Zbresim me “këmbë në tokë”, Skocia fiton 2-0 me Shqipërinë

10/09/2018 22:34

Kombëtarja e drejtuar nga italiani Panucci ka dalë e mundur nga transferta skoceze me rezultatin 2-0, duke arritur të rezistojë vetëm një pjesë në “Hampden Park”.

Shqipëria e nisi ndeshjen me një formacion shumë mbrojtës, duke arritur vetëm një herë në pjesën e parë në portën kundërshtare, ndërsa vendasit patën mundësi të arta për shënim.

Na “fali” në pjesën e parë, por me të nisur pjesa e dytë Steven Naismith shënoi dy herë në portën e Strakoshës, duke bërë që Skocia të marrë një fitore të pastër në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, duke qenë se 3 ditë më parë ishte pushim në grupin tonë.

Pas fitores me Izraelin, e cila ishte ndeshja e parë në Ligën e Kombeve për Kombëtaren shqiptare, tashmë skuadra e drejtuar nga Panucci nuk ka mundur të marrë pikë në tranfertën e vështirë të Skocisë.

Top Channel