E mërkurë, 18 Prill 2018
18:00
Hap derën pa parë: 30 mije euro dëm për Ferrarin e Lapos

Lapo Elkann nuk është shumë i pëlqyer në Milano, por duket se edhe ai vetë nuk e ka me shumë fat qëndrimin në Milano. Pinjolli i familjes Agnelli në fillim të kësaj jave ndodhej në Milano dhe pasi parkoi Ferrarin e tij të personalizuar, pa parë në pasqyrë, hapi derën për të dalë: një Toyota Yaris e përplasi dhe dëmi në makinë kap shifrën e 30 mijë eurove.

17:52
Yjet që rrezikojnë mungesën në Botëror (Foto)

Kanë mbetur edhe 58 ditë nga fillimi i Botërorit të futbollit në Rusi.

17:44
Bie aksidentalisht nga pallati në ndërtim, ndërron jetë punëtori

Një 40-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasi ka rënë nga lartësia në momentin kur ishte duke punuar në një pallat në ndërtim.

17:41
“Cantera” e Barcelonës zhduket nga fotoja

Për herë të parë në 16 vjet, Barcelona zbriti në fushë në një ndeshje të kampionatit spanjoll pa lojtarë të rritur në ekipet e saj të moshave.

17:37
1 pikë larg titullit, Shkendija mposht “për inat” Vardarin

Matematika nuk e thotë ende, por titulli i radhës i Ligës së Parë të Maqedonisë është vendosur prej kohësh.

17:36
Laçi në finale, Kukësi rrëzohet në shtëpi

Është Laçi finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë, pasi ka barazuar 1-1 në Zeqir Ymeri të Kukësit, në një ndeshje të vështirë. Për herë të kartërt skuadra laçiane shkon në finale e këtin aktiviteti.

17:18
“Një grua duhet të zbresë në Mars”

Njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë ishte mashkull, e po ashtu edhe 12 të tjerët që ecën në Hënë. Gjërat duhet të ndryshojnë duke nisur nga Marsi.

17:16
Rummenigge: Vetëm Bajerni e mund Realin

Përpara dy javësh, Bajerni i Mynihut fitoi kampionatin gjerman, ndërsa dje arriti në finalen e Kupës së Gjermanisë.

17:06
“Doktor Vdekja” prezanton Sarcon! Rindizet debati mbi eutanazinë

Kundërshtarët i ka të shumtë, por doktori Philip Nitschke, i njohur ndryshe edhe si “Doktori Vdekja” ka vijuar me planet e tij.

16:52
Oreksi vjen duke ngrënë! Pas Anderlehtit, Abazaj: Dua Milanin!

Thonë që oreksi vjen duke ngrënë dhe kjo shprehje i përshtatet njeriut të momentit në futbollin shqiptar.

16:42
Mbyllet epoka Castro në Kubë, edhe Rauli drejt dorëheqjes

Në pjesën tjetër të botës njerëzimi udhëtonte në hapësirë, më pas zbriste në Hënë, shembte Murin e Berlinit dhe interneti përhapej masivisht.

16:27
iPhone X nuk ecën, Apple përgjysmon prodhimin

Apple reduktoi prodhimin e iPhone X për tremujorin e parë të këtij viti dhe të njëjtën masë, ndoshta edhe më drastike pritet që të marrë edhe për tremujorin që sapo ka nisur.

16:08
Pas Mercedes e Ferrari, edhe Williams kërcënon të braktisë F1

Liberty Media po përballet me vështirësi të mëdha për implementimin e rregullave të reja në Botërorin e Formula 1 të vitit 2021. Në javët e fundit dy superfuqitë e këtij kampionati Mercedes e Ferrari kërcënuan me largimin e tyre nga Formula 1 nëse nuk rishihet cështja e standardizimit të motorëve.

