Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio tha të enjten se një analizë e zërave kryesorë të buxhetit 2019 të qeverisë, tregon se ata do të kushtojnë më pak se sa pritej, duke shtuar se ajo që është e rëndësishme për Brukselin, është që borxhi të zbresë.

“Në bisedimet tona me Evropën kam kuptuar se ajo që ata presin nga buxheti, është që ne të ulim borxhin publik sa më shumë që të jetë e mundur, dhe kjo nuk mund të bëhet duke imponuar shtrëngim”, u tha Di Maio gazetarëve, pas një takimi të ministrave për të diskutuar buxhetin në zyrën e kryeministrit.

Qëllimet kryesore të buxhetit të qeverisë janë të ulin moshën e daljes në pension, të cilën Di Maio tha se do të fillonte nga shkurti, dhe për të futur mbështetjen e të ardhurave për të varfrit, të cilat ai tha se do të fillonin në mars.

Italia ka miratuar një projekt-buxhet për vitin 2019, që sheh deficitin të rritet deri në 2.8 %, shifër kjo e kritikuar ashpër nga Komisioni Europian, me këtë të fundit që ka kërcënuar me masa disiplinore, nëse nuk rregullohen zërat e buxhetit.

Top Channel