Shkolla këtë vit nuk do të ketë të lindur të shekullit të kaluar

10/09/2018 15:40

Edhe një javë dhe nxënësit kthehen në shkollë, por këtë vit ka diçka të re. Për herë të parë në bankët e shkollës nuk do të ketë të lindur të shekullit të shkuar. E pra, vitet ’90 bëjnë bagazhet dhe i lënë hapësirë të lindurve në vitet 2000.

Asnjë prej tyre nuk ka marrë frymë shekullin e shkuar, asnjë prej tyre nuk njeh floppy disk, videoregjistruesit, Spice Girls apo Blue. Por çfarë impakti ka ky ndryshim drastik brezash në shkollë?

Ndoshta nuk do të ketë ndryshime në kurrikula, por mbase ka ardhur momenti të bëhen thotë sociologët, duke pasur parasysh se bëhet për një kalim brezash. Sepse sipas tyre për të formuar një vetëdije dhe një vetëdije tek të rinjtë, është e drejtë tu japësh mjetet për të interpretuar historinë e kohës sonë dhe të gjitha ndryshimet, dhe konfliktet që jetojmë ditë pas dite, dhe që sigurisht nuk kanë pasur origjinën kur Dante Alighieri u përzu nga Firence e tij.

Top Channel