E martë, 11 Shtator 2018
13:25
Fund epokës “analoge”, si të kërkoni për Top Channel në dekoderat DVB-T2

Abonentët e “Digitalb” e kanë tashmë të listuar programin e Top Channel, ndërsa pjesa tjetër e teleshikuesve duhet të kenë një dekoder DVB-T2.

13:19
Çantat me rrip, modelet e vjeshtës

Janë modelet më të preferuara të femrave, praktike dhe shik, perfekte si për përditë edhe në mbrëmje. Po flasim për çantat me rrip, që këtë vjeshtë 2018 do të jenë protagonist të pamjes sonë.

13:19
Ndotja e ajrit, shkaktari kryesor i “vdekjeve të heshtura”

Ndotja e ajrit është rreziku më i madh ambiental për shëndetin publik në Europë, por qeveritë po dështojnë në trajtimin siç duhet të krizës.

13:15
Tsipras thirrje për unitet në BE kundër populizmit

Evropa duhet të qëndrojë krah për krah për të kundërshtuar “përbindëshin e shovinizmit” në zgjedhjet e ardhshme të BE-së në maj, ka thënë kryeministri grek, Alexis Tsipras, të martën para deputetëve evropianë në Strasburg.

12:56
Mediet britanike, jehonë dhe ironi humbjes së Shqipërisë

Fitorja e Skocisë ndaj Shqipërisë ka pasur një vëmendje të madhe, nga mediet britanike në mënyrë të veçantë.

12:50
Uria kanos 1 në 9 persona në botë. 151 mln fëmijë, të pazhvilluar mirë

Numri i personave që vuajnë nga uria është rritur gjatë 3 viteve të fundit, pas një rënieje të mëhershme.

12:41
Fenerbahçe interesohet për shërbimet e Ozil

Ditët e qëndrimit të Mesut Ozil tek Arsenali duket se janë të numëruara, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.

12:35
Humbja me Skocinë lëkund pozitat e Panuccit

Christian Panucci ka lëkundur ndjeshëm pozitat e tij, pas humbjes me Skocinë në Glasgow, një ndeshje në të cilën kuqezinjtë, përpos humbjes u panë në vështirësi shumë të mëdha.

12:23
17 vite pas sulmeve, përkujtohen viktimat e “11 Shtatorit” në SHBA

Kjo e martë shënon përvjetorin e 17 të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Për çdo amerikan, imazhet tronditëse, tmerri dhe trishtimi i asaj dite janë ende të gjalla.

12:15
“Mjekët pa kufij”: Mbi 100 emigrantë të mbytur në brigjet libiane

Më shumë se 100 emigrantë janë mbytur në një incident të ndodhur pak pas nisjes nga brigjet libiane, më herët gjatë këtij muaj.

12:03
Endrra zikaltër e Diego Simeone, një ditë ndoshta realitet

Diego Pablo Simeone nuk e mohon se në të ardhmen mund te jetë në pankinën e Interit. Tekniku i Atletico Madrid në një intervistë për median spanjolle komentoi deklaratën që bëri ditë më parë motra dhe njëkohësisht agjentja e tij Natalia Simeone teksa theksoi se kalimi i trajnerit te zikaltrit ishte cështje kohe.

11:59
Kylie Jenner dhe fiksimi për buzët

Kylie Jenner ka zgjedhur revistën “Glamour” për të folur për fiksimin e saj për buzët, ndryshimet në një moshë të re të trupit për shkak të shtatzënisë.

11:58
Vettingu i politikanëve, Salianji: Jemi në pritje të mazhorancës

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, pr/ligjin për Vettingun e politikanëve, por ende nuk dihet se kush janë organet që do ta bëjnë këtë proces.

11:53
Sulmet e 11 Shtatorit, Bushati: Luftën ndaj terrorizmit ta përballojmë së bashku

Sulmet e 11 shtatorit 2001 do të mbahen mend gjatë në historinë e njerëzimit si ngjarja që ndryshoi situatën e sigurisë në botë, dhe nisi luftën e fuqishme ndaj terrorizmit global.

11:46
Britania, siç nuk e keni parë kurrë më parë – FOTO

Nuk ka rëndësi nëse keni qenë apo jo në Britani, këto pamje ka shumë pak gjasa që mund të jenë parë edhe nga vetë britanikët.

