Elvana ka gabuar me pjatën që i ka dorëzuar shefit, ai e kthen dhe e thyen atë.
Sileoni i hedh kripë salcës së domates së Suzanës.
Të drejtosh një kuzhinë nuk është e lehtë.
Gjatë shërbimit të darkës, Limone shpërthen me Brunildën!
Situata është përsëritur me Sileonin, i cili mbylljen e gojës me adezivin “Qepe” e ka marrë më me sportivitet, madje tenton t’i përgjgijet shef Renatos me xheste.
Brunilda e ka nisur shërbimin e darkës me debate!
“Ata që janë të padëshiruar në Danimarkë, duhet ta ndiejnë”, tha ministrja daneze e emigrimit.
Pas debateve të forta në kuzhinë, konkurrentët kanë mundur të përfundojnë në kohë recetat e dedikuara për personazhet e njohur.
Pasi kanë bërë blerjet në supermarket, Ami dhe Ermali kanë sjellë shportën e tyre në kuzhinë dhe janë konkurrentët e “Hell’s Kitchen” ata që do të improvizojnë në recetat e dedikuar për ta.
Pasi ka bërë blerjet në supermarket, Marini, aktori i Portokallisë, shkon në kuzhinën e improvizuar dhe i përcakton konkurrentëve menunë e tij, atë që ata duhet të gatuajnë me përbërësit që ai ka blerë.
Një shtetas turk i palicencuar dhe pa diplomën e stomatologut ushtron profesionin si dentist në qytetin e Kukësit. Hasan Ugur punon si stomatolog në një klinikë private të cilën Inspektoriati Shëndetësor e ka mbyllur prej muajsh.
Anëtarët e jurisë në gjyqin e “El Çapos” panë pamje nga nëndetësja e parë që ishte kapur nga Roja Bregdetare të SHBA-ve, e që ishte e mbushur me kokainë.
Kreu i PD, Lulzim Basha u shfaq sërish sot pasdite duke iu bashkuar disa prej banorëve që preken nga zgjerimi i unazës së re.
Ky shtatë vjeçar është një gjeni, pasi që në këtë moshë po fiton miliona.
Festivali i Zogjve ka mbërritur në edicionin e tretë, duke përfshirë në një ekspozitë të madhe mbi 3 mijë zogj, të 150 racave të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë. Secila nga racat ka gjuhën e vet të vlerësimit. Vlerësimet janë të thellësisë së ngjyrës, të puplave etj.
Edhe kjo e shtunë e programit “Shiko kush luan” rezervon surpriza në ekranin e Top Channel.
Annegret Kramp-Karrenbauer është kryetare e re CDU-së. Ajo mori 51 përqind të votave në kongresin e Hamburgut të CDU-së. Para votimit ajo u tha delegatëve se ka personalitetin e vet dhe nuk është një “mini Merkel”.
Ndeshja me Teutën në Durrës do të jetë një tjetër test i vështirë për kryesuesit e kampionatit të Partizanit. Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje me një moral të lartë pasi jo vetëm që janë në krye por edhe pas fitores shumë të rëndësishme në derbin e kryeqytetit me Tiranën.
Katër persona janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi dyshoheshin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit atyre u janë sekuestruar 1 kg kokainë, e futur brenda çantës së markës së njohur Gucci.
Një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në 5” në Top Channel, ishte edhe ish-zëvendës minstri i Arsimit, Taulant Muka.
Në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel, me Bieta Sulon, këtë pasdite ishte i ftuar pedagogu Arlind Qori, për të folur mbi protestën e studentëve për arsim cilësor.
Të ftuar sot në “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, ishin studentë nga universitete të ndryshme publike, të cilët prej katër ditësh janë pjesë e protestës për arsim cilësor.
Ka përfunduar pas puthuajse 6 orësh protesta e studentëve për ditën e sotme. Ata i kanë dhënë përgjigje negative kërkesës së kryemistrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për t’u ulur për negociata. Ata do të protestojnë sërish ditën e nesërme dhe më pas do të ketë një tryezë të hapur në Qytetin Studenti, duke respektuar kështu edhe Ditën e Rinisë.
