E enjte, 24 Maj 2018
10:20
Opozita protestë në Kuvend, Basha: Tradhëtari është Rama

Skenari i së enjtes nuk ndryshoi për opozitën. Lulzim Basha deklaroi se Parlamenti nuk mund të shërbejë si fasadë, ndërsa kryeministri dhe ministri i Brendshëm mbulojnë veprimtarinë kriminale të Agron Xhafajt. Ligjet kryesore të shtetit kanë rënë, tha kreu i opozitës.

10:08
Elon Musk sulmon mediet: Gazetarët, nën presion për klikime

Shefi ekzekutiv i “Tesla”-s, Elon Musk sulmoi ashpër shtypin përmes një serie mesazhesh në “Twitter”.

10:06
Ndahet nga jeta akademiku Kolec Topalli

Prof. Dr. Kolec Topalli është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë këtë të enjte. Një muaj më parë profesori u nderua me çmimin “Çabej” nga Akademia e Shkencave për “Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe”.

10:01
Lufta kundër krimit të organizuar, nënshkruhet me Holandën “Letra e Qëllimit”

Dy ministrat shqiptarë, ai i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ajo e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë nënshkruar një dokument bashkëpunimi në luftën kundër krimit ndërkombëtar me ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë holandez, Ferdinand Grapperhaus.

09:57
Formacionet më të mira të historisë së Liverpulit dhe Realit (Foto)

Finalja e së shtunës e Champions League do të vërë përballë dy nga klubet më të suksesshme të Evropës.

09:54
Paraditja me kthjellime, po shirat vijnë sërish pasdite

Paraditja e të enjtes me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë, ku vranësirat shtohen duke sjellë shira të përkohshëm.

09:47
Po përgatiteshin të mbillnin hashash, arrestohen dy vëllezër në Skrapar

Dy persona janë arrestuar teksa jaën sekuestruar armë, municione dhe fara bimësh narkotike në Osojë të Skraparit.

09:41
Kapshticë, arrestohet doganieri. Shmangu detyrimet doganore të kamionçinës

Një doganier i pikës së kalimit kufitar të Kapshticës është vënë në pranga për korrupsion pasiv.

09:39
Binjakët, shenja e ditës

Sot ke një vullkan energjie dhe vitaliteti: Entuziazmi juaj është ngjitës për këdo që keni afër.

09:37
NBA, Boston drejt finales së pamundur (Video)

Sezoni i pabesueshëm i Boston Celtics ka qenë i vështirë që nga ndeshja e parë, kur Gordon Hayëard theu këmbën. Por, duket se fundi do të jetë fantastik.

09:22
Arratisja nga salla e gjyqit, ndalohen dy punonjës të Policisë së Burgjeve

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e dy punonjësve të Policisë së Burgjeve që shoqëronin të arrestuarin Mikel Kasaj, i cili u arratis nga salla e gjyqit, menjëherë pasi mori dënimin.

08:47
Pas çelikut, Trump i shpall “luftë” importit të automjeteve

Donald Trump po krijon premisat e një lufte të re ndërkombëtare tregtare dhe shënjestra këtë radhë do të jenë makinat.

08:29
Ofendime për Pence nga Peniani

Hijet e dyshimit mbi takimin e shumëpërfolur historik të Donald Trumpit me Kim Jong-unin shtohen edhe më shumë pas deklaratës së fundit të Penianit, që fshikullon numrin dy të administratës amerikane.

08:02
Grabitet prokuroria e Durrësit, ndërhyjnë në kamerat e sigurisë dhe dosjet e një prokurori

Nga kjo hyrje (Në foto) gjatë natës janë dëmtuar pajisjet e zyrës së serverit të Prokurorisë së Durrësit dhe janë marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë.

05:42
Mattarella mandaton Conten për të formuar qeverinë

I përzgjedhuri i “Lëvizjes 5 yjet” dhe “Lega Nord”-it për postin e kryeministrit të Italisë, Giuseppe Conte mori një ditë më parë pëlqimin e presidentit Sergio Mattarella.

04:26
Morata drejt rikthimit te Juve, drekon me Paraticin

Alvaro Morata duket se është shumë pranë rikthimit në Serinë A, pikërisht te Juventusi, skuadra ku ka kaluar periudhën më të artë të historisë së tij si futbollist.

