Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
Në një lëvizje të paparalajmëruar, Kim Jong un dhe Moon Jae in u takuan sërish në zonën e çmilitarizuar mes dy koreve.
Përballja e dytë mes liderit koreano-verior dhe homologut të tij nga Koreja e Jugut vjen në mesin e përpjekjeve për ta rikthyer në binarë samitin historik të Kim Jong unit me presidentin amerikan Donald Trump.
Takimi i 12 qershorit është nën shenjen e pikëpyetjes pas vendimit të Trumpit për t’u tërhequr nga bisedimet dhe sinjaleve kundërthënëse të tij që treguan më vonë se ka ndryshuar mendje.
Deri në mesin e muajit të ardhshëm pasiguria duket se do të pllakosë zhvillimin e takimit të shumëpërfolur. Moon Jae in është përpjekur prej kohësh të balancojë dëshirën e tij për paqe në gadishullin Korean me interesat që burojnë nga aleanca me Amerikën.
Trump e la sërish hapur dritaren e bisedimeve me komentet e bëra një ditë më parë, kur tha se zyrtare amerikane dhe koreano-veriorë janë angazhuar në bisedime, që synojnë rigjallërimin e planeve për mbajtjen e takimit.
“Ata duan shumë që kjo të realizohet. Edhe ne duam. Të shohim se ç’do të ndodhë”- tha Presidenti amerikan. Peniani njoftoi të premten se mbetet i gatshëm të bisedoje për çmilitarizimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “kurdo qofte dhe cilido qofte formati”.
Top Channel