Autoritetet italianë kanë dënuar me burg autorët shqiptarë që vranë bashkatdhetarët e tyre. Viktimat janë  kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj. Mediat italiane raportojnë se gjykata ka vendosur dënimin me burg nga 16 deri ne 20 vjet për autoret e përfshire në vrasjen e dyfishtë.

Ngjarja ka ndodhur mes datës 9-10 nëntor 2016 dhe kushërinjtë Lleshaj janë ekzekutuar me armë zjarri për konfliktet e drogës. Viktimat ishin ndjekur më herët nga vrasësit. Edmond, Elidon, Pjetër Lleshaj (me të njëjtin mbiemër, por pa lidhje familjare me viktimat), Eduard Nikolli dhe Fation Stojani u dënuan nga gjykatësja Piera Bossi.

Ndërkohë, prokurori Giuseppe D’Amico kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurit. Sipas hetuesve, ata u ekzekutuan pasi po tentonin që të zgjeronin