Kompany jashtë për javë të tëra? Drejtori sportiv i Bayernit zbulon detajet e gjendjes së tij
Bayerni i Mynihut shënon një tjetër fitore në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra bavareze që ishte pa trajnerin Vincent Kompany në stol për shkak të problemeve shëndetësore të këtij të fundit, këtë radhë iu imponua Freiburgut në fushën e këtij të fundit duke e mundur me rezultatin 3-1 dhe shkon në 17 pikë në krye të renditjes së bashku me Borussia Dortmund.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të bavarezëve. Kampionët e Gjermanisë pritën vetëm 16 minuta për të marrë avantazhin me Upamecano që shfrytëzoi në maksimum një asist të Michael Olise. Ndërsa vetëm pak minuta nga fundi i pjesës së parë, Bayerni i Mynihut shënoi edhe golin e dytë, këtë radhë me Serge Gnabry që u shërbye mjaft mirë nga Nathaniel Broën. Freiburgu rihapi llogaritë në minutën e 83 falë autogolit të Bischof për të shkurtuar diferencën në 2-1. Por Bayerni e gjeti sërish golin, pikërisht në minutat shtesë të sfidës duke shënuar me Olise për të fiksuar fitoren 3-1 të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër Hoffeheimi i dha leksion Bayer Leverkusen teksa e mposhti me rezultatin e pastër 3-0. Skuadra ku aktivizohen dy futbollistët shqiptare Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani e zgjidhi këtë ndeshje në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0. Andrej Kramaric zhbllokoi rezultatin me një penallti të fituar nga Fisnik Asllani duke i dhënë avantazhin 1-0 Hoffenheimit. Në minutën e 89 Prass shënoi golin e dytë për Hoffenheim dhe më pas u ndëshkua me karton të kuq. Por kjo nuk e ndaloi Hoffenheimin që të shënonte sërish në minutat shtesë këtë radhë me Moerstedt për të fiksuar fitoren 3-0.
Top Channel