16:01
Neymar ngrihet në këmbë: Bëhet gati për Botërorin

Neymar do të shkojë me çdo kusht në Botëror me Brazilian e tij dhe tani sulmuesi ka nisur riaftësimin pas operacionit që kreu në fillim të muajit në kavilje. Sulmuesi i PSG është shfaqur gjatë një fushate publicitare, me një protezë në këmbën e dëmtuar.

15:58
Unai Emery “gjen” skuadrën e re

Unai Emery pritet të kthehet në La Liga sezonin e ardhshëm. PSG ia ka bërë të qartë se e ardhmja e tij nuk mund të jetë në Paris, pas zhgënjimit për të dytin sezon radhazi në Champions përballë gjigantëve spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid. Edhe pse u shpall kampion i Francës disa javë para fundit të kampionatit, Emery do t’ia lërë vendin gjermanit Thomas Thuchel.

15:45
Gjuha shqipe në shkollat turke, Nikolla: Të forcojmë më tej bashkëpunimin

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, me ministrin turk të Arsimit, morën pjesë në një ceremoni me rastin e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollën fillore të mesme “Alija Izetbegoviç” në Turqi

15:33
Xhafaj në Dibër: Kanabisi, dy arsye pse e luftojmë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në forumin qytetar për Sigurinë në qarkun e Dibrës, ku tha se arsyet që luftohet kanabisi nuk është bima, por janë dy arsye të tjera.

15:32
Nevoja urgjente për presidencë ekzekutive, Erdogan shpall zgjedhjet e parakohshme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 qershor, më shumë se një vit më herët nga ç’ishin planifikuar.

15:25
Projekti austriak i TEC me gaz në Korçë, në fazën e dytë edhe ngrohje për qytetin

Nga termocentrali i vjetër i qytetit të Korçës kanë mbetur vetëm oxhakët e vjetër.

15:23
Në betejë me peshkaqenin/ FOTO-VIDEO

Pamje dramatike tregojnë momentin kur një serfist është sulmuar nga një peshkaqen i bardhë, teksa disa pushues të tjerë thërrisnin të tmerruar “Mori fund”.

15:22
Debati për Dibrën, Gjunkshi: Ka ndërtesa me drogë. Veliu: Dibra, shifrat më të ulëta

Deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi pjesëmarrës në forumin Qytetar për Sigurinë në Dibër u shpreh se në këtë qark ka ende ndërtesa të mbushura me lëndë narkotike.

15:19
Kumari “vret” të varfrit…

Një i ri nga Saranda shkon çdo ditë në Vlorë. Jo për të shitur midhje, por edhe për të luajtur në kazino. Ndaj në fund të ditës ndoshta nuk do të ketë ç’të dërgojë në shtëpi.

15:15
Koni-Kule në prokurori, Krimet e Rënda nisin hetimet për shpërdorim detyre

“Ka ndryshuar arena e përplasjeve mes profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, të konflikuar dy muaj më parë në qarqet e arsimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për dy njerëzit e botës akademike për veprat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

15:08
Shëtit botën me paratë e 100 të dashurve – FOTO

Një 47-vjeçare ka publikuar “ekspozitën” e pushimeve të saj të luksit të sponsorizuara nga mbi 100 meshkuj të martuar që kanë pasur lidhje me të.

14:59
Basha: Hapja e negociatave, më shumë presion mbi qeverinë

Menjëherë sapo u kthye nga Gjermania, kreu demokrat u takua në Rinas me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndërsa me të mbërritur në Tiranë, Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku çështja kryesore është rekomandimi për negociatat.

14:59
Recetë – Smoothie detox

Lëngjet e frutave apo smoothie-t janë recetat kyçe nëse doni të hyni në një dietë detox.

14:48
Melissa, një e re pa rivale, por…

Është ylli më i ri “reality show”-t Made in Chelsea.

