshja më e rëndësishme e futbollit europian për klube, që do të kurorëzojë “mbretëreshën” kontinentale.