E enjte, 06 Dhjetor 2018
19:14
Një program për të kufizuar përdorimin e telefonave nga fëmijët?

Apple i është kërkuar ndërtimin dhe hedhjen në treg të një programi, apo formë tjetër zgjidhjeje që do të kufizojë përdorimin e telefonave të saj nga ana e fëmijëve.

18:31
Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip Fiat me drejtues shtetasin V. B. është përplasur me një motor, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit motorit, 63-vjeçari me inicialet A.Ç., banues në Orikum.

18:10
Çalja bëhet “Kalorës”. Presidenti nderon peshëngritësin

Peshëngritësi i njohur shqiptar Briken Çalja u nderua nga presidenti për arritjet e tij në pedanë, dhe përfaqësimin e flamurit kuqezi në arenën ndërkombëtare.

17:54
Bashkia: Shkon në mbi 20 numri i ndërtimeve pa leje të prishura

Sipas Bashkisë së Tiranës, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar në mbi 20, ndërkohë që priten të prishen edhe mbi 10 objekte të tjera.

17:49
Të ndash shtëpinë me 5 krokodilë – FOTO

Krokodilët janë një prej specieve më të rrezikshme në planet, e të mbash një të tillë në si kafshë shtëpiake padyshim vë në rrezik jetën tënde, e jo vetëm.

17:41
Studimi: Kush martohet herët, rrezikon divorcin

Femrat që presin deri në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë.

17:30
Studentët kërkojnë kushte më të mira në konvikte, Rama: Qeveria ka nisur investim masiv

Kryeministri Edi Rama tregoi në Facebook se qeveria ka nisur investim masiv “për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve”.

17:24
Sokol Shupo: Bojkot UNESCO-s, këtu kemi mbetur me një tufë me njerëz…

Studiuesi i njohur Sokol Shupo ishte pjesë e debatit në “Ftesë në 5” lidhur me vendimin e UNESCO-s për regjistrimin e lahutës si pasuri serbe.

17:19
Lahutari rrëfen mes lotësh: Lahutën e dhamë vetë, nuk na e grabitën!

I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, ishte lahutari i vjetër i malësisë Jonuz Delaj.

17:18
Ligji për Arsimin e Lartë, Tabaku: Opozita ishte kundër që para 3 vitesh

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja Jorida Tabaku kujton se PD ishte kundër mazhorancës për ndryshimet për ligjin e arsimit të lartë.

17:06
Basha: Rama po i nxjerr jashtë banorët në dimër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sërish me banorët e Astirit të enjten në mbrëmje, ku akuzoi qeverinë se kërkon që t’i nxjerrë ata nga shtëpitë në mes të dimrit.

16:54
Flokëkuqet më seksi të kinemasë dhe televizionit (Foto)

Amy Adams, Christina Hendricks, Jessica Chastain…

16:54
Meta homazhe për Bush: Mirënjohje!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe në Ambasadën amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

16:38
Fuqia e dashurisë – Episodi 119

Ivana ndien mungesën e Klaudios. Ritinja i tregon Zekës se trafikantët s’do të dëshmojnë më kundër tij. Rui i kërkon Sibelit ta prezantojë me tipin që i shiti hormonet Ivanës.

16:31
Arlind Qori në Top Talk: Çdo tentativë për përfitim politik nga protesta studentore, e dështuar

Në studion e “Top Talk” këtë të enjte ka qenë i ftuar pedagogu Arlind Qori që militon brenda Lëvizjes për Universitetin, e cila është organizatore e protestës së studentëve.

16:20
Arlind Qori në Top Talk: Kostoja për rimarrjen në provim është 2 lekë, kërkohen 3000 lekë

Qeveria reagoi sot ndaj protestë së studentëve duke shfuqizuar njërën nga 4 kushtet që studentët kishin vënë, sikurse tarifa e vendosur për kreditet e mbartura.

16:07
Top Talk/ Arlind Qori, Lëvizja për Universitetin: Protesta vazhdon

Protesta studentore sot mori të tjera dimensione, masiviteti i saj u shtua në Tiranë por edhe në rrethe. Ministria e Arsimit reagoi duke shfuqizuar njërën nga 4 kushtet që studentët kishin vënë, sikurse tarifa e vendosur për kreditet e mbartura. Por çfarë do të ndodhë tani me protestën pas vendimit të Ministrisë së Arsimit. Për të mësuar më shumë në studion e Top Talk ka qenë pedagogu Arlind Qori që militon brenda Lëvizjes për Universitetin, e cila është organizatore e protestës.

