Lautaro Martinez nuk po gjen qetësi në Milano, sepse përveç mungesës së minutave në formacionin e Spallettit, po shqetësohet edhe nga situata të jashtme.

Kështu mbrëmjen e të mërkurës, sulmuesi argjentinas është përfshirë në një aksident në rrugën Buonarroti të Milanos, ku mbeti e plagosur edhe një 37-vjeçare.

Momentalisht nuk ka asnjë raportim për pasojat e aksidentit te sulmuesi i Interit, ndërsa 37-vjeçarja që po lëvizte me biçikletë, ka pësuar fraktura, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vetëm pak ditë më parë, Lautaro e pa veten në telashe për shkak të një postimi në Twitter nga ana e babait të tij, që “shënjestronte” Spallettin në lidhje me mungesën e aktivizimit të të birit.

Top Channel