LISTA/ Zgjedhjet e 11 majit 2025, KQZ kërkon gjoba ndaj disa partive politike, Celibashi: Kemi konstatuar shkelje për financimet
Mesditën e sotme, në orën 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se seanca do të shqyrtojë ankimin e saj lidhur me masën e sigurisë të caktuar ndaj saj, “arrest shtëpie”.
Kërkesa për ndryshimin e masës se sigurimit nga Vlora Hyseni do të shqyrtohet nga gjyqtari Florian Kalaja. Kujtojmë se Hyseni është në hetim nga SPAK për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe shtetëror dhe përkrahje e autorit në kërkim.
Ndërsa Vlora Hyseni është e pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë, dy të tjerë janë nën masën arrest me burg, konkretisht Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani.
Top Channel