14:43
“Lamtumirë Kupa e Konfederatave, Botërori i Klubeve çdo 4 vite”

FIFA po mendon për një format që do të zëvendësonte Kupën e Konfederatave me një eveniment që do të përfshijë më tepër ekipe në Botërorin e Klubeve dhe do të organizohet rregullisht çdo 4 vite, duke filluar nga viti 2021. Ky ka qenë një prej propozimeve që FIFA u ka nisur federatave kontinentale.

14:36
Farat pa cilësi në Myzeqe, fermerët ankohen për prodhimtari të ulët

Fermerët e zonës së Myzeqesë i blejnë farërat dhe fidanët në pika të licencuara për shitjen e tyre, por kjo nuk u jep garanci për rendiment.

14:30
Degradimi urban në Durrës, pusetat në rrugë të hapura

Vjedhja e kapakëve të pusetave mbetet një shqetësim i vazhdueshëm në qytetin bregdetar të Durrësit.

14:25
Njeriu i parë në botë me tre fytyra: I kënaqur nga rezultati

Një francez është bërë personi i parë në botë që i është nënshtruar dy transplanteve në fytyrë në më pak se një dekadë.

14:25
Në Shqipëri janë 2297 monumente dhe 190 zona të mbrojtura

Në vendin tonë sot numërohen 2.297 monumente kulture, 190 prej të cilave janë shpallur zona të mbrojtura, por rëndësia e monumenteve dhe mbrojtja e tyre, në optikën e shtetit shqiptar, ka qenë e ndryshme përgjatë viteve.

14:17
Kampionati botëror i shkollave në shah, për herë të parë në Shqipëri

Shqipëria do të mirëpres për herë të parë kampionatin botëror të shkollave në shah për vitin 2018. Një aktivitet i veçantë ku pjesëmarrës do të jenë mbi 400 nxënës nga 7 deri në 17 vjeç nga vende të ndryshme të botës të cilët do të garojnë në disa kategori, për të qenë ata fituesit e çmimeve të para dhe merituar medaljet e arta.

14:16
Risi në Tiranë, nismë për tarracat e gjelbra të pallateve

Përveç fondit të Komuniteteve, bashkia ka nisur një tjetër nismë, atë të tarracave të gjelbra të pallateve.

14:15
Ekipi ideal i Premier League

Manchester City u shpall kampion i Anglisë dhe me të drejtë do të jetë skuadra që dominion formacionin ideal të sezonit.

13:52
Dieta më e mirë për diabetikët

Pacientët me diabet mellitus duhet të përmirësojnë 100% dietën e tyre për të mbajtur në kontroll sheqerin në gjak.

13:51
Prokuroria kërkon 5 vite burg për ish-nëndrejtorin e Burgjeve

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-nëndrejtorin e Burgjeve.

13:47
Mogherini ikën, Basha vjen. Dy zyrtarët takohen në Rinas

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur nga Berlini rreth orës 13.30, teksa në të njëjtën orë në aeroport ishte dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

13:42
Drejtoria e Tatimeve kërkon kontroll, FSHF: S’fshehim asgjë. Kërkesa e motivuar politikisht

Me anë të një deklarate për mediat FSHF njofton se Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë ka kërkuar kontroll të dokumentacionit të personave të kontraktuar nga FSHF nga viti 2010 deri në Janarin e vitit 2018, si dhe tatimi dhe burimi për të ardhurat nga pagat, shpërblimet, bonuset, honoraret për secilin, të ardhura të tatueshme deri në muajin Janar 2018.

13:41
Kampioni i MMA, Ilir Latifi së shpejti në Tiranë

Sportisti me famë botërore Ilir Latifi do të jetë së shpejti në Tiranë për një turne promovues të MMA. Kampioni i peshave të rënda në Suedi dhe profesionist që prej vitit 2008 vjen për herë të parë në Shqipëri.

13:36
Gjenerata e re e Lexus

Teksa pritet të zbulohet javën e ardhshme në Japoni, Lexus ka dhënë një ide se si do të jetë gjenerata e re e modelit ES.

