Sulmet e 11 Shtatorit, Bushati: Luftën ndaj terrorizmit ta përballojmë së bashku

11/09/2018 11:53

Sulmet e 11 shtatorit 2001 do të mbahen mend gjatë në historinë e njerëzimit si ngjarja që ndryshoi situatën e sigurisë në botë, dhe nisi luftën e fuqishme ndaj terrorizmit global.

Për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati ajo ngjarje tragjike ishte një sulm jo vetëm ndaj SHBA-ve, por ndaj vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale.

“Aktet terroriste të 11 shtatorit 2001, ku mijëra njerëz humbën jetën, ndryshuan botën ashtu siç e njihnim. Sulmi i 17 viteve më parë nuk ishte sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ishte sulm kundër paqes, sigurisë, bashkëjetesës dhe vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale. Lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë përveçse ta përballojmë së bashku”, shkruan Bushati në Facebook.

Top Channel