11:37
Shkatërrohet banda e gangsterëve italo-shqiptarë

“Guardia di Finanza” e Bergamos ka ekzekutuar 7 urdhërarreste në ngarkim të eksponentëve të lartë të një organizate kriminale të përbërë nga italianë e shqiptarë, të dyshuar për zhvatje, grabitje, plagosje, shpërndarje lëndësh narkotike, vjedhje, kërcënime dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

11:31
“Fundi i Marrëzisë”, Tabaku: Pastrim parash përmes lojërave të fatit

Një ditë pasi mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë vendosi t’i kërkojë Parlamentit rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat, pasi, sipas tij, ulja e barrës fiskale për lojërat e fatit stimulonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka vënë në dukje se në 5 vitet e PS ndryshe nga sa u premtua, lojërat e fatit janë favorizuar.

11:16
Ferrari zyrtarizon: Ikën Raikkonen, vjen LeClerc

Kimi Raikkonen nuk do të jetë më pjesë e Ferrarit në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2019.

11:10
Uragani “Florence”, urdhërohet evakuimi i mbi një mln banorëve

Më shumë se një milion banorë që jetojnë përgjatë bregdetit të Karolinës së Jugut dhe Virxhinias janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre, teksa pjesë të tëra të Amerikës buzë Atlantikut pritet të përballen me atë që pritet të jetë stuhia më e fuqishme ndonjëherë që ka goditur rajonin.

10:51
Maratona e tretë e Tiranës, zbulohet itinerari

Maratona e Tiranës 2018 mirëpret edhe këtë vit vrapues nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e saj.

10:50
Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, dështon serish seanca

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar seanca ku do të lexohej pretenca për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë, të akuzuar si pjesëtarë të bandës kriminale.

10:48
Kapitullimi përballë Portugalisë, Italia s’ka forcë për të reaguar

Italia ia komplikon shumë gjërat vetes në Ligën e Kombeve. Në “Da Luz” të Lisbonës, skuadra e drejtuar nga Mancini u mposht me rezultatin 1-0 nga Portugalia, kampione e Europës në fuqi, në një sfidë ku të gjithë prisnin reagimin e “axurrëve” pas ndeshjes së parë të zhvilluar me Poloninë, pak ditë më parë.

10:27
Kim Jong-un fton Trumpin për një takim të dytë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka kërkuar përmes një letre presidentit amerikan, Donald Trump, një takim të dytë mes tyre pas samitit historik të qershorit në Singapor, siç njofton Shtëpia e Bardhë, sipas së cilës po shqyrtohet tashmë përcaktimi i datës.

10:15
Administrata e Trump kërcënon Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, e quan të paligjshme

Administrata e presidentit Trump i ka përshkallëzuar sulmet ndaj organizatave ndërkombëtare duke kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

10:02
“Vdekja e internetit” apo “Fundi i memeve”, momenti kritik i të drejtave të autorit në BE

Ai është një reper haitian, këngëtar e aktor, por që këtë të martë ka marrë mbi supe një mision të vështirë duke vizituar Parlamentin Europian në Strasburg.

10:00
Ujori, shenja e ditës

Hëna sot të bën të ndjehesh e lirë dhe e lumtur! Ndoshta në punë duhet të bësh zgejdhje të rëndësishme por mos u shqetëso.

09:35
Dita që ndryshoi botën, 17 vite nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit

Sulmet e 11 shtatorit, ashtu si dhe goditja në “Pearl Harbor”, ishin një fitore e madhe taktike për armiqtë e Amerikës. Por ato nuk mundën kurrë të ktheheshin në një fitore të madhe strategjike, përkundrazi.

09:27
11 Shtatori, imazhet që tronditën botën – FOTO

Afro 3.000 njerëz humbën jetën kur avionë të marrë peng nga terroristët devijuan itineraret dhe u përplasën me kullat binjake tregtare, Pentagonin dhe fushën pranë Shanksville te Pensilvanisë, më 11 shtator të vitit 2001, duke e përfshirë Amerikën në një situatë të re të ndërgjegjshme të terrorizmit global.

09:14
“Pajtimi i Serbisë me Kosovën, kur politikat e së kaluarës të braktisen”

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijančič thekson se Bashkimi Europian pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun.