01:48
Gavazaj: E ardhmja ime zbulohet për dy javë

Enis Gavazaj ishte një nga protagonistët e Skënderbeut këtë sezon, pasi krahas kontributit te skuadra korçare, arriti të meritojë edhe ftesën nga Panucci, për të përfaqësuar kombëtaren shqiptare.

00:58
400 mijë dollarë për të takuar Trumpin

Avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen, ka pranuar një pagesë sekrete prej 400 mijë dollarësh për të organizuar bisedimet mes presidentit urkainas Petro Poroshenko dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të afërta me personat e përfshirë në Kiev.

00:13
‘Nga agimi në perëndim’, Ermal Meta sjell videoklipin e ri

Të gjesh dashurinë në tre minuta. Kjo është fabula e videoklipit të ri të këngës ‘Dal Alba Al Tramonto’, e kantautorit të talentuar Ermal Meta. Kënga është pjesë e albumit të suksesshëm ‘Non Abiammo Armi’, i publikuar në muajin shkurt, gjatë festivalit të San Remos ku shqiptari u shpall fitues.

E mërkurë, 23 Maj 2018
23:38
Ndërkombëtarët zbarkojnë në Tiranë!

Florian Hahn, zëdhënës për Europën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman, mbërriti të mërkurën në Tiranë. Ai është takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama, ish ministren Majlinda Bregu, e zgjedhur në krye të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, si dhe me anëtarët e organeve të vettingut.

23:09
Anxhela Peristeri sqaron ‘sekretin e virgjërisë’

Pak ditë më parë Anxhela Peristeri u bë protagoniste në mediat rozë, me batutën se do të shkonte e virgjër drejt altarit.

22:53
Shkëndija fiton edhe Kupën e Maqedonisë, fut Shkupin në Europa League

Pasi fitoi kampionatin, Shkëndija bën të vetën edhe Kupën e Maqedonisë.

22:22
Armina Mevlani: Me tipin që kam, nuk do të bëj një dasmë klasike

Një ditë më parë, ekskluzivisht në “Pop Culture”, Armina Mevlani hodhi poshtë zërat se ajo ishte shtatzënë, ndërsa zbuloi se dasma e saj me Shkëlzen Berishën do të jetë së shpejt, por jo gjatë këtij viti.

22:18
Yulia Skripal: Jemi me fat që jemi gjallë

Vajza e ish-spiunit rus që u helmua në Salisbury të Anglisë ka folur për herë të parë publikisht që nga sulmi ndaj saj dhe të atit.

21:35
Iniesta e ndan mendjen për skuadrën e tij të re

Andres Iniesta ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

21:24
Zyrtare: Ancelotti, trajner i Napolit deri në vitin 2021

Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajner i Napolit.

21:24
Lori Hoxha: Është një privilegj të jem vajza e Tanit

Sot mbushen 10 vite nga ndarja tragjike nga jeta e themeluesit të Top Medias dhe njeriut që revolucionarizoi median në Shqipëri.

20:50
Anxhela Peristeri: I rraha dy greket se shanë Shqipërinë!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira arriti ta rendiste të dytën Qipron në Eurovision me këngën e saj “Fuego”. Shumë polemika lindën në Greqi pas fotos së Eleni Fureira dhe Gent Bushpepës.

20:36
IKMT-së i humb adresa e ndërtimit pa leje

Fiks Fare ka denoncuar sonte sesi IKMT i ka vënë gjobë një qytetari për një ndërtim pa leje, që nuk gjendet se ku e ka ndërtuar, duke i ndryshuar destinacionin, herë në Velipojë e herë në Bushat, pa pasur koordinata të sakta. Për më tepër, IKMT kërkon t’i vjelë gjobën jo atij që ka emrin në vendim, por një tjetri që nuk ka ndërtuar ndonjëherë pa leje dhe nuk e di se ku është kryer ky ndërtim.

20:34
Basha: Veliut iu ofruan 200 mijë euro. Kërcënim edhe ndaj gazetarit që realizoi audio-përgjimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së mërkurës, denoncoi se dëshmitarit X i janë ofruar 200 000 euro nga njerëz të Xhafajt për të përgënjeshtruar deklaratat e tij.