15:46
Politika e Makronit, e ngjashme me të Klinton e Bler, e bëri protestën të pashmangshme

Trazira në rrugë. Pika karburanti që mbeten pa karburant. Panik për të blerë në supermarkete. Një vend në kaos. Nuk është imagjinata për ndonjë version distopian të Britanisë pas Brexit, por Franca e sotme nën drejtimin e mbrojtësit të vetë-formuar të anti-populizmit, Emanuel Makron.

15:39
Nga ushtria në polici; Lleshaj propozon krijimin e një force elite, mbi RENEA-n

Top Channel ka mësuar se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përgatitur ndryshime në ligjin e policisë që japin mundësinë e krijimit të një force elite mbi RENEA-n, por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit.

15:29
Profili i Fatmir Xhafajt; Në Top Story, u transmetuan video dhe fakte të panjohura

Top Story transmetoi këtë të mërkurë një profil të ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me dokumente dhe intervista ekskluzive për të kaluarën e tij.

15:26
“Shullazi”, Prokuroria pyet sërish dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja

Dëshmitari i drejtësisë, Ylvi Beqja u pyet në Prokurorinë e Tiranës dhe sërish për Shullazin.

15:22
Ushtria e Kosovës; Haradinaj: Më 14 dhjetor, projektligji në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se tri projektligjet të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, do të votohen me 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës.

15:18
Efektet e taksës 100%/ Shqiptarët: Mallrat serbe zëvendësohen. Serbët: S’kemi bukë

Vendimi për taksen 100 % nuk e ka ndryshuar gjendjen në terren. Janë njoftuar me vonese dhe malli serb ka mbetur në depot e tyre.

15:14
Koleksioni i orëve të Enver Hoxhës (FOTO)

Orët në foto dikur kanë qenë të ish diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

15:07
Pazar në krye të hipotekës; Në Korçë arrestohet ish-drejtori dhe vartësit sekserë

Ish-drejtori i hipotekës së Korçës dhe tre punonjës dhe ish-punonjës kanë përfunduar në pranga së bashku me një qytetar. Nga të dhëna konfidenciale dyshohet se kanë kryer korrupsion dhe veprimtari të paligjshme me certifikata të pronësive duke ndërhyrë fiktivisht në dokumente.

15:00
Afatet kushtetuese, ja kur rrezikohen mandatet për deputetët e opozitës

Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës kanë qenë për herë të fundit në Parlament në seancën plenare të 19 korrikut. Referuar procesverbaleve të Kuvendit, bëhet fjalë për 27 përfaqësues të popullit; si nga radhët e Partisë Demokratike, ashtu dhe të LSI-së; mes të cilëve edhe krerët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.

14:45
Meta në Berat: Të rrisim më tepër figurën e mësuesit

Presidenti Meta ka vizituar Beratin paraditen e kësaj të enjte, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes “Nder i Qytetit” i Beratit (pas vdekjes), të mësuesit Shkëlqim Shkëlqim Gjergjani.

14:43
Homeland 5 – Episodi 4

Sauli dhe Alisona darkojnë me ambasadorin izraelit në Gjermani. Kuini merr masat që Keri të shtiret sikur ka vdekur, por një pusi e papritur bën që gjërat të ndryshojnë.

14:30
Roaming me Kosovën do të hiqet me ligj. Në Kuvend pas një jave

Shqipëria do ta miratojë me ligj heqjen e “Roaming”-ut të telefonisë celulare me Kosovën. Propozimi i deputetit Eduart Shalsi u miratua nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, e tashmë do të jetë seanca plenare që do të japë miratimin përfundimtar.

14:28
Mbyllen 4.140 pika bastesh. 90% e bixhozit ka “ulur qepenat” para një janarit

Kompanitë e basteve nuk kanë pritur 31 dhjetorin për mbylljen e pikave të lotove. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deri më tani kanë deklaruar mbylljen 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistrura zyrtarisht në të gjithë vendin.