13:34
Plogështia e pranverës? Luftohet kështu – FOTO

E kush nuk përfshihet nga plogështia e pranverës, ditët e para as me diell e as me shi, lodhja që në orët e para të mëngjesit dhe vështirësia në përqendrim, nga dhimbja e kokës tek një irritim i përgjithshëm.

13:27
Terrorizmi i sotëm islamik në Europë, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit

Sa herë që qytetet europiane goditen nga ndonjë sulm terrorist islamik, gazetat më me peshë të kontinentit ndizen në debate se çfarë mund ta ketë shkaktuar.

13:23
Policja seksi që “çmendi” kolegët! – FOTO

Ajo ishte nën hetim për sjellje të keqe, ndërsa në këtë situatë kishte marrë edhe një leje prej 7 muajsh pasi ndjehej e stresuar, por sërish situata nuk është aspak e qetë.

13:20
A do të vazhdojnë protestat? Opozita: Mogherinit i kërkuam lirimin e kuksianëve

Pas takimit me Federica Mogherinin, Monika Kryemadhi dhe Edi Paloka thanë për mediat se i kërkuan zyrtares së BE-së të ndërhyjë për lirimin e 11 kuksianëve.

13:09
I kushtoi 20 mln euro Milanit, por mund të qëndrojë akoma tek Genoa

Andrea Bertolacci mund të vijojë të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm tek Genoa, skuadër ku është huazuar nga kuqezinjtë e Milanit pasi e blenë për 20 milionë euro nga Roma.

13:07
Gagliardini rrezikon të ketë mbyllur sezonin

Për mesfushorin Gagliardini sezoni ka përfunduar 5 javë përpara. Ky është konstatimi i parë që vjen nga stafi mjekësor i skuadrës zikaltër, që mendojnë se tërheqja muskulare që shtatlarti pësoi, mund të vonojë disa javë rikthimin e tij.

13:04
NBA, Boston e Toronto marrin fitoret e dyta

Vazhdon momenti i artë për Toronto Raptors në kampionatin e NBA që ka hyrë në fazën e playoffit.

12:57
Atentati i supozuar ndaj Doshit, shuhet masa e sigurisë për Durim Bamin

Gjykata ka shuar masën e sigurisë ndaj Durim Bamit, i akuzuar që prej 2015 për atentat të pretenduar ndaj Tom Doshit.

12:54
Aksionet e ushtrisë për pastrimin e Shkumbinit, ambientalistët: Nuk priten rezultate

Gjendja alarmante e ndotjes në luginën e lumit Shkumbin ka vënë në lëvizje dhe ushtrinë, e cila po punon përgjatë aksit nacional Elbasan-Librazhd, kjo edhe në kuadër të nismës për pastrimin e brigjeve të lumenjve dhe detit në prag të sezonit turistik.

12:49
Minatorët protestojnë në Bulqizë, pakënaqësi edhe ndaj sindikatave

Javët e fundit në galeritë e minierave kanë humbur jetën 3 minatorë. Edhe pse i dalë në pension, 65-vjeçari Enver Koçi vazhdonte të punonte ende kur gjeti vdekjen më datë 20 mars.

12:47
Pas Ramës, Mogherini takim me opozitën. Në tryezë dhe kryetarja e LSI

Menjëherë pas konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar me përfaqësues të opozitës.

12:38
Selfie me Sarah Goodhart (FOTO)

Ajo u bë e famshme në reality show-t e MTV, “Geordie Shore” dhe “Ex One The Beach”.

12:13
Ibra: Një botëror pa mua, s’do të ishte botëror

Tashmë s’ka më dyshime, në Rusi do të jetë edh Zlatan Ibrahimoviç. Ka qenë vetë suedezi, ai që ka konfirmuar lajmin.

12:10
Gjermania, për negociatat. Krichbaum: Vendimi për Shqipërinë, jo vetëm në bazë të raportit

Raportprogresi i Komisionit Europian mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor u prit me entuziazëm në Shqipëri e Maqedoni, dy shtetet për të cilat u rekomandua nisja e negociatave.