20:26
Mustafa Nano, “one man show” për herë të dytë

Mustafa Nano do të vijë në skenë për herë të dytë në një “one man show”.

20:25
Qeveria e radhës në Itali, kriza e radhës në BE

Italia është duke krijuar qeverinë më anti-sistem që nga rënia e fashizmit, në vitin 1945.

20:06
“Bulevardi” i Edi Hilës. Galeria e Arteve “hap dyert” pas 4 muajsh

Galeria Kombëtare e Arteve ka thyer heshtjen pas 4 muajsh, duke çelur të parën ekspozitë që kur në krye të saj, në muajin janar, u vendos Erzen Shkololli.

19:56
Shkatërrohet shpella e stalaktiteve, u zbulua gjatë gërmimit të një guroreje

Punimet për hapjen e një guroreje në fshatin Klos të Cërrikut kanë nxjerrë në pah një zbulim të jashtëzakonshëm.

19:52
Talasemia e pengoi të rritet, historia e 28-vjeçarit që duket si 13 vjeç

Xhanin Feka është 28-vjeç, por duket vetëm si 13. Ai është rritur me problemet e talasemisë, mungesa e gjakut ka bërë që Xhanini të këtë probleme serioze me zhvillimin e trupit.

19:43
Vlorë, një orë shi përmbyt rrugët e qytetit (Foto)

Qyteti i Vlorës përmbytet sërish. Reshjet e rëna me intensitet të lartë brenda harkut kohor të një ore bëri që disa rrugë të jenë nën ujë.

19:43
Vetting te avokatët? Të rrëzuarit nga Vettingu, jo avokatë. Hezitim për kufizimin

Ndër 58 nene njëri prej tyre ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në projekt- ligjin e ri për Avokatinë. Vetting-u, që është kontrolli i figurës, pasurisë dhe profesionalizimit të gjyqtarëve, prokurorëve, së fundmi edhe policëve, po tentohet të prekë edhe Avokatinë.

19:37
“Marrëzia” s’paguan taksat, prej 2014 kumari shton evazionin fiskal

Edhe pse është zgjeruar me ritme të frikshme industria e kumarit po paguan gjithmonë e më pak taksa në buxhetin e shtetit. Top Channel publikon të dhënat e siguruara nga Tatimet, të cilat tregojnë se aktualisht kompanitë e kumarit paguajnë më pak taksa se sa 4 vjet më parë.

19:32
Duka: Keqardhje për Vllazninë, por të gjithë morën atë që merituan

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të kupës së kampionatit skuadrës së Skënderbeut, shprehu keqardhjen e tij për rënien nga kategoria të Vllaznisë.

18:48
Goleada më e hidhur në histori, Vllaznia bie nga kategoria!

Kategoria Superiore humbet Vllazninë, skuadrën historike të futbollit shqiptar që i ka dhënë shumë këtij sporti.

18:44
Edita Tahiri: Dialogu përfundon me njohje

Ish-ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se ende ka shumë punë deri në pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

18:39
Ukraina pagoi 400 000 $ avokatin e Trumpit për bisedime në Shtëpinë e Bardhë

Avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen është paguar në mënyrë të fshehtë me 400 000 $ për të rregulluar një takim mes Presidentit ukrainas dhe atij amerikan, vitin e kaluar.

18:32
Pas fotove të nxehta, Demi “kthehet” te i dashuri

Demi Rose ka “nxehur” për ditë më radhë Instagram-in me foto dhe video nga prapaskenat e setit fotografik në Ibiza.

18:27
Rusia lëshon 4 raketa balistike nga Deti i Bardhë

Katër reketa balistike janë lëshuar nga Rusia në Detin e Bardhë, duke qenë rasti i parë që prej Luftës së Ftohtë, që katër raketa lëshohet njëkohësisht.

18:02
Haradinaj takon Papa Françeskun: Kosova, shembull i tolerancës fetare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë, është takuar me Papa Françeskun, të cilit i ka shprehur përkushtimin e popullit të Kosovës, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajë e kultivojë për të mirën përbashkët.

17:49
Kërcënonte se do hidhej nga kati i 16-të, adoleshenti shpëtohet nga zjarrfikësi – VIDEO

Një zjarrfikës është kthyer në hero në Kinë pasi ka arritur të shpëtojë një 14-vjeçar, i cili po tentonte të hidhej nga kati i 16-të një i pallati.

