Top Talk/ Dardan Konjufca: Protesta e studentëve me karakter politik, por jo me mbështetjen e opozitës

05/12/2018 16:32

Sot Top Talk i është dedikuar protestës që studentë të Universitetit të Tiranës zhvilluan në Tiranë, para Ministrisë së Arsimit.

Po pse dolën studentët në rrugë, përse kjo pakënaqësi e akumuluar?

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje, e shumë të tjera, i ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë një prej organizatorëve të protestës, Dardan Konjufca.

Ai ka treguar se pakënaqësia s’lidhet vetëm me tarifat e larta të vendosura, por edhe me pagesën për ekstra për çdo lëndë të mbartur, që do të llogaritet përmes numrit të krediteve që ka lënda.

Më tej ai është shprehur se studentët nuk do të pranojnë që të takohen në ambientet e Ministrisë me ministren Nikolla, duke theksuar se mund të ulen për diskutim, edhe në një ambient të hapur.

Në studion e Top Talk, Konjufca thekson se protesta e studentëve është me karakter politik, por jo me mbështetjen e PD. Ndërsa për zërat e PD që kanë dalë në mbështjetje të protestës, Konjufca shprehet se ata s’mund të ndalojnë askënd që të rrjeshtohet përkrahë tyre.

Top Channel