14:15
Veliaj tek “Astiri”: Po inspektoj punimet e “kompanisë” së Bashës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi mëngjesin e sotëm punimet që po kryhen në zonën e Unazës së Madhe, pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”, lot i cili i është besuar kompanisë “Viktoria Invest”, një nga firmat që sipas Veliajt ka qenë përfituese kryesore e tenderave të Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

14:10
Superiorja nis me Kukësi-Skënderbeu. Cungu kërkon revanshin

Java e 16 e Kategorisë Superiore hapet me supersfidën mes Kukësit dhe Skënderbeut, skuadrat që kanë fituat titullin kampion të vendit në dy sezonet e fundit.

14:04
Turqi, sekuestrohet mbi 1 ton heroinë

Një ditë më parë policia turke ka sekuestruar sasinë më të madhe të narkotikëve në historinë e vendit, 1 ton e 271 kilogramë heroinë.

13:30
8 gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Shpesh në prani të fëmijëve me nevoja të veçanta na ndodh të ndiejmë se duhet të themi apo të komentojmë diçka nisur ndoshta nga kjo gjendje ndryshe.

13:25
Në Shtëpinë Tonë: Leksione patinazhi me Stelën

Një alternativë e këndshme për argëtimin gjatë periudhës të festave është dhe patinazhi.

13:24
Shkelja e “Fair Play”-t financiar, Milani pret të gjobitet nga UEFA

Milani është në pritje të komunikatës së UEFA-s për dënimin e klubit si pasojë e mosrespektimit të rregullit të “Fair Play”-t financiar në trevjeçarin 2014-2017.

13:18
NBA, Lakers mposhtin San Antonion. James “bën ligjin” në parket

San Antonio nuk sheh dritë në fund të tunelit. Skuadra teksane pësoi një tjetër disfatë pas asaj me Utah Jazz, e këtë radhë nga Los Angeles Lakers me rezultatin 113-121, për ta çuar bilancin sezonal me 11 fitore dhe 14 humbje.

13:04
U2, ColdPlay dhe Ed Sheeran, më të paguarit e vitit 2018

“U2”, “ColdPlay” dhe Ed Sheeran janë muzikantët më të paguar në biznes, e për këtë garanton revista “Forbes”.

13:00
Protesta e studentëve, qeveria tërhiqet nga tarifimi i provimeve të mbartura

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, pas protestës së studentëve ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar vendimin që është marrë nga qeveria.

12:58
Luksemburgu, vendi i parë në botë me transport publik falas

Luksemburgu do të bëhet i pari vend në botë me transport publik tërësisht falas. Planet e prezantuara nga qeveria e koalicionit, e udhëhequr nga kryeministri Xavier Bettel, do të bëjnë që trenat, tramvajet dhe autobusët të operojnë pa bileta, duke filluar nga vera e ardhshme.

12:53
Studentët e Vlorës protestojnë “në heshtje”

Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës nuk ka pasur një protestë të programuar, megjithatë studentët kanë pranuar se kërkojnë të drejtat e tyre.

12:47
Dëmtohet ura e Velipojës, u ndërtua 1 vit më parë në rrugën drejt Shkodrës

Ura e mesit është një urë otomane, ndërtuar me gurë 250 vite më parë. Kjo urë është ende në funksion të banorëve të zonës. E shpallur monument kulture, ajo mbahet ende shumë e fortë.

12:24
Proteinat, roli i tyre i rëndësishëm në jetën e përditshme

Proteinat janë shumë të rëndësishme për të pasur një jetë të shëndetshme.

12:13
Arrestohet në Kanada financierja e Huaweit, Kina kërkon lirimin e menjëhershëm

Kina ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të drejtueses së lartë të kompanisë “Huawei”, arrestimi i së cilës kërcënon të shndërrohet në një incident të madh diplomatik.

11:55
Protesta edhe në Durrës, studentët e “Aleksandër Moisiut” kundër tarifave

Protesta studentore që nisi nga studentët e Tiranës e ka zgjeruar gjeografinë e përhapjes së saj edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

11:55
Mjeku popullor Ylli Merja: Vetitë shëruese të dëllinjës

Dëllinja është bimë shëruese, vlerat e së cilës njihen që nga lashtësia.

11:48
Wake Up: Enver Petrovci, jam për Teatrin e ri. I vjetri nuk vlen asgjë!

Aktori dhe regjisori Enver Petrovci tha në intervistën e tij në Wake Up se Teatrin Kombëtar duhet ta ndërtojë shteti dhe jo biznesi privat.

