Harry dhe Meghan tërheqin fëmijët nga shkolla britanike pas vetëm dy ditësh, shqetësime për sigurinë
Duket se kreu ndryshon brenda vetes, megjithatë ndryshime të vogla në listë bëjnë diferencën. Ndryshe nga java e kaluar ku “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil mbante vendin e parë, këtë javë ky projekt muzikor kaq shumë i pëlqyer, i ka lënë vendin edhe një herë tjetër, Tayna-s dhe Don Phenom me “Columbiana”.
Ndërkohë që “Ni Milion Rrugë” ka zbritur me 2 pozicione duke u renditur i treti, rivalët e tij rimarrin fronin duke u ngjitur në vendin e parë. E suksesshme gjithashtu rezulton edhe prurja më e re e Alban Ramosaj “A Thu Pse”, e dyta e trilogjisë “Hiraeth” që për këtë javë është ngjitur me 1 pozicion duke u renditur e dyta në listë.
Kjo është padyshim java e reperes nga Kosova, Tayna e cila qartazi ka pushtuar ‘top 5’ me projektet e saj muzikore. Ajo i ka rezistuar vendit të katërt ashtu si javën e kaluar me “Shqipe” ndërkohë që prurja e saj më e re, “Fake” është ngjitur me 6-të pozicione duke zënë vendin e pestë.
Këtë pozicion javën që lamë pas e mbante Butrint Imeri me “Alea” i cili edhe ka humbur 1 pozicion vazhdon të mbetet në zonën e nxehtë.
Top Channel