09:09
SHBA, qëndrim i ashpër ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të refuzojnë të bashkëpunojnë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, nëse ajo kryen hetime mbi akuza për krime lufte ndaj ushtrisë apo personelit të inteligjencës amerikane në Afganistan.

08:39
Ndëshkimi i Serena Williams në finale, vijojnë debatet në botën e tenisit

Serena Williams mori mbështetjen e Shoqatës së Tenisit për Femra, pas sjelljes së saj në fushë të shtunën gjatë ndeshjes finale ku ajo humbi trofenë US Open ndaj japonezes Naomi Osakas.

08:24
Rusia, gati për stërvitjen më të madhe ushtarake në 40 vite

Rusia përgatitet të zhvillojë stërvitjet më të mëdha ushtarake në gati 40 vjet duke filluar të martën në Siberinë lindore.

E hënë, 10 Shtator 2018
23:10
Te “Pema e thatë”, potenciali turistik i plazhit dikur simbol terrori

Pika më e afërt mes bregdetit shqiptar dhe atij grek, plazhi që sot njihet me emrin Pema e Thatë dikur ishte një simbol terrori dhe frike kolektive për banorët e Ksamilit.

23:03
Panucci: Skocisë i “dhuruam” dy gola

Edhe pse ndaj Skocisë u pa një ekip, i cili nuk arriti thuajse në një asnjë moment të krijonte një rast të denjë në portën kundërshtare, trajneri Panucci u shpreh pas ndeshjes së fitorja ishte e dhuruar për kundërshtarin.

22:54
Pa Ronaldon, Portugalia mposht Italinë

Ronaldo nuk iu bashkua kombëtares portugeze në Ligën e Kombeve, por sërish kombëtarja e tij triumfoi ndaj italianëve të drejtuar nga Mancini.

22:52
“Për në NATO dhe BE”, Zaev dhe Ahmeti nisin fushatën për referendumin

Në Maqedoni nisi zyrtarisht fushata për referendumin e 30 shtatorit, ku do të vendoset për marrëveshjen e arritur me Greqinë, për emrin e ri të vendit, pakt i cili i hap rrugën Shkupit për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe NATO.

22:47
Kosova, fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, merr kreun e grupit

Kosova ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, duke e bërë këtë në stadiumin “Fadil Vokrri, teksa mundi 2-0 Ishujt Faroe.

22:34
Zbresim me “këmbë në tokë”, Skocia fiton 2-0 me Shqipërinë

Kombëtarja e drejtuar nga italiani Panucci ka dalë e mundur nga transferta skoceze me rezultatin 2-0, duke arritur të rezistojë vetëm një pjesë në “Hampden Park”.

22:12
“Marrëveshja për Brexit, brenda 6-8 javësh”

Michel Barnier, negociatori i Bashkimit Evropian për daljen e Britanisë nga blloku – proces i njohur si Brexit, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh, mbi kushtet e divorcit.

22:10
“Kumbari i fundit” ” – Çfarë do të ndodhë në episodin 2

Mbeshtetur mbi fakte te verteta ku vetmite e dy njerezve perballen ne luften midis krimit te organizuar e shtetit: Provenzano i Cosa Nostra e Sanna, shefi i skuadres Duomo.

21:15
Vuçiç i hodhi “benzinë zjarrit”, reagon Thaçi, por edhe BE

Një ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës në Kosovë e cilësoi si një “udhëheqës të madh” ish presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në ish-Jugosllavi.

20:53
Thertore brenda “lavazhit” të makinave!

Fiks Fare, ka denoncuar disa herë tregtimit e kafshëve të pakontrolluara dhe që theren në kushtet skandaloze dhe jashtë thertoreve. Ndërkohë që vazhdon edhe sot pothuajse e njëjta situatë.

20:42
Si të ndiqni Top Channel; Mënyra për të rimarrë sinjalin televiziv

Në orën 10:00 të së hënës janë mbyllur transmetimet analoge tradicionale të Top Channel në qarqet Tiranë dhe Durrës. Abonentët e “Digitalb” e kanë tashmë të listuar programin e Top Channel, ndërsa pjesa tjetër e teleshikuesve duhet të kenë një dekoder DVB-T2.

