Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, komentoi mbylljen e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës.

Ai tha risia e transmetimeve digjitale do te jene programet e larmishme, cilësia në transmetim dhe 34 kanale falas vetëm përmes një dekoderi.

Kemi mbi 5 subjekte që shesin dekodera DVB-T2. Secili ka rrjet shumë të gjerë që transmeton në Tiranë-Durrës. 88 mijë është numri i personave që janë pajisur me dekodera, për ndihmë ekonomike. AMA nuk hyn tek çmimet e subjekteve, por me institucionet e tjera ka vendosur për karakteristikat që duhet të kenë dekoderat”, u shpreh Genti Sala.

Kreu i AMA-s tha se Shqipëria ka numrin më të madh të kanaleve pa pagesë.

Top Channel