11:40
MASH: Studentët të papërgjegjshëm. Studentët: Protesta do vijojë…

Debati Wake Up: Protesta e studentëve për tarifat e larta të shkollimit dhe tarifat e krediteve për provimet e mbartura, ka sjellë një ” përplasje” live në studion e ” Wake Up” këtë mëngjes, mes studentëve dhe këshilltarit në MASH.

11:38
“Hyatt” vjen në Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja me “Kastratin”

Mesditën e kësaj të enjteje, në kryeqytetin shqiptar është nënshkruar marrëveshja për të sjellë në Shqipëri të gjithë eksperiencën dhe menaxhimin në fushën e hotelerisë, të kompanisë gjigante amerikane “Hyatt Hotels Corporation”, me seli në Chicago.

11:17
Stoltenberg: Nuk është momenti që FSK të kthehet në ushtri

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve të NATO-s, ka thënë ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg.

11:00
Japonia ka aq shumë shtëpi bosh, sa po i dhuron

Katër vite më parë, Naokos dhe Takayuki Ides iu dhurua një shtëpi. Është një shtëpi me dy dhoma dhe e vendosur mes pemëve në një qytezë të vogël të Okutamës në prefekturën e Tokios.

10:56
Dokumentari për Kapitenin, Meta: Cana, ambasador i shkëlqyer

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një nga ikonat e futbollit shqiptar. Në rrjetet sociale, ai shkruan se kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

10:46
Fier, vjedhje masive e boçeve të pishave

Vjedhja e boçeve të pishës në mënyrë të paligjshme ka bërë që drejtuesit e Ndërmarrjes Pyjore në Fier të zhvillojnë kontrolle të vazhdueshme.

10:33
Banorët e “Astirit”, nga protesta te kafja me kryebashkiakun Veliaj

E enjtja ka qenë një ditë ndryshe e punës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Nuk nisi si zakonisht nga zyra e tij, por nga një prej kafeneve në zonën e “Astirit”, shoqëruar nga banorët që deri dje protestonin të shqetësuar për prishjen e banesave të tyre, ndërsa tani kanë liruar banesat pa leje dhe po bashkëpunojnë me autoritetet lokale për t’i hapur rrugë projektit të zhvillimit të “Unazës së madhe”.

10:18
Tarifat e arsimit, protesta studentore “merr zgjerim” (Foto)

Protesta studentore ka marrë një hov të ri këtë të enjte, në ditën e dytë të marshimit nga fakultetet respektive drejt Ministrisë së Arsimit, në “rrugën e Durrësit”, në Tiranë.

10:05
Greqi, përkujtohet 10-vjetori i vdekjes së 16-vjeçarit

Greqia përkujton sot 10-vjetorin e vdekjes së Alexis Grigoropoulos, 16-vjeçarit që u vra prej dy agjentëve të policisë në lagjen “Eksarqia” të kryeqytetit grek, Athinë, më 6 dhjetor 2008.

09:46
Ballkani po mbështillet nga smogu toksik

Dimri ka ardhur dhe qymyri po digjet, duke e mbështjellë Ballkanin me një smog toksik, e duke i shndërruar qytetet e tij në më të ndoturat në planet.

09:33
“Pirelli 2019”, jo vetëm trupa, por edhe jetë! (Video)

Një kalendar që nuk sjell vetëm trupa, por edhe jetë! Ky është kalendari “Pirelli 2019”, i prezantuar në Milano dhe i realizuar nga fotografi i modës skoceze, Albert Watson.

09:15
Dështon furnizimi në ajër, përplasen dy avionë amerikanë. Mision kërkimi në Japoni

Një operacion i madh shpëtimi po zhvillohet këtë të enjte pak milje larg brigjeve japoneze, pasi 5 marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përplasjes së dy avionëve ushtarakë amerikanë, gjatë një operacioni furnizimi me karburant.

08:51
Tarifat e provimeve të bartura, studentët protestojnë edhe në Korçë

Protesta studentore është shtrirë këtë të enjte edhe në qytetin e Korçës.

08:45
Bushi i vjetër prehet sot në banesën e fundit në Houston

Nderimet 4-ditore për George H.W. Bush, presidentin e 41-të të Amerikës, do të përmbyllen këtë të enjte me ceremoninë mortore që do ta çojë trupin e tij të pajetë në banesën e fundit.