20:33
Siguria ushqimore/ Viça të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia me certifikatë false

Fiks Fare zbulon rrugën se si hyjnë në vendin tonë mish i pakontrolluar, por me matrikullim të rremë. Fiks fare tregon mënyrën sesi viçat kontrabandë e të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia në Shqipëri. Këto viça futen në pikat e kalimit kufitar me dokumente false. Bëhet fjalë për një skandal në tregun e bagëtive.

20:20
Mbetjet vrasin bagëtitë në Prrenjas, hidhen dhe digjen në qiell të hapur

Ky është vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Prrenjasit, i cili nuk ka asgjë të ngjashme me kriteret e përcaktuara në ligj për funksionimin e landfilleve.

19:57
“Pranverë” në Top Channel; Sezoni i ri me numrin më të madh të programeve të reja

Top Channel nisi sezonin e ri televiziv me paketën më të madhe të programeve të reja, por edhe atyre ekzistuese.

19:36
Skoci-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Panucci do të hedhë në fushën e lojës një skuadër me ndryshime të shumta në transfertën e Skocisë, krahasuar me ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”.

19:32
Mjekët kërcënohen për ilaçet, gjoba dhe pushim nga puna

Mjekët e familjes kërcënohen me vendin e punës për të mos dhënë barna në rimbursim që i përmban lista e barnave të rimbursueshme , por që janë të kushtueshme.

19:28
Mbyllja e transmetimeve analoge, AMA: 88 mijë dekodera falas

Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, komentoi mbylljen e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës.

19:24
Finalja e Europianit në Volejboll në Tiranë, Veliaj: Gati për evente të mëdha

Kompleksi modern i Parkut Olimpik të Tiranës priti për herë të parë në Shqipëri, një event të përmasave të mëdha, siç janë Finalet e Europianit në Volejboll për Femra (U19). Ndeshjen finale Itali-Rusi, e cila u zhvillua mbrëmë, e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

19:08
Skandalet seksuale, dorëhiqet drejtuesi i CBS-it, Les Moonves

Gjashtë gra të tjera kanë akuzuar për ngacmim seksual ish-drejtuesin e korporatës mediatike CBS, Les Moonves duke çuar në 13 numrin akuzueseve, për ngjarje që kanë ndodhur vite më parë.

18:50
Artisti misterioz që kthen makthet në piktura

Shumica e artistëve, po të kontaktoheshin nga mediat, do të përfitonin menjëherë nga rasti që të ekspozonin veprat e tyre para një publiku më të gjerë. Por jo në këtë rast.

18:29
Lufta civile në Afganistan, talebanët marrin qarkun e Khamyab

Talebanët në Afganistanin e veriut kanë marrë një distrikt strategjik të rëndësishëm pranë kufirit me Turkmenistanin dhe kërcënuan një kryeqendër province, duke vrarë dhjetëra trupa afganë në një seri sulmesh.

17:59
Gjendet i pajetë 13-vjeçari, dyshohet se është vetëvrarë

Një 13-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Fitore të Vlorës.

17:44
Trump kundër librit mbi presidencën e tij

Presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi përsëri ashpër librin e ri të autorit Bob Woodward që bën fjalë për presidencën e tij, duke e quajtur një tjetër sulm të zakonshëm, në morinë e sulmeve të tjera kundër tij.

17:38
Vendimi i SHBA, do të mbyllë misionin palestinez

SHBA do të mbyllë misionin e organizatës për çlirimin e Palestinës në Uashington.

17:23
Jeremiç: Përkrahim dialogun me shqiptarët

Në një intervistë për DW, Vuk Jeremiç, ish-ministër i Jashtëm serb, kritikon qasjen e presidentit serb për çështjen e Kosovë, teksa flet për krijimin e lëvizjes opozitare, Aleanca për Serbinë.

16:58
Ndjekje dramatike, panik në aeroportin e Lionit – VIDEO

Fluturimet në një nga aeroportet e rëndësishme të Francës janë ndalur të hënën pasi policia arrestoi një person, që kishte mundur që me makinën e tij të kapërcente perimetrin e sigurisë dhe të hynte në pistë.