17:16
Vettel: Hamilton te Ferrari? Do të më pëlqente

Sebastian Vettel ndez zërat e merkatos së pilotëve të Formula 1.

17:09
Vendet që konsumojnë më shumë çokollatë në botë

Konsumi i çokollatës përmirëson aftësitë njohëse, që mund të rrisë prodhimin e përgjithshëm shkencor të një vendi, si dhe gjithashtu nivele më të larta të inteligjencës nxisin dëshirën për ta konsumuar atë.

17:08
Ministrat Gjonaj dhe Xhafaj përballë Komisionit të Drejtësisë në Holandë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës zyrtare në Holandë, kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Holandës.

16:42
U bë frymëzim për miliona njerëz, ndërron jetë modelja braziliane

Një modele braziliane, e cila frymëzoi njerëzit me mesazhet e saj në luftën kundër kancerit të stomakut ka ndërruar jetë.

16:37
Plagoset me thikë një 20-vjeçar në Durrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth orës 14:00 të së mërkurës në lagjen Nr.18 në Durrës.

16:32
Lojtarët që keni harruar se kanë fituar Champions League (Foto)

Trofeu i Champions League është më i lakmuari nga çdo futbollist, duke përjashtuar Kupën e Botës.

16:22
E paditi Bashën për shpifje, gjykata rrëzon kërkesë-padinë e Dakos

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditën e sotme kërkesë-padinë e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

16:21
Klopp gjen pikën e dobët të Realit

Jurgen Klopp e ka të qartë se kush është pika e dobët e Realit, 3 ditë përpara finales së Champions League që Liverpuli do të luajë kundër madrilenëve.

15:55
Taylor dhe Jade, motrat me “zemrën” bardhezi

Jade e Taylor Mega janë dy motra që kanë zgjedhur të kenë të njëjtin profesion, modelingun.

15:35
Çfarë nuk po shkon mirë me Europën?

Po të donit të identifikonit një vend dhe një kohë ku ëndrra humanitare, vizioni i një shoqërie që ofron jetë të mirë për gjithë anëtarët e saj, realiteti më i afërt me këtë, vendi dhe koha, do të ishte Europa Perëndimore në gjashtë dekadat që pasuan Luftën e Dytë Botërore. Ishte një mrekulli e historisë: një kontinent i shkatërruar nga diktaturat, gjenocide dhe luftërat, ishte shndërruar në një model demokracie, ku begatia shpërndahej gjerësisht.

15:24
Interneti kundër telefonisë, fitimet ulen me 13%

Përdorimi internetit ka ulur fitimet e telefonisë në Shqipëri. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare rënia vjetore e të ardhurave të kompanive celulare dhe atyre fikse në vend ishte 13% për 2017, ose 30 milionë euro.

15:18
Matura, provimet në korridore. Udhëzimi i MAS: Për arsye sigurie

Më katër qershor nisin provimet e maturës për 40 mijë maturantë në gjithë vendin. Këtë vit, provimet nuk do bëhen nëpër klasa. Ministria e Arsimit ka vendosur që provimet të bëhen në korridoret e shkollave apo palestra, për arsye sigurie ose e thënë ndryshe për të penguar kopjimin.

15:17
Arsimim pa kushte; Bulqizë, fëmijët pa ujë e banja në shkollë

Në fshatin Çerenec të Bulqizës vuajtjet fillojnë që në fëmijëri. Një ditë më parë Top Channel solli telashet e banorëve që vuajnë edhe nga thatësira, por edhe nga përmbytjet. Sot, nga ky fshat vogëlushët e një shkolle tregojnë sesi arsimohen pa drita dhe ujë. 

15:17
Braktisja e fshatit; Në Qafë Cërrik shtëpitë janë bosh

Fshati Qafë Cërrik dikur numëronte 150-200 banorë, por si shumë zona të tjera të vendit, mungesa e kushteve minimale të jetesës, si rrugë e ujë i pijshëm bëri që zona të braktiset totalisht.

15:13
Banorët e Shkozetit protestuan para një muaji, bashkia nuk u përgjigjet

Një muaj pas protestës së banorëve të Shkozetit për pastrimin e kanalit kullues, që kalon përgjatë zonës së tyre të banimit, asgjë nuk ka ndryshuar.