08:21
“Jelekverdhët”, fitore absolute. Rritja e taksës hiqet nga buxheti i 2019-s

Rritja e parashikuar e taksave të karburanteve, që shkaktoi protesta javore të dhunshme në Francë, tashmë është hequr nga projektligji për buxhetin e vitit 2019.

05:41
Brnabiç kërcënoi Kosovën, analistët përjashtojnë përdorimin e ushtrisë

Kryeministrja e Serbisë deklaroi të mërkurën se çdo hap për krijimin e një ushtrie në Kosovë, mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake nga Beogradi, dy dekada pas kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës kundër sundimit serb.

04:50
Agjenti i Hysajt “tremb” Napolin: Mbrojtësi mund të largohet në janar

Aktivizimi i pakët i Elseid Hysajt dhe paraqitjet e tij mesatare nën drejtimin e trajnerit Karlo Anceloti, po shtyjnë gjithmonë e më shumë futbollistin e kombëtares shqiptare të mendojë transferimin e shpejtë.

03:59
Lamtumira e të atit, përlotet ish presidenti George W Bush (Video)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë lamtumirën ish-presidentit George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqës aktualë e të mëparshëm nga e gjithë bota.

03:03
Sulmuesi i Interit nuk gjen paqe, përfshihet në një aksident automobilistik

Lautaro Martinez nuk po gjen qetësi në Milano, sepse përveç mungesës së minutave në formacionin e Spallettit, po shqetësohet edhe nga situata të jashtme.

02:17
Putin i përgjigjet ultimatumit të Uashingtonit: Zhvillojmë raketat e ndaluara

Rusia do të zhvillojë raketa tani të ndaluara nën traktatin e Forcave Bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin të dalin nga pakti i kontrollit të armëve dhe do të fillojnë të prodhojnë armë të tilla, tha Presidenti Vladimir Putin të mërkurën.

01:35
Sean Penn në Stamboll, xhiron film për vrasjen e gazetarit saudit

Aktori amerikan Sean Penn ishte në Stamboll të mërkurën për të filmuar një dokumentar rreth vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e mbretërisë, njoftoi media turke.

00:56
Rrëfehet Montella: Gattuso e teproi, ja pse u bë Bonucci kapiten i skuadrës

Kur ka kaluar më shumë se një vit pas shkarkimit nga stoli i Milanit, Vincenzo Montella rikthehet të flasë për eksperiencën e tij te kuqezinjtë, duke nisur nga një detaj që nuk i ka pëlqyer aspak: kritikat e Gattusos ndaj tij.

00:34
George W. Bush nisi të qajë gjatë fjalimit për të atin (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara i dhanë lamtumirën të mërkurën ish-presidentit George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqës aktualë e të mëparshëm nga e gjithë bota.

00:19
Franca me taksa të reja, qeveria mendon të rikthejë taksën e pronave

Zëdhënësi i qeverisë franceze Benjamin Griveaux nuk e përjashton një rikthim të mundshëm tek taksa mbi pasurinë, taksë që presidenti Emmanuel Macron e ka hequr prej kohësh, duke u cilësuar për këtë arsye “presidenti i të pasurve”.

E mërkurë, 05 Dhjetor 2018
23:41
Marrëveshja për Brexit, publikohet mendimi i Prokurorit të Përgjithshëm britanik

Qeveria e Kryeministres britanike Theresa May e ka bërë tërësisht publik mendimin e prokurorit të përgjithshëm Geoffrey Cox mbi përmbajtjen e marrëveshjes së Brexit.

23:04
Paqe në Manchester, Liverpooli ruan hapin e City-t, Chelsea pëson humbjen e dytë

Përfundoi pa fitues krye-ndeshja e javës së 15 të kampionatit anglez, Manchester United – Arsenal, e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”.

22:26
Lorik Cana përjetësohet në një film

Etapat më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e një prej futbollistëve më të njohur shqiptar, u përjetësuan në një film dokumentar që ndërthuri sportin dhe kinematografinë.

22:01
Top Story/ Lufta e klaneve në Partinë Socialiste dhe roli i Fatmir Xhafajt

Ish-deputeti Kastriot Islami, e ka quajtur Fatmir Xhafajn një vegël të Partisë së Punës për shkak të angazhimeve të tij në sistemin e drejtësisë gjatë komunizmit.