16:48
Uria dhe shfarosja, armët e reja të luftës moderne

Përdorimi i urisë dhe shfarosjes si një armë lufte është bërë i zakonshëm. Save the Children, në një analizë të saj, tregon se më shumë se një gjysmë milioni të mitur në zonat e konfliktit mund të vdesin si pasojë e mosushqimit deri në fund të vitit, nëse nuk marrin trajtim, ose ndryshe një fëmijë në çdo minutë.

16:46
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 56

Euzhenio i tregon Dantasit se s’ndihet i sigurt sa duhet për të mbrojtur Rubinjon, kjo gjë e shqetëson Bibinë. Banda e Batorit kërcënojnë Bibinë e djalin, nëse flet Rubinjoja.

16:34
TopAwards/ Ndryshon kreu, Tayna dhe Don Phenom rimarrin fronin!

Duket se kreu ndryshon brenda vetes, megjithatë ndryshime të vogla në listë bëjnë diferencën. Ndryshe nga java e kaluar ku “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil mbante vendin e parë, këtë javë ky projekt muzikor kaq shumë i pëlqyer, i ka lënë vendin edhe një herë tjetër, Tayna-s dhe Don Phenom me “Columbiana”.

16:32
Denuklearizimi i Koresë së Veriut, Putin takon kryeministrin japonez

Programin bërthamor i Koresë së Veriut ka qenë kryefjala e takimit mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

16:03
Çifti në krizë? 4 hapa për të shpëtuar lidhjen

Çështjet e zemrës janë si malet ruse, kalojnë mes ulje-ngritjesh, ku marrëdhënia njëherë duket si një kopësht lumturie dhe njëherë gjithçka e zezë, sikur nuk ka kthim pas.

15:51
Dekriminalizimi dhe vettingu, Balla: Të gatshëm për bisedime. PD, në Kuvend nga Rregullorja

Dekriminalizimi është ligji parantezë e vettingut të politikës që propozon sot opozita. Partia Socialiste duket se ka qenë më e goditura nga Dekriminalizimi, në raport të pushtetit qendror apo lokal. Një përfundim që Taulant Balla e ka hedhur poshtë në studion e “Top Talk”, si i ftuar i gazetarit Denis Dyrnjaja.

15:50
“Top Talk”, Balla për vettingun e politikës: Jo “gjueti shtrigash” nga ata që hapën çadrën

Në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, në intervistën e transmetuar këtë të hënë në Top Channel, kreu i grupit parlamentar socialist i është përgjigjur edhe një pyetje-dilemë:

15:50
“Vettingu i politikës sipas PD”, Balla në “Top Talk”: Përpjekje për të penguar BKH dhe SPAK

Nisma e Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi për vettingun në politikë ka qenë tema kryesore e “Top Talk” për këtë të hënë në ekranin e Top Channel, ku i ftuari i gazetarit Denis Dyrnjaja ka qenë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

15:49
“Hapësira miqësore” për të miturit. Ambientet e posaçme për viktimat e dhunës në familje

Pas ndryshimit të Kodit Penal për të mitur, për herë të parë në Shqipëri do të ketë hapësira të posaçme për trajtimin e kësaj kategorie gjatë shoqërimit në komisariatet e policisë.

15:40
Shkolla këtë vit nuk do të ketë të lindur të shekullit të kaluar

Edhe një javë dhe nxënësit kthehen në shkollë, por këtë vit ka diçka të re. Për herë të parë në bankët e shkollës nuk do të ketë të lindur të shekullit të shkuar. E pra, vitet ’90 bëjnë bagazhet dhe i lënë hapësirë të lindurve në vitet 2000.

15:27
Shkencëtarët francezë, apel udhëheqësve botërorë: Veproni!

Nxehtësi ekstreme në Europë, Japoni e SHBA. Zjarre në pyje e shkrirje akujsh. 700 studiues francezë janë bërë bashkë në një hap të pazakontë, e u kanë drejtuar një apel udhëheqësve botërorë për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike.

15:12
Gjermani, rifillojnë telashet për Kancelaren Merkel

Pas heshtjes verore, në skenën politike gjermane po ashpërsohen tonet mes partnerëve në pushtet, CDU dhe CSU.

15:06
Rikthimi i “Chunky Sneakers”

“Chunky Sneakers” rikthehen këtë vjeshtë dhe janë tendenca e re. I keni parasysh atletet e gjimnastikës me shollë të madhe, dhe që i kemi parë ngado edhe gjatë stinës që lamë pas?

