Zidane tregon vështirësinë e finales dhe lavdëron Ronaldon

25/05/2018 23:59

Zinedine Zidane dhe Reali i Madridit janë vetëm një hap larg nga legjenda, pasi mund të fityojnë për të tretin vit radhazi Ligën e Kampionëve. Trajneri francez gjithsesi ul euforinë dhe paralajmëron se do të jetë një finale e barabartë, me Liverpoolin që ka 50% mundësi triumfi, ashtu si madrilenët.

“Nuk jemi favoritë dhe për të fituar duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Në finale futesh gjithmonë me 50 % të mundësive për të fituar dhe pikërisht mënyra se si interpretohet loja, vendos fatin e ndeshjes”, tha Zidane.

Tekniku francez shprehu edhe njëherë keqardhjen që duhet të bëjë disa zgjedhje dhe të lërë në stol disa lojtarë, të cilët kanë kontribuuar ëpr të sjellë Realin në finale. Ai ka bërë batuta edhe për formën fizike të Cristiano Ronaldos, duke pranuar se pret shumë nga portugezi nesër.

“Jemi të lumtur që kemi mbërritur deri këtu, por për fat të keq më duhet të bëj disa zgjedhje sa i përket formacionit dhe lojtarëve që do të qëndrojnë në pankinë. Ky është momenti më i vështirë për një trajner, pasi të gjithë kanë kontribuuar për të qenë këtu, por lojtarët më kuptojnë mirë. Ronaldo është në formë shumë të mirë. nëse nuk ëshhtë në 150%, atëherë është në 140% dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha duke qeshur Zidane.

Top Channel