21:50
Top Story/ Lidhjet e fshehta të Fatmir Xhafajt me botën e biznesit

Njohja mes Fatmir Xhafajt dhe Besos së Tajvanit, siç e njohin të gjithë është e hershme. Prej vitesh kanë qarkulluar zërat se Fatmir Xhafaj dhe Besnik Sulaj kanë qënë pronar të kompleksit të pishinave pranë Liqenit Artificial, Aquadrom. Sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Xhafaj nuk rezulton të ketë qënë aksioner, por fijet të çojnë tek ai. Një nga aksionerët e Aquadrom, Arjan Pelushi, ka në pronësi një firmë ndërtimi të quajtur Leaser Construksion. Kjo firmë ka ndërtuar pallatin e kunatit të Xhafës në Pogradec.

21:47
Top Story/ Kush është vëllai nga nëna i Fatmir Xhafajt, i cili ka përfituar miliarda nga fondet publike

Top Story dokumenton foton e Alban Qazimi, vëllai nga nëna i Fatmir Xhafajt, i cili nuk është lakuar kurrë më parë në media. Ai është aksioner në kompaninë private të Përmbarimit T.M.A, së bashku me Tedi Malavecin. Ky i fundit është kryetar i Dhomës së Përmbaruesve ndërsa në vitin 2005 ka qënë Drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit Shtetëror, kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

21:42
Top Story/ Fatmir Xhafaj krijoi klanin e tij në Partinë Socialiste

Top Story dokumentoi momentet më kulmore të Xhafajt. Ai do të zëvendësonte edhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një rival ky i hershëm i Fatmir Xhafajt.

21:35
Top Story/ PD akuza për Xhafajn, ndryshoi ligjin për ekstradimin që të favorizonte të vëllain

Në Partinë Socialiste kishte nisur një luftë e brendshme. Nga njëra anë ishte krijuar klani Xhafaj me disa eksponentë të rëndësishëm të Komisionit të Ligjeve, dhe nga ana tjetër ishte Saimir Tahiri me një grup ministrash.

21:31
Top Story/ “Fundi i Marrëzisë” që i dha fund marrëdhënieve politike Xhafaj-Tahiri

Nga viti 2005 deri në vitin 2013, Rama i beson postin e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvend. Gjithë këtë periudhë, ai është përpjekur të ruajë staturën e një “senatori” socialist.

21:28
Top Story/ Burgu që nuk u ndërtua kurrë në Pogradec, akuza për Xhafajn për shpërdorim fondesh

Në vitet 2004-2005, Fatmir Xhafaj ngjitet në një dikaster të rëndësishëm duke u bërë Ministër i Drejtësisë. Në këtë periudhë, nuk la ndonjë shenjë të madhe në këtë dikaster, veçse mbahet mend për 3 padi penale të bëra në ngarkim të tij, për shpërdorim detyre.

21:15
Ekskluzive në Top Story/ Zbardhen dokumentat e “pallatit të Xhafës” në Pogradec

Fatos Nano, dhe pse Fatmir Xhafaj e tradhëtoi, si një politikan tolerant e rikthen sërish Xhafaj në Partinë Socialiste, duke e vendosur si deputët për qytetin e Pogradecit, në vitin 2001.

21:12
Top Story/ Marrëdhënia e Fatmir Xhafajt me Nanon dhe Ruçin

Pas rrëmujave të ’97-ës, kur socialistët rikthehen në pushtet, Fatmir Xhafaj bën ngjitjen e parë të madhe në karrierë. Fatos Nano e thërret Xhafajn dhe e emëron Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, post që ai e mbajti deri në vitin 1999.

21:09
Top Story/ Historia e Xhafajt, si “tradhëtoi” komunistët për Partinë Socialiste

Profili i Fatmir Xhafaj nuk mbaron këtu. Top Story sjell periudhën politike të Fatmir Xhafaj nga komunizmi tek Partia Socialiste. Xhafaj kishte kuptuar se Partina Komuniste, nuk kishte më të ardhme. Dhe ky ishte akti i parë i tradhëtisë së Xhafajt.

21:06
Top Story/ Dëshmia tronditëse: Ja si më rrahu Fatmir Xhafaj si hetues në kohën e komunizmit

Top Story udhëtoi drejt Krujës, për të gërmuar mbi të kaluarën e Xhafajt, si hetues. Filmimet, Top Story i përqëndroj tek një godinë që sot është Prokuroria e Rrethit Krujë, por dikur ka shërbyer si hetuesi. Këtu janë marrë në pyetje, janë dhunuar psikoligjikisht dhe fizikisht, janë izoluar dhe kryer tortura ndaj njerëzve të pafajshëm.

