Do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore tha Lulzim Basha nga selia e PD-së ku falënderoi protestuesit për “qëndresën popullore kombëtare dhe europiane.

“Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pa reshtur deri në çlirmin e Shqipërisë nga qeveria e krimit. Sot shqiptarët folën, sot foli dhe Europa, nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin që kanë kapur drejtësinë për të mbrojtur veten e tyre dhe të afërmit e tyre nga drejtësia e vërtetë. Për një jetë më të mirë për çdo shqiptar, për shpresën për Shqipërinë tonë, europiane, do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”, tha ai.

Top Channel