“Ligji për Specialen të mbetet në fuqi”, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah kërkesën e PDK-së: Gabimet po na kushtojnë rëndë 12/11 13:00
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë, është takuar me Papa Françeskun, të cilit i ka shprehur përkushtimin e popullit të Kosovës, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajë e kultivojë për të mirën përbashkët.
Ai në një postim në “Facebook” shkruan se Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes, dhe se rruga euro-atlantike e Kosovës fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin.
“Kosova është mirënjohëse, që në Selinë e Shenjtë i ka gjetur gjithmonë dyert e hapura. Bekimi i Papa Françeskut është një nxitje e mëtejshme për udhën që ndjek Kosova me popullin e saj, udhën e qytetërimit evropian”, shkruan Haradinaj.
Top Channel