21:01
Top Story/ Pamje ekskluzive të Fatmir Xhafajt në krah të Enver Hoxhës

Top Story u fokusua kësaj here tek një profil i Fatmir Xhafajt, një nga politikanët më të spikatur të politikës shqiptare.

20:58
Dy helikopterët më të frikshëm në botë

Ushtritë kanë dy lloje më të zakonshëm helikopterësh: helikopterë sulmi dhe helikopterë transporti. Të parët mbajnë shumë armë, të dytët mbajnë shumë peshë.

20:43
Fiks Fare/ Gjykata Administrative, dy vendime për të njëjtën çështje

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka dhënë dy vendime për të njëjtën çështje; tjetër vendim publikon dhe tjetër jep të printuar!

20:12
Tarifat për studentët, ministrja e Arsimit sqaron procedurën

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në një lidhje direkte me studion e lajmeve të Top Channel, se “studentët kanë gjithmonë të drejtë kur protestojnë”, por shtoi se qeveria “ka detyrimin dhe vendosmërinë për të adresuar shqetësimet e tyre kur janë reale”.

19:55
Amnistia s’mund të miratohet; Duhen 84 vota, por opozita mungon në Kuvend

Shumë të burgosur që presin lirinë si dhuratë nga qeveria edhe këtë dhjetor, kanë pak mundësi që kjo dëshire t’ju realizohet. Për shkak se projektligji i amnistisë duhet të kalojë me 84 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i gëzon.

19:50
“Dritëhijet e Fatmir Xhafajt”. Në Top Story, profili i ish-ministrit që nga komunizmi

Top Story sonte në mbrëmje duke iu referuar dokumentave dhe pamjeve ekskluzive, sjell një profil të ish-ministrit të Brendshem, Fatmir Xhafaj, që nga periudha e komunizmit e deri më sot.

18:48
Fabregas zhgënjen tifozët kuqezinj, zgjedh…

Kontrata që Cesc Fabregas ka me Chelsean përfundon në fund të këtij sezoni. 31-vjeçari momentalisht nuk ka marrë ofertë rinovimi nga Blutë e Londrës, por nuk është se dhe vetë ai ka dëshirë të vijojë në Stamford Bridge.

18:43
NATO: Prishtina përballet me pasoja serioze nëse e krijon ushtrinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

18:02
Eliminohet Shkëndija, Pobeda e nxjerr jashtë Kupës së Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës eliminohet nga Pobeda në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Ekipi kuqezi, i cili e kishte humbur 0-1 takimin e parë të luajtur në Tetovë, jo vetëm që nuk mundi të përmbyste këtë disfatë, por pësoi edhe një tjetër me shifra edhe më të thella.

18:01
“Ndodhi gabimisht”, autori pranon vrasjen e 18 vjeçarit shqiptar në Greqi

Të tjera detaje dalin në lidhje me vrasjen me armë zjarri të 18-vjeçarit shqiptar në Greqi. Autori i dyshuar i krimit pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimës. Paraprakisht thuhet se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.

17:29
Basha me protestuesit: Beteja do të fitohet!

Banorët e Astirit kanë bllokuar sërish rrugën në ditën e 32-të të protestës kundër prishjes së banesave të tyre.

17:26
Miratohet kandidatura e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së

Është miratuar kandidatura e Shqipërisë për kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga viti 2020.

17:02
Protesta e studentëve, Rama: Tarifat nuk i cakton ministria

Me anë të një statusi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar çështjen e tarifave të arsimit të lartë për të cilat kanë dalë në protestë studentët.

16:38
Kërcënon kryeministrja serbe: Kemi forcuar ushtrinë. Shpresoj që mos ta përdorim!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se shpreson që Serbia nuk do të duhet të përdorë ushtrinë e saj, pas formimit të ushtrisë së Kosovës.

16:32
Top Talk/ Dardan Konjufca: Protesta e studentëve me karakter politik, por jo me mbështetjen e opozitës

Sot Top Talk i është dedikuar protestës që studentë të Universitetit të Tiranës zhvilluan në Tiranë, para Ministrisë së Arsimit.