12:05
Mogherini: Semafori është i gjelbër, tani fillon gara!

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, bëri një krahasim me nisjen e garës në Formula 1, sa i përket situatës aktuale të Shqipërisë drejt integrimin në BE.

12:02
Rama: Gjermania jo vend skeptik, por kampion i projektit të zgjerimit

“Gjermania nuk është një vend skeptik për zgjerimin, përkundrazi, Gjermania është një vend kampion i projektit të Europës së Bashkuar dhe Merkel është në krye të një procesi që jo rastësisht për të shpallur një raport të ri me Ballkanin Perëndimor”.

12:01
Rama dakord me Macron: Ne po kërkojmë negociatat në këtë moment, jo anëtarësimin

“Europa thellohet me veten, ne thellohemi me veten”, tha kryeministri Edi Rama i pyetur për qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron për zgjerimin.

11:56
Belotti-Milan, sonte hera e fundit kundër?! Gattuso: Është si Sheva

Gjatë verës së kaluar nuk munguan aspak tentativat për ta veshur Andrea Belottin kuqezi, por pavarësisht përpjekjeve drejtuesit e Milanit nuk arritën dot një akord me Torinon.

11:50
Mogherini: Mesazhi im për opozitën…

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini tha se do të ketë të njëjtin mesazh edhe për opozitën ashtu si edhe mesazhi i dhënë për mazhorancën. Mogherini theksoi se rezultati nuk është i mazhorancës apo i ndonjë institucioni, por i të gjithë atyre që kanë punuar ndër vite.

11:47
Greqia: Po bisedimeve me Shqipërinë, por…Kujdes minoritetin!

Nëpërmjet një deklarate të saj, Ministria e Jashtme greke përshëndeti progres raportin e prezantuar të martën në Strasburg, ku rekomandohej hapja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

11:45
Mogherini flet në gjuhën që shqiptarët kuptojnë më mirë: Urime!

Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme, Federica Mogherini e ka nisur fjalimin e saj në konferencën e përbashkët për shtyp në gjuhën shqipe.

11:41
Kryefjala e Mogherinit: “Së bashku”. Zyrtarja e BE: 5 prioritetet mbeten ende baza

“Së bashku” ka qenë kryefjala e fjalimit të përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

11:35
Rama: Opozita jo “baltë” në Europë, të bashkohemi në një fanellë kuqezi

Në Konferencën e përbashkët me Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogheri, Kryeministri Rama i bëri thirrje edhe njëherë opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor Europian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces.

11:27
Hapja e negociatave, Rama me Mogherinin: Sforcot tona u vlerësuan pozitivisht

Edi Rama dhe Federica Mogherini kanë dalë në një konferencë për shtyp pas takimit me dyer të mbyllura, kur Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme në BE i ka dorëzuar Kryeministrit shqiptar progres raportin që i rekomandon BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë.

11:15
Meta në Twitter si gjithë zyrtarët, postimi i parë me Mogherinin

Twitter, është një rrjet social që përdoret mjaft nga zyrtarë të lartë të shteteve në të gjithë botën, përfshi dhe Bashkimin Europian.

11:14
Progres-raporti i BE, Turqia: Jo objektiv, e aspak i drejtë

Teksa për Shqipërinë e Maqedoninë progres-raporti i BE vlerëson avancim në reforma, për Turqinë nuk është i njëjtë, të paktën sipas këndvështrimit të Komisionit, do të ishte regres-raport.

11:09
Në sitën e vettingut Altina Xhoxhaj, gjyqtarja e tretë nga Kushtetuesja

Altina Xhoxhaj, është gjyqtarja e trete nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut.

11:07
Bashkimi Europian: Shenjat e gishtërinjve në ID

Shenjat e gishtërinjve të detyrueshme për të gjithë në kartat e identitetit, do të ndihmonin në luftën ndaj terrorizmit – ky është propozimi i fundit i Komisionit Europian në kuadër të masave të reja të tij të sigurisë që synojnë forcimin e sigurisë në bllok.

