U dënua me 15 vite burg, arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Mund të planifikoni diçka në natyrë në fundjavë pasi moti rezervon kthjellime dhe vranësira të lehta.
Sipas Meteoalb, përjashtim bëjnë zonat lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites. Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri- Juglindje.
Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C. Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.
Top Channel