PS diskuton vetting-un në politikë. Balla: BKH dhe SPAK e garantojnë plotësisht procesin

10/09/2018 12:18

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për vetting-un e politikanëve, që është propozuar nga Partia Demokratike.

Balla mësohet të ketë thënë se propozimi i Bashës është i dështuar dhe propagandë politike. Sipas Ballës, propozimi synon që të pengojë reformën në drejtësi. Ai ka theksuar se PS-ja është gati për një vetting të vërtetë, të cilin e garanton 100% reforma në drejtësi.

BKH-ja dhe SPAK-u e garantojnë plotësisht një gjë të tillë dhe nuk ndalet vetëm te politikanët, por edhe familjarët. Sipas Ballës, propozimi i PD-së i shmang familjarët.

Top Channel