11:03
Hahn: Maqedonia e ka merituar rekomandimin e pakushtëzuar

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i dorëzoi kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev në Shkup, raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë në rrugëtimin e saj integrues, ku deklaroi se Maqedonia e ka merituar rekomandimin e pakushtëzuar të cilin KE e publikoi të martën.

11:02
Facebook kërkon leje për përdorimin e fytyrës si identifikim

Facebooku ka filluar t’u kërkojë përdoruesve europianë dhe kanadezë të lejojnë përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për t’i identifikuar ata në foto dhe video.

11:00
Njeriu i së ardhmes. A do të vazhdojë evoluimi?!

Nëse Charles Darwin do te ishte gjalle, ndoshta pyetja e “National Geographic” do të kishte marrë një përgjigje. Rrjeti televiziv analizon evoluimin e qenieve njerëzore dhe ngre pyetjen; njerëzimi do vazhdojë të evoluojë apo gjithçka ka përfunduar?

11:00
Kush e drejton botën? Kjo vajzë! (VIDEO)

Momenti kur një vajzë merr diplomën e saj në ceremoni është bërë viral në internet.

10:53
Diamante nga hapësira, vijnë nga një planet i humbur…

Një shkëmb hapësinor që shpërtheu në atmosferën e tokës në 2008 dhe që mbante diamante në të, ishte pjesë e një planeti të humbur të një sistemi diellor të hershëm.

10:52
Astma tek fëmijët, e nxit ajri i ndotur

Ajri i ndotur që thithet nga femrat shtatzëna mund të shkaktoje dëme në fetus dhe në këtë mënyrë, fëmijët janë më të predispozuar që të vuajnë nga astma.

10:49
Sulmi kimik, ekspertët ende jashtë Doumas

Ekspertë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të vizitojnë vendin ku është kryer sulmi i supozuar me armë kimike të mërkurën nëse Kombet e Bashkuara thonë se udhëtimi i tyre atje është i sigurt – thotë Siria.

10:37
Pas fotos topless, Bella nuk ndalet (FOTO)

Bella Hadid e nisi javën me një foto tepër të nxehtë topless.

10:31
Transportoi kokainë me vlerë 21 mln dollarë, dënohet trafikantja

Foto me bikini në Bermuda, me arra kokosi në Tahiti dhe xhiro me motora në Peru.

10:30
TopAwards/ “Pasha jetën” nuk i ndahet katër këngëve të para

Bashkimi i dy reperave, Capital T dhe Majk, ka sjellë një ndër projektet më të preferuara të momentit. E publikuar rreth 7 javë më parë, “Pasha jeten” renditet në këngët më të votuara dhe të dëgjuara të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të momentit.

10:20
Mogherini takoi Metën: Inkurajim të fortë për reforma të mëtejshme

Presidenti Ilir Meta është zyrtari i parë shqiptar që është takuar me përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini.

10:11
“Bomba” Kady! (FOTO)

Kady McDermott shijoi së fundmi rrezet e diellit në Dubai dhe Tajlandë.

09:58
Angazhimi i Peleshit: Do ndjek personalisht çdo ide në bujqësi

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi është angazhuar të ndjekë personalisht çdo projekt ide për bujqësinë dhe agropërpunimin.

09:57
Pas luftës u tha se u larguan liderët nazistë, gjendet nëndetësja

Një nëndetëse gjermane që thuhet se ka larguar lidershipin nazist pas disfatës për në Amerikën e Jugut, është zbuluar pas 73 vjetësh.

09:50
Shet trupin për të paguar tarifën e universitetit…

Louise punon si prostitutë. Ajo ka një borxh prej 20 mijë dollarësh të mbetur nga tarifat e papaguara të universitetit.

