Një ditë më parë policia turke ka sekuestruar sasinë më të madhe të narkotikëve në historinë e vendit, 1 ton e 271 kilogramë heroinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, në një deklaratë për mediat.

“Dje kemi konfiskuar dërgesën më të madhe në histori. Ekipet tona policore në qytetin Erzincan konfiskuan 1 ton e 271 kilogramë heroinë që ishte fshehur në një kamion. Kjo sasi nuk është pjesë e shifrës së përmendur për vitin 2018”, tha ministri Soylu, në raportimin vjetor të policisë.

Në tej ai shtoi se tha se në vitin 2018 janë zbatuar 134.088 operacione. “Në periudhën në fjalë kemi konfiskuar rreth 80 ton marijuanë, 10.6 milionë tabletë captagon, 7.8 milionë ekstazë. Gjatë vitit kemi konfiskuar 15.9 ton heroinë”, tha Soylu.

Top Channel