14:57
Rrëzohet dekreti i Metës për lojrat e fatit

Mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë do t’i kërkojë Parlamentit rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat, pasi, sipas tij, ulja e barrës fiskale për lojrat e fatit stimulonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik.

14:42
PD, Tabaku: KE rrëzoi ligjin Rama-Fusha për Teatrin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se letra e KE-së për çështjen e Teatrit “rrëzoi ligjin Rama-Fusha”.

14:40
Hapet aksi që lidh zonën e veriut me Doganën e Tiranës dhe Portin

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro inspektoi gjatë ditës së sotme përfundimin e punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor që lidh Vorën me ish-fabrikën e tullave dhe doganën e Tiranës. Rruga me gjatësi 1.2 kilometra konsiderohej një ndër më problematiket për shkak të gjendjes së degraduar dhe fluksit në rritje të mjeteve që e përshkonin.

14:16
Thaçi pret liderët e Luginës së Preshevës: Kërkojmë rezolutë nga Kuvendi i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës këtë të hënë në Prishtinë, të cilët i kanë kërkuar atij miratimin e një rezolute në Kuvend përmes të cilës të kërkohet bashkimi i Luginës me Kosovën.

14:03
Letra e BE-së për Teatrin, Veliaj: Lajm i shkëlqyer, tani askush s’duhet ta pengojë progresin

“Një lajm të shkëlqyer” e quajti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se Bashkimi Europian ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në.

14:03
Kuqezinjtë, stërvitje të izoluar në Skoci

Përfaqësuesja shqiptare ka zgjedhur të zbresë në fushën e stadiumit të Glasgout vetëm për ndeshjen, pa zhvilluar asnjë seancë stërvitore, një zgjedhje e trajnerit kjo, ndoshta për të luajtur me ndonjë element surprizë, apo pa i dhënë shumë informacion ekipit kundërshtar.

13:59
“Hampden Park”, stadiumi i frikshëm. Kuqezinjtë, përballë 20 mijë tifozëve

“Hampden Park” është stadiumi ku do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne ndeshja mes Skocisë dhe Shqipërisë.

13:56
Panucci, i “urryeri” i skocezëve. 11 vite më parë i eliminoi në shtesë me Italinë

Christian Panucci nuk shkon për herë të parë në Glasgow dhe as në “Hampden Park”. Madje, atje në Skoci e njohin të gjithë, si një nga lojtarët që i ka prishur ëndrrën rreth 11 vite më parë tifozëve të kësaj përfaqësueseje.

13:50
Australi, nuk rreshtin vrasjet masive brenda familjes

Një person në Perth të Australisë perëndimore është akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, tri fëmijëve të mitur dhe gjyshes së tyre, brenda në një shtëpi.

13:36
Botërori i volejbollit nis me fitoret e dy vendeve organizatore

Në Itali dhe Bullgari nisi kampionati botëror i Volejbollit për meshkuj. Të parat që zbritën në parket për këtë turne ishin pikërisht vendet organizatore të tij.

13:34
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, 15 vite larg drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka marrë vendimin për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, pas ankimimit të Komisionerit Publik, i cili kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK-së për ndërprerje të procesit të vetting-ut për Fanën, e cila kishte dhënë dorëheqjen.

13:21
Instagrami lehtëson komentet me “emoji”

Instagrami ka shtuar një rrugë të shkurtër në aplikacionin e tij, duke vendosur “emoji”-t më të përdorura mbi tastierën tuaj kur fillon të komentosh një postim.

13:10
Emily mahnit sërish

Karriera e saj në modelim është përqendruar rreth fotove të saj provokuese, kështu që nuk kishte si të ishin ndryshe fotot e Emily Ratajkowski për fushatën e re të reklamës së parfumit të Paco Robanne.

12:36
Lufta tregtare “version 2.0” SHBA-Kinë

Kina nuk do të qëndrojë këmbëkryq, por do të kundërpërgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin tarifa të tjera tregtare. Kështu ka reaguar Ministria e Jashtme kineze gjatë kësaj të hëne, pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi se është gati të nënshkruajë tarifat e reja që do të mbulonin virtualisht të gjitha importet kineze në SHBA.