15:12
Në prag të protestës/ Opozita debat në komisione. Rama takon Ruçin

Lulzim Basha thirri mbledhjen e grupit parlamentar për porositë e fundit. Gjithë vëmendja tek protesta dhe angazhim derë më derë për të siguruar një pjesëmarrje masive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

15:10
Ilaçet me rimbursim, me kusht. E sëmura nga zemra, përjashtohet se nuk është 75 vjeçe

Ministria e Shëndetësisë zgjidhi problemin e medikamentit të zemrës për aktorin Luftar Paja, pasi e denoncoi ndërprerjen e tij nëpërmjet Top Channel, por me qindra pacientë të tjerë vuajnë nga disa sëmundje dhe që janë trajtuar me ksarelto prej dy vitesh u është thënë që nuk mund ta vazhdojnë më.

14:52
I ikën gjyshes nga kontrolli, mbytet në pishinë 3-vjeçari

Një 3-vjeçar humbi jetën paraditen e sotme në pishinën e një resorti turistik në Golem të Kavajës. Vogëlushi dyshohet se është mbytur, teksa ndodhej nën kujdesin e gjyshes së tij, e punësuar si sanitare pranë hotelit.

14:45
Ferrari zbulon xhevahirin më të fundit, SP38

Në pistën e Fioranos të Italisë është prezantuar për publikun për herë të parë xhevahiri më i fundit i Ferrarit, modeli SP38.

14:39
Në Kinë, si në Kubë. Sulm zanor ndaj stafit diplomatik amerikan?

Departamenti amerikan i Shtetit ka udhëzuar stafin e tij në Kinë të njoftojnë për çdo tingull anormal apo probleme me shikimin që mund të hasin, pasi një nëpunës i Konsullatës së SHBA-ve në Guangzhou u raportua me simptoma misterioze.

14:23
Maqedoni, ish-kryeministri Gruevski dënohet me dy vite burg

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është shpallur fajtor për atë që njihet si rasti “Tanku” dhe u dënua me 2 vite heqje lirie, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Gjoko Popovski, me 6 vite e 6 muaj burgim.

14:21
Superjahti i Sadam Huseinit, por që nuk e përdori kurrë

Madhështia e krevatit mbretëror në superjahtin e Sadam Huseinit, me çarçafë mëndashi, pas derës një tualet i artë, dhe një karrige berberi që pret. Por diktatori i Irakut nuk e përdori kurrë “Basrah Breeze”, jahtin që u ndërtua për të në 1981.

14:15
Dieta perfekte e Ronaldos para finales

Cristiano Ronaldo nuk është vetëm fitues i “Topit të Artë” dhe një prej futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit, por për suksesin e tij thuhet se ka shumë sekrete, mes të cilëve edhe fiksimi prej maniaku i kujdesit ndaj fizikut të tij.

14:03
Protesta e 26 majit, Luan Rama: Brenda kuadrit të një revolte qytetare

Lëvizja Socialiste për Integrim pas mbledhjes së grupit u shpreh për një sjellje konstante të qytetarëve ndaj “papërgjegjshmërisë së qeverisë”. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, protesta qytetare duhet të vijojë.

13:56
Të humbni 4 kg për 10 ditë

Humbja e peshës varet nga disa faktorë mes të cilëve, mosha, aktiviteti metabolizmit dhe stili i jetës. Por shumë prej nesh kërkojnë të kenë një trup të bukur e të shëndetshëm në një kohë të shkurtër.

13:51
Beteja për ushqimin zhvillohet në ajër – FOTO

Një dhelpër e pafat ka bërë gjithçka mirë në planin e saj për të futur në grackë një lepur për ta shndërruar në vaktin e saj të radhës, por nuk mund t’i kishte shkuar kurrë në mendje se do t’ia rrëmbenin “bukën” nga goja.

13:34
Tani dhe në Instagram opsioni i Facebook

Më në fund dhe në Instagram mund të vendosni në heshtje, siç mund të bëhet aktualisht në Facebook me komandën Hide, pa qenë nevoja të mos e ndiqni më, dhe që përdoruesi të mos e kuptojë.

