Plagosja e trefishtë me thikë në Pazarin e Korçës, reagon policia: Dy vëllezërit u konfliktuan me dy të rinj me mjete të forta Top Story transmetoi këtë të mërkurë një profil të ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me dokumente dhe intervista ekskluzive për të kaluarën e tij.
Në pamjet e pa-transmetuara ndonjëherë, Xhafaj shihet në krah të diktatorit Enver Hoxha.
Top Story udhëtoi drejt Krujës, për të gërmuar mbi të kaluarën e tij si hetues, ku nëpërmjet një dëshmie tronditëse zbulohet dhuna dhe represoni i ushtruar nga Fatmir Xhafaj.
“Më tha brigadieri hip sipër se ka ardhur policia me të marrë. Shkova unë atje dhe më mori Fatmir Xhafaj në pyetje. Ishte hetuesi i vëllait tim… Si në kohën e Enverit, edhe presion kishte. Ma ka bërë këtë krah Fatmir Xhafaj…, duke më pickuar, kallëzo se ku i ke lënë florinjtë e kallëzo se ku do shkoje me vëllain”, shprehet për Top Story Valbona.
Gjithashtu Top Story përmes dokumenteve, dëshmoi se si angazhimi i tij politik e ndihmoi Xhafajn të rris influencën, pasurinë dhe bizneset e tij në qytetin e Pogradecit. Dokumentet ekskluzive tregojnë familjarët e Xhafajt të cilët kanë ndërtuar këtë pallat në Pogradec, në lagjen “rinia”.
“Thonë pallati i Xhafës. I Xhafës, kështu thonë. Si pallati i Xhafës, Xhafa e ka ndërtuar. Pallati i Xhafës, kaq di unë, Fatmir Xhafa dhe i vëllai…Po, ky pallat quhet pallati i Xhafës”, thonë për Top Story qytetarët.
Pjesë e emisionit ishte edhe ekspozimi i një prej vëllezërve të Fatmir Xhafaj, i panjohur publikisht. Bëhet fjalë për Alban Qazimin, i cili ka një firmë përmbarimore, me të cilën në shkelje me ligjin ka tjetërsuar asetet e kompanisë naftë përpunuese, ARMO. Qazimi gjithashtu, rezulton të ketë përfituar rreth 1.7 miliardë lekë fonde publike si përmbarues, përgjatë viteve 2015-2018.
Top Story trajtoi edhe karrierën politike të Xhafajt, klanet që ai krijoi në Partinë Socialiste si dhe përplasjet me Edi Ramën.
Top Channel