12:32
Gruda, fshati pa ujë

Zona e Grudës, ndonëse vetëm 5 km larg qytetit të Shkodrës, nuk furnizohet me ujë të pijshëm prej 2 vjetësh.

12:27
PD diskuton organizimin e strukturave dhe aksionin opozitar

Partia Demokratike mblodhi grupin e saj parlamentar rreth orës 11:30 të ditës së hënë.

12:18
PS diskuton vetting-un në politikë. Balla: BKH dhe SPAK e garantojnë plotësisht procesin

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për vetting-un e politikanëve, që është propozuar nga Partia Demokratike.

12:16
Libi, persona të maskuar sulmojnë me armë selinë e Korporatës së Naftës

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar selinë e Korporatës Kombëtare të Naftës në Tripoli të Libisë, ku sipas dëshmitarëve dhe burimeve nga forcat e sigurisë janë dëgjuar shpërthime dhe shkëmbim zjarri.

12:12
Përjashtohet Gjetan Gjetani. Deputeti i Kurbinit u akuzua nga Rama për shantazh lidhur me emërimet në polici

Partia Socialiste mblodhi paraditen e së hënës grupin parlamentar, ku u morën disa vendime.

11:54
Video-lojrat më të mira të garave për konsolën tuaj (Foto)

Pas një periudhë në hije me Xbox 360 dhe PlayStation3, video-lojrat me gara janë rikthyer fuqishëm te brezi i ri.

11:45
Liga e Kombeve, fokusi i sotëm te sfida Portugali-Itali

Ndeshja që do të ketë vëmendjën më të madhe mbrëmjen e kësaj të hëne në Ligën e Kombeve është ajo që do të luhet mes Portugalisë dhe Italisë.

11:44
“Luther 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 4

Luther dhe Xheni zhdukin trupin e Kentit dhe e bëjnë Baban të besojë se e ka vrarë ndihmësi tjetër i saj, Frenku. Ndërkohë, vrasësi i dytë vret katër njerëz të tjerë në metro.

11:41
KE: Teatri, ligji nuk shkel MSA-në. Mirëpresim garën me tender të hapur

Ngërçi për çështjen e Teatrit Kombëtar mund të ketë zgjidhje, pasi BE-ja konstaton se ligji i miratuar në Kuvend nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

11:32
Shqipëria përgatitet “të parkojë autobusin” ndaj Skocisë

Përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë mbrëmjen e kësaj të hëne në Glasgoë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, përballë Skocisë, kundërshtari tjetër i grupit tonë që është i përbërë nga lojtarë të marrë nga vetëm 3 ekipe.

11:09
Suedi, javë të tëra paqartësish pas përfundimit të zgjedhjeve

Suedia përballet me javë të tëra paqartësish politike, pasi dy blloqet rivale në vend dështuan të siguronin shumicën qeverisëse në zgjedhjet që i dhanë një shtysë të mëtejshme një partie të ekstremit të djathtë, mes pakënaqësisë në rritje ndaj emigracionit.

10:45
Investimet në zonat rurale. Bashkia e Tiranës rehabiliton rrugën për në fshatin Dritas

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës për në fshatin Dritas, në Zall-Herr, duke zgjidhur një problem disavjeçar të këtyre banorëve që ishin të detyruar të kalonin përmes gropave dhe baltës duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë rrugë.

10:44
“Cicërima” e papublikuar, që mund t’i “shpallte luftë” Koresë së Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump frikësoi ndjeshëm krerët e Pentagonit me një “cicërimë”, që nëse do të ishte publikuar, do të mund të lexohej nga Koreja e Veriut si shenjë e një sulmi të pashmangshëm të Shteteve të Bashkuara.

10:43
Mbyllen transmetimet analoge. Ja si mund të ndiqet nga sot Top Channel

Top Channel, nga dita e sotme ka nisur transmetimin me kualitetin më të lartë të mundshëm. Në orën 10:00 të së hënës janë mbyllur transmetimet analoge tradicionale të Top Channel në qarqet Tiranë dhe Durrës.

10:41
Kur bëhen tre Hadid bashkë në pasarelë (FOTO)

Bella dhe Gigi Hadid, dhe vëllai i tyre gjithashtu model, Anwar kanë shkëlqyer në pasarelën e Prabal Gurung.