Etapat më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e një prej futbollistëve më të njohur shqiptar, u përjetësuan në një film dokumentar që ndërthuri sportin dhe kinematografinë.

Premiera e dokumentarit që ka si personazh kryesor Lorik Canën, ish-kapitenin e kombëtares dhe një prej emrave më të dashur për tifozët, u prezantua për personalitete të shumta të sportit, artit dhe politikës.

“Lorik” është një prodhim i “DigitAlb” dhe i realizuar nga autori Andi Deçka, që për muaj me radhë ndoqi në krah të kapitenit kuqezi të gjithë historinë e karrierës, dhe formimin e tij si njeri dhe si futbollist.

I pranishëm në premierën e filmit, kryeministri Edi Rama vlerësoi figurën e Canës.

Në një rend kronologjik që përshkon fëmijërinë në Gjakovë, jetën e vështirë, transferimin te Paris Saint Germain dhe më pas ekipe të tjera të njohura, dokumentari përfshin gjithashtu pamje të rralla të jetës private të Lorikut.

Cana mbetet emri më i pëlqyeshëm për tifozët shqiptar, ai që frymëzoi kuqezinjtë në kualifikimin historik në “Euro 2016”.

Top Channel