13:28
Skllavëri moderne, në zemër të Europës

Nuk duhet t’iu largohesh shumë institucioneve europiane për të zbuluar se në çfarë kushtesh punojnë realisht emigrantët.

13:26
Veliaj: Të gjithë kemi një qëllim, integrimin e Shqipërisë në BE

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon vizitën në Holandë, ku bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe atë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj u prit në takim të veçantë nga kryebashkiaku i Roterdamit, Ahmed Aboutaleb.

13:19
Argjentina, në Botëror pa portierin titullar Romero

Kur duhen më pak se 3 javë nga debutimi i shumëpritur në Botëror kundër Islandës, Argjentina, pretendente për trofeun e më të fortës në futboll, duhet të bëjë llogaritë pa portierin titullar.

13:11
VIDEO/ Momenti i arratisjes së 28-vjeçarit nga salla e gjyqit

Pasi ka marrë vendimin e dhënë nga gjykata në sallën e Gjyqit, Mikel Kasaj ka kërcyer mbi tavolinën e të pandehurit, duke u larguar nga dera e gjyqtarit dhe jo dera kryesore e sallës.

12:48
Ancelotti-Napoli, zyrtare më 1 qershor. Kontratë dyvjeçare, 6.5 mln euro në vit

Akordi është arritur, por për zyrtarizimin e tij do të duhet të pritet data 1 qershor. Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Napolit, pas takimit për rreth 3 orë të ditës së martë, që duket se përfundoi me “ok”-in e ish-trajnerit të Bayern Munchen për t’u ulur në pankinën e të kaltërve.

12:33
Sandalet, modelet më të kërkuara të stinës

Më në fund mund të veshim sandalet, pasi gjithë dimrin mezi i kemi pritur. Të sheshta apo me takë mesatare për ditën apo me takë të lartë dhe bizhu për raste të veçanta.

12:21
Kamioni bllokon rrugën, radhë kilometrike në Elbasan-Librazhd

Një kamion, i cili ka tentuar që të hyjë brenda ambienteve të një biznesi privat përgjatë aksit Elbasan-Tiranë ka bllokuar qarkullimin normal të mjeteve në këtë rrugë nacionale.

12:13
Arratisja, kreu i gjykatës Vlorë: Gjykata jashtë çdo parametri sigurie

Arratisja nga salla e gjyqit e 28-vjeçarit Mikel Kasaj ka risjellë në vëmendje dhe parametrat e sigurisë në gjykatën e Vlorës. Kryetari i kësaj gjykate, njëkohësisht dhe gjyqtari i çështjes së Kasajt, ku u dha vendimi, Skënder Haluci thotë se i ka kërkuar vazhdimisht KLD-së të merren masa.

12:09
Ëndrra e Tanit vazhdon! 10 vite më parë, krijuesi i Top Medias u nda nga jeta

Thonë se ëndrrat shpesh janë të parealizueshme, por për Dritan Hoxhën nuk pati të tilla. Ai kërkoi ato më të mëdhatë, më të jashtëzakonshmet, në dukje më të largëtat, që nuk kishin lidhje vetëm me jetën, pasionin apo dëshirat e tij, por me ato të të gjithë shqiptarëve.

12:08
Kërkonte para me urgjencë, ushtari në Lushnjë tentoi të grabiste bankën

Nuk dihet ende se çfarë e shtyu ushtarin 25 vjeçar nga Berati që të hynte i armatosur dhe i maskuar në një bankë në Lushnje, ku dy orë më herët kishte kërkuar overdraft. Me shërbim në repartin e Poshnjës, Olcion Muço jetonte prej pak kohesh në një lagje të këtij qyteti. Fqinjët e tij janë të tronditur nga ngjarja.

11:45
Anri Sala i bashkohet festivalit tek “Reja”

Programi i së Mërkurës në Festivalin e Resë nis që në mëngjes në orën 10:00 tek Shkolla e Baletit me një Workshop nga Tomorr Kokona “Audicioni dhe Puna si Kërcimtar në Europë”.

11:44
Ish-ministri i Brendshëm Tahiri apelon “arrestin shtëpiak”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Saimir Tahiri apeloi vendimin e dhënë 10 ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë, me masë sigurie “arrest shtëpie”.

