Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sërish me banorët e Astirit të enjten në mbrëmje, ku akuzoi qeverinë se kërkon që t’i nxjerrë ata nga shtëpitë në mes të dimrit.

“Shikoni çfarë po ndodh: kemi protestën te Unaza e Re. Duan t’i nxjerrin nga shtëpitë në mes të dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë dhe tani po i prishin; Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro. Dhe kemi protestën e studentëve. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen”, tha Basha. Këtu te Unaza e Re ka një aferë të korruptive”

Basha shtoi se demokratët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që organizohet kundër qeverisë.

Top Channel