“Do ulem me opozitën”, Albin Kurti flet në shesh pas daljes së rezultateve paraprake: Kosovës sot i mungon Kuvendi, pakica nuk vjen në punë Shumë të burgosur që presin lirinë si dhuratë nga qeveria edhe këtë dhjetor, kanë pak mundësi që kjo dëshire t’ju realizohet. Për shkak se projektligji i amnistisë duhet të kalojë me 84 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i gëzon.
“Nuk kalon, ka pak mundësi. Ky është një propozim sa për show, sepse nuk i kanë votat”, u shpreh Ylli Manjani.
Projektligji iu është shpërndarë grupeve të interesit dhe sipas tij parashikohet të lirohen 900 të dënuar si edhe mbi njëmijë që janë nën shpërblim prove. Por amnistia e fundit përmes një ligji të miratuar ku kabinetet qeveritare tregojnë humanizmin e tyre ndaj të burgosurve ishte ajo e 2016, atëherë kur PS dhe LSI ishin aleate.
Edhe vitet e kaluara në projektligj përfshihen të dënuarit deri në 3 vjet burgim, ose çdo lloj dënimi më të bute përfshi edhe dënimin me gjobë, pezullimet, si edhe atyre që u kanë mbetur dy vite heqje lirie.
Përjashtohen nga ky propozim autoret e krimeve të rënda që nga gripet kriminale, ata që kanë kryer krime në familje, për veprat e terrorizmit dhe kundër autoritetit të shtetit. Aktualisht në qeli janë 3084 të dënuar dhe 2377 të paraburgosur.
Top Channel