11:43
UEFA, “hetim” të ri për ndeshjen Liverpool-Roma

Dy ndeshjet e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League mes Liverpool dhe Romës nuk kanë kaluar pa telashe, e duket duket se 2 ekipet nuk do kalojnë pa u ndëshkuar nga UEFA.

11:23
Zbuloni inteligjencën tuaj bazuar në shenjën e Horoskopit (Foto)

Çdo shenjë e zodiakut është super e zgjuar dhe spikat për një karakteristikë tipike. Gjeni se cila është e juaja.

11:20
Autostrada Sarajevë-Beograd kundërshtohet nga “Republika Serbe”

Serbët e Bosnjes i kundërshtojnë planet e ndërtimit të autostradës Sarajevë-Beograd, për të cilën Turqia shprehet e gatshme të ofrojë 3 miliardë euro.

11:13
Divorci Conte-Chelsea, sa një çek i majmë 9 mln paund

Largimi i Antonio Contes nga pankina e Chelseat po shkon drejt zyrtarizimit këtë muaj. Por, në pritje të ndryshimeve në pankinën e skuadrës londineze, po diskutohen edhe kundërpeshat financiare.

11:13
Monako sfidon pronarët e F1, sjell në “pistë” vajzat bukuroshe – FOTO

Liberty Media, pronarja e re e Formula 1, ka vendosur që për këtë sezon të mos lejojë modelet bukuroshe të jenë të pranishme në startin e garave dhe në podium.

11:07
Bushati-drejtorëve: Jemi votuar për t’u shërbyer, përgjigjuni qytetarëve!

Nga Puka ku ka zhvilluar turin e llogaridhënies “Për Shqipërinë që Duam”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është ndalur dhe tek ndihma ekonomike.

11:04
FIFA “pastron” Botërorin nga dopingu rus: S’ka gjurmë në futboll

Shumë disiplina sportive në Rusi janë faktuar në vitet e fundit se përdorin substanca të ndaluara që rritin artificialisht performancat, madje kanë sjellë edhe dënime të ashpra me përjashtime nga Olimpiada apo turne ndërkombëtarë.

10:57
Arratiset nga salla e gjyqit 28-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore

Mikel Kasaj priti çastin e dhënies së vendimit me 3 vjet e gjysmë burg dhe u arratis nga salla e gjyqit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në gjykatën e Vlorës, ku kësaj po gjykohej me gjykim të shkurtuar sipas vetë kërkesës së tij, për rrëmbimin e një personi të cilit i kishte kërkuar 10 mijë euro një vit më parë.

10:54
Tabaku: Qeveria dështoi përsëri me taksat dhe borxhin

Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku thotë se qeveria ka dështuar përsëri me taksat dhe borxhin dhe ajo i referohet pikërisht Fondit Monetar Ndërkombëtar.

10:50
“Zyra konsullore”, arrestohet lazaratasi i vizave falso

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga të vetmin person të shpallur në kërkim nga operacioni “272”, i falsifikimit të vizave.

10:49
Zyrtare, Emery do të drejtojë Arsenalin pas largimit të Wenger

Arsenali ka vendosur! Pasuesi i Arsene Wenger te “topçinjtë”, ashtu siç përflitej, tashmë edhe është zyrtarizuar të jetë Unai Emery, ish-trajner i Paris SG dhe Sevillas.

10:42
Tenton t’i japë celular në burg vëllait të dënuar, arrestohet

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e Tepelenës, pasi ka tentuar ti fusë celular në burgun e Bënçës, të vëllait.

10:39
Real-Liverpool, një finale sulmuesish “monstra”

Real Madrid-Liverpool është më shumë sesa një ndeshje e thjeshtë futbolli, është një finale Championsi mes një kampioni në fuqi që kërkon rikonfirmimin dhe një surprize jo edhe aq befasuese, ose thënë ndryshe mes një të ftuari nderi gjithnjë të pranishëm dhe një rikthimi të bujshëm të dikujt që ishte strukur në fshehtësi prej vitesh.

10:21
Një ditë para seancës, Rama në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë mëngjes në Kryesinë e Kuvendit ku është takuar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

10:18
Robotët tani rrisin organe njerëzore

A ka ndonjë gjë që robotët nuk mund ta bëjnë? Mund të bëjnë punën tonë, të marrin periudhat e tyre dhe tani… të rrisin organe njerëzore.