09:46
Mirëmëngjesi i Ramës vjen me foton me Mogherinin

Si çdo ditë në profilin e tij në Facebook, këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur ndonjë personazh nga jeta e përditshme, i cili ka gjetur punë në zyrën e punës.

09:38
Xhaçka në Uashington: Shqipëria të jetë pikë kontakti në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhet në Uashington ku është pritur nga sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis.

09:37
E mërkura me shira të përkohshëm, kryesisht pasdite

Shira të përkohshëm në territor do të vijojnë dhe këtë të mërkurë, kryesisht pasdite.

09:31
Basha kthehet pasdite nga Berlini, Mogherini takohet me Palokën dhe Shehun

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kthehet pasditen e të mërkurës nga Berlini, teksa në mesditë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini do të pritet nga Edi Paloka dhe Tritan Shehu.

09:30
Virgjëresha, shenja e ditës. Do të përkedhelesh nga komplimentet

Hëna sot të bën të jetosh një ditë të paharrueshme. Që nga zgjimi mund të kesh ndjesinë se do jetosh diçka të jashtëzakonshme.

09:29
I vjedh me dhunë nga qafa varësen e floririt një gruaje, arrestohet

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi i ka vjedhur një varëse floriri një gruaje.

09:14
Raporti i BE për Kosovën, Qeveria: Vlerësimi më pozitiv i viteve të fundit

Qeveria e Kosovës është e kënaqur me raportin e Bashkimit Europian, të prezantuar një ditë më parë në Strasburg nga shefja e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn.

09:04
Penalltia kundër Juves, Presidenti i UEFA-s: Collina nuk preket!

Në pamundësi për të bërë një avokati më të fortë për ‘dëmin’ që pësoi në çerekfinalen me Real Madrid, Juventus e drejtoi gishtin nga shefi i ‘xhaketave të zeza’, Perluigi Collina. Në krah te ish-arbitrit italian ka dalë presidenti Ceferin: ‘Collina nuk preket!’

08:59
Drejtori i CIA-s, takime të fshehta në Korenë e Veriut

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka qenë kohët e fundit në Penian për një takim të fshehtë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, sipas njoftimeve në mediet e huaja.

08:44
Reziston UEFA: VAR në Champions League në 2019-2020

Penalltia e Juves rriti ndjeshëm presionin e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë për të kërkuar vendosjen e sistemit VAR edhe në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në kontinent, UEFA Champions League.

08:34
Denoncimi i “Fiks Fare”, procedim penal Oficerit të Policisë Gjyqësore

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Beratit duke marrë ryshfet mbrëmjen e së hënës, ndërsa tashmë ndaj tij ka nisur procedimi penal nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

08:17
Kim, nga mbesa te pushimet – FOTO

Ajo ishte në Cleveland mëngjesin e së martës për të vizituar mbesën e saj të porsalindur True, por megjithatë Kim Kardashian ka gjetur kohë të postojë në llogarinë e saj të “Instagramit”.

05:44
Patriarku rus për vizitë në Shqipëri, takim edhe me zyrtarë të lartë

Patriarku i Rusisë, Kirill do të vizitojë në fund të muajit Shqipërinë, ku do të takohet me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

04:37
Dëmtohet Aguero, rrezikon Botërorin

Sergio Aguero do t’i nënshtrohet një operacioni në gju dhe tashmë ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, me Manchester Cityn.

02:03
Ndahet nga jeta ‘bashkëshortja dhe mamaja’ e George Bush

Barbara Bush, ish zonja e parë e 41-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si bashkëshorte e George H. W. Bush, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

01:04
Diskriminimi racor, Starbucks ‘mbyll’ 8 mijë filiale

Rrjeti i njohur i kafeneve, “Starbucks” pritet të mbyllë mbi 8 mijë filiale në Shtetet e Bashkuara, për të trajnuar stafin me qëllim parandalimin e incidenteve racore, sikurse ndodhi pak ditë më parë.