![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Mattia Caldara është gati të veshë bluzën e “madhe” të Juventusit, pas dy vitesh tek Atalanta, në formë huazimi, kua është pjekur si lojtar.
“Kanë qenë 2 vite tepër të rëndësishëm tek Atalanta. Mora ofertën nga Juve dhe ishte e kotë që të prisja më tepër”, ka deklaruar mbrojtësi.
Ndër të tjera 24-vjeçari Caldara ka shtuar se tani është momenti i duhur e shpreson që të jetë gati për të mbajtur peshën e një bluze si ajo e bardhezinjve.
Top Channel