Diego Pablo Simeone nuk e mohon se në të ardhmen mund te jetë në pankinën e Interit. Tekniku i Atletico Madrid në një intervistë për median spanjolle komentoi deklaratën që bëri ditë më parë motra dhe njëkohësisht agjentja e tij Natalia Simeone teksa theksoi se kalimi i trajnerit te zikaltrit ishte cështje kohe.

‘Kontrata ime me Atleticon skadon në vitin 2020, është ende larg”, tha Simeone, duke se “gjithnjë kam thënë se një ditë do të jem trajner i Interit, por tani po përjetoj një moment të jashtëzakonshëm me Atleticon. Kalimi te zikaltrit do të ndodhë kur t’i vijë kohë. Për më tepër, Interi e ka tashmë një trajner që po bën një punë të mirë me këtë skuadër”.

Në intervistën e tij, Simeone foli edhe për tema të tjera sic ishte debutimi i djalit të tij, Giovanni, me përfaqësuesen e Argjentinës duke pranuar se u ndje i emocionuar kur ai shënoi në miqësoren me Guatemalën.

Ai shtoi se nuk do ta ketë kurrë nën urdhrat e tij sulmuesin e Fiorentinës, sepse për një trajner është e vështirë të punojë me të birin në të njëjtën skuadër

Top Channel