Në autostradën Tiranë-Durrës, një autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç, ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Fotografia e parë që njihet, është ajo e shkrepur nga Zhozef Bisfor Niepce, në vitin 1826 ose 1827, që kap pamjen nga dritarja e shtëpisë në zonën Burgundi të Francës.
Kur fotografi është miku yt më i mirë, padyshim që edhe fotot do të dalin mahnitëse. Të paktën në rastin e Demi Rose!
Shqipëria duket se po ndeshet me një skandal të ri korrupsioni, lidhur me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.
Edhe në Shkozë vijojnë protestat kundër prishjes së banesave në kuadër të projektit të Unazës së Re.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bashkua sërish protestës së banorëve të Astirit, edhe të premten pasdite.
Prokuroria e Tiranës po kryen veprimet hetimore në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërinë e veprimeve të kryera për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.
Një nga shqetësimet e studentëve është edhe kërkesa për një lloj ndershmërie se çfarë bëhet me pedagogët e tyre, si e kanë mbrojtur doktoraturën e titullin e tyre shkencor.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm t’i shërbejnë Shqipërisë.
Portieri i Skënderbeut, Aldo Teqja, gaboi rëndë në minutën e 53-të, fillimisht në tentativën për të larguar topin, që e përplas në trupin e Et’hemit, më pas në ndërhyrjen ndaj futbollistit të Kukësit, duke shkaktuar një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga braziliani Melo.
Në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar Pr/Asociuar. Dr Përparim Kabo, për të diskutuar për protestën e studentëve baza e kërkesave të të cilëve janë kushtet në konvikte, auditore, por edhe përgjysmimi i tarifave.
Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 5 personat e arrestuar për shpërdorim detyre, pasi falsifikuan dokumente dhe regjistruan prona të cilat kishin probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë.
Protesta e studentëve vijon ende përballë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë janë ulur për të treguar se ata do të vijojnë të protestojnë për kërkesat e tyre.
Studentët e Tiranës që kanë tre ditë që protestojnë kanë bërë publike kërkesat e tyre. Në një letër me shkrim dore studentët kanë renditura 8 kërkesat e tyre, të cilat nisin me përgjysmim e tarifave të studimit dhe vënien në jetë kartën e studentit që është shumë jetike për ta.
Finalizohet në Krujë operacioni i koduar “Muzgu”, ku është goditur grupi që trafikonte lëndë plasëse dhe radioaktive.
Në kryeqytet u mbajt sot Forumi i parë Ekonomik i Tiranës ku aktorë vendimmarrës dhe të biznesit vendas e të huaj diskutuan mbi sfidat e zhvillimit ekonomik.
Në një natë galà që shënon vitin e dytë të themelimit të Dhomës së Prodhuesve Shqiptarë, gazetari i Top Channel, Marin Mema është vlerësuar me një çmim të veçantë mirënjohjeje për punën e bërë në promovimin e vazhdueshëm të vlerave autentike shqiptare, si dhe zbulimin e gjurmëve shqiptare brenda e jashtë vendit.
Me 7 vota pro dhe 12 kundër, mazhoranca rrëzoi nismën e opozitës për vettingun e politikës në mbledhjen e përbashkët të komisionit të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit.
Opozita kërkoi nisjen e hetimeve dhe nxjerrjen para drejtësisë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas publikimit të fakteve se kompania fituese e lotit të parë për zgjerimin e Unazën e Madhe, ka falsifikuar dokumentet për të fituar tenderin prej 18 milion eurosh.
Në ndryshimet e reja që propozohen në ligjin për Policinë e Shtetit, parashikohet që çdo efektiv, i cili nuk pajiset me certifikatë sigurie, të lirohet automatikisht nga detyra.
Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame deklaroi se një pjesë e ndërtimeve pa leje në zonën e unazës së re janë legalizuar në shkelje të ligjit.
Teksa studentët i kishin lënë orën 16:00 ministres Nikolla si afat për t’u përgjigjur për tre kërkesat e tjera të tyre, nga Ministria e Arsimit, rreth orës 15:00, ka ardhur edhe një përgjigje për kushtet e tyre.
Po si janë kostot e arsimimit në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit, përsa i përket studimeve universitare të nivelit Bachelor, master apo PHD. Në Shqipëri, tarifa për nivelin Bachelor varion nga shkolla në shkollë, nga 20 mijë lekë në 45 mijë lekë, që është më e larta në Universitetin e Mjekësisë.
Në një kohë kur studentët ngrenë zërin edhe për përmirësimin e kushteve të konvikteve, Top Channel ka bërë një vëzhgim brenda godinave të rezidencës universitare studentore nr.1 në Tiranë, për të parë se çfarë ofron kjo rezidencë, sidomos me ardhjen e dimrit.
Në kohën kur në disa universitete nuk bëhet mësim dhe studentët janë hedhur në protesta, në Gjirokastër Universiteti “Eqerem Çabej” festoi 50 vjetorin.
Një nënë 31 vjeçare nga Ostreni humbi tre fëmijët e saj të sapolindur për shkak të mungesës së mjekut gjinekolog në spitalin e Bulqizës.
Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.
Banorët e fshatit Dërmenas protestojnë për tokën e zaptuar nga “By Pass”-i i Fierit. Janë 75 familje në këtë zonë, tokat e të cilëve janë prekur dhe, deri më sot nuk janë dëmshpërblyer.
Shqipëria ka marrë mbështetjen unanime të vendeve anëtare të OSBE-së për kandidaturën e saj për të drejtuar këtë organizatë të rëndësishme në vitin 2020. Vendimi u zyrtarizua sot gjatë Takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano.
Kohë sanksionesh për Milanin, veç asaj të bilanceve për një gjysmësezoni që nuk po shkon sipas parashikimit.
Derbi i Italisë do të mbërthejë miliona shikues mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:30, në një 90-minutësh që nuk do të ndikojë shumë për hierarkinë në Serie A. Por, do të mësohet diçka më shumë mbi rivalitetin e përjetshëm të dy prej skuadrave më të njohura në Apenine.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediet, në lidhje me skandalin e falsifikimit të “Unazës së re”.
Rubrikën “Përgjigjja ime”, kryeministri Rama e shrytëzoi këtë herë për të biseduar në distancë me studentët protestues, duke u treguar i gatshëm të dëgjonte shqetësimet drejtpërdrejt prej tyre, pa ndërhyrje të palëve të tjera.
Manchester United ka mbajtur deri më tani një linjë mbështetëse ndaj trajnerit Jose Mourinho, pavarësisht përplasjeve serioze me disa prej lojtarëve të ekipit, e pavarësisht rezultateve që janë reflektuar edhe në hierarkinë e Premier League.
Gjirokastra ka vijuar traditën e përvitshme të ndezjes së dritave të festave të fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit, teksa fëmijët janë ata që gëzojnë më së shumti.
Me ftesë të palës ruse, kryeministri grek Alexis Tsipras ka mbërritur në Moskë për një vizitë zyrtare.
Studentët u mblodhën sërish këtë të premte para Ministrisë së Arsimit për të protestuar. Pas plotësimit të një prej kërkesave të tyre, ata duan plotësimin e të tjerave.
Teksa studentët vijojnë protestat deri në plotësimin e të gjitha kërkesave, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla thotë se është gati të takohet me ta.
“30 ditë heqje lirie”, është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Iljaz Katirajn, i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Edi Rama.
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë dërgimin e një anijeje luftarake në detin e Zi. Rrjeti mediatik amerikan CNN thotë se zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë kërkuar nga Departamenti i Shtetit të njoftojë Turqinë, mbi planin që luftanija të kalojë nëpër ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve, të cilat ndajnë Stambollin dhe lidhin Mesdheun me detin e Zi.
Papa Françesku, që afrimin e Krishtërimit me Islamin e ka kthyer në një gur themeli të Papatit të tij, do të vizitojë në muajin shkurt Abu Dhabin, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në Lagunën e Kune-Vainit në Lezhë janë rikthyer shpendët e rrallë, përfshi disa specie që nuk janë parë prej dekadash. Prej muajsh, ekspertët po i gëzohen kthimit të pelikanit kaçurrel.
Kamera e Top Channel ka shkuar në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Ai vend, për më shumë se 40 vite ka shërbyer si dekantimi i naftës bruto, ndërsa është lënë në mëshirë të fatit. Aktualisht është në pronësi të Albpetrolit.
Ermal Sela, është muzikant dhe koleksionist i veglave muzikore të të gjitha trojeve shqiptare.
Ndeshja me Teutën në Durrës do të jetë një tjetër test i vështirë për kryesuesit e kampionatit shqiptar të futbollit, Partizanin.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte ndër të parët që hodhi hije dyshimi për kompaninë fituese të lotit të parë në “Unazën e re” dhe pas vendimit të sotëm të ARRSH-së për të pezulluar punimet, ka reaguar në rrjetet sociale.
Mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave, si dhe shtimi i korsive të dedikuara për biçikletat si alternativë ekologjike transporti, e kanë renditur Tiranën në listën e qyteteve pretendente për të fituar çmimin “Kryqyteti i gjelbër europian” që organizohet çdo vit nga Komisioni Europian.
Parlamenti hodhi shortin për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. Dy anëtarë nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën automatikisht dy emrat e vetëm që kishte dërguar ky institucion, Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha, kjo e fundit e propozuar nga presidenti për kryetare të KLSH-së.
Autoritetet italianë kanë dënuar me burg autorët shqiptarë që vranë bashkatdhetarët e tyre. Viktimat janë kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj. Mediat italiane raportojnë se gjykata ka vendosur dënimin me burg nga 16 deri ne 20 vjet për autoret e përfshire në vrasjen e dyfishtë.
Autoriteti Shtetëror i Rrugëve ka vendosur pezullimin e punës në lotin numër 1 të “Unazës se re”. Pas publikimit të fakteve, se një prej kompanive ka falsifikuar dokomunentet, ARRSH ka kërkuar të dhëna nga autoritetet amerikane për kompaninë “Dunwell Haberman”.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të nisë menjëherë hetimin për projektin e dyshimtë të Unazës së Madhe në Tiranë, projekt i cili ka nxjerrë dhe pritet të nxjerrë qindra banorë jashtë shtëpive të tyre.
Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi Cërrikun në kuadër të nismës që ka ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.
Pas 18 vitesh në krye të CDU-së, Angela Merkel tërhiqet! Politikani i financave, Friedrich Merz; sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer; si dhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, janë në garë për ta zëvendësuar atë në postin e kryetarit të CDU-së.
Marrëveshja “e dështuar” për “Brexit”-in, që Theresa May ka sjellë në Parlament për votim këtë javë, është një dështim monumental dhe shkatërrimtar për vendin tonë. Me këtë frazë e nis analizën e tij për “The Guardian” Jeremy Corbyn, udhëheqësi i Partisë Laburiste opozitare në Britaninë e Madhe.
Constance Wu është e para grua aziatike në 44 vite, që nominohet për një çmim “Golden Globe” në kategorinë e “aktores më të mirë kryesore”.
Pavarësisht tërheqjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke hequr pikën 4 që tarifonte çdo kredit të provimeve të bartura, në VKM-në e kundërshtuar ashpër nga studentët, të cilët prej dy ditësh mblidhen në protestë para kësaj ministrie, ata duket se nuk janë kënaqur me plotësimin e vetëm një prej kërkesave të tyre.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se qeveria e tij nuk është përfshirë në arrestimin e një ekzekutiveje të lartë të gjigantit kinez të telekomit, “Huawei”.
Simone Inzaghi dhe vëllai i tij Filippo janë dy trajnerë në “Serie A” që nuk po përmbushin aktualisht objektivat e skuadrave respektive, duke sjellë logjikisht edhe diskutimin për qëndrimin apo jo në post.
Pas çështjes së Sergio Ramosit te Reali i Madridit, që mori një substancë të ndaluar në finalen e Championsit, dhe pas problemeve me transferimin e Neymar te PSG, tani “Football Leaks” vendosi një tjetër skuadër spanjolle në shënjestër.
Ceremonia në kujtim të 10-vjetorit të vrasjes së Alexis Grigoropoulos ka degjeneruar në akte dhune ekstreme. Qindra anarkistë janë përleshur me forcat e rendit në rrugët e Athinës, gjatë së enjtes.
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të emërojë zëdhënësen e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.
Tekniku kroat Ivan Juriç është përballur mbrëmjen e djeshme me shkarkimin për herë të tretë në më pak se dy vite, nga stoli i skuadrës italiane të Genoas.
Kryeministri francez Edouard Philippe tha se 89,000 anëtarë të forcave të sigurisë do të vendoseshin në mbarë vendin të shtunën, duke përfshirë 8,000 në Paris, ndërsa në rrugë do të dalin edhe disa automjete të blinduara.
Juventusi do të presë sonte në “Allianz Stadium” Interin, në atë që quhet derbi i Italisë, pasi bëhet fjalë për një përballje mes dy skuadrave që i kanë dhënë tonin kampionatit italian të futbollit.
Një prodhim i gjigantit kinematografik Walt Disney, mbërrin në kinematë shqiptare, në të gjithë rrjetin Imperial.
Izraeli ka të ngjarë të lejojë eksportet e kanabisit mjekësor brenda këtij fund-viti, tha një ligjvënës i lartë të enjten, një masë që do të rriste të ardhurat në arkën e shtetit dhe do të ngadalësonte numrin në rritje të firmave që krijojnë ferma jashtë vendit.
I verbëruar dhe i “hipnotizuar” nga Yoko Ono. Kështu e përshkruan Ray Conolly John Lennon-in në librin që i ka dedikuar atij: “Being John Lennon: A restless life”.
Qeveritë e Bashkimit Evropian që refuzojnë të strehojnë refugjatë, mund të paguajnë për t’u përjashtuar nga sistemi i bllokut për ndarjen e emigrantëve, thuhet në një propozim të Francës dhe Gjermanisë, që synon t’i japë fund një grindjeje të gjatë brenda unionit mbi migracionin.
Ukraina kërkoi një mbledhje të dhjetëra ministrave të jashtëm të enjten, për të rritur sanksionet kundër Rusisë, duke akuzuar Moskën për agresionin ndaj Kievit dhe “mbjelljen” e paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë në të gjithë Perëndimin.
Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio tha të enjten se një analizë e zërave kryesorë të buxhetit 2019 të qeverisë, tregon se ata do të kushtojnë më pak se sa pritej, duke shtuar se ajo që është e rëndësishme për Brukselin, është që borxhi të zbresë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Misioni Amerikan pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, përshëndeti miratimin e kandidaturës së Shqipërisë, për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020.
Senatorët e SHBA, të vendosur për të ndëshkuar princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, thanë të enjten se duan të votojnë javën e ardhshme për të dënuar Riadin, por u përpoqën të bien dakord se si të veprohet më së miri.
Alexander Solzhenitsyn dhe familja e tij u larguan nga Bashkimi Sovjetik, pasi ai i ekspozoi tmerret e kampeve ruse të punës, në të gjithë botën.
Autoritetet franceze do të mbyllin të shtunën dhjetëra muze, vende turistike dhe dyqane, duke përfshirë Kullën Eifel dhe Luvrin, nga frika e përsëritjes së dhunës së javës së kaluar në Paris, thanë zyrtarët të enjten.
Presidenti Macky Sall ka inauguruar Muzeun e ri të qytetërimeve të zeza të Senegalit në kryeqytetin Dakar. Ai ka ndjekur thirrjet e senegalezëve dhe vendeve të tjera afrikane që Franca të kthejë artin e plaçkitur gjatë epokës koloniale.
Ditën e sotme, në portale qarkulloi një lajm se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka pasur mesataren e studimeve 5.9.
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, u shpreh në emisionin Open me Eni Vasilin se shqiptarët shpenzojnë 39% të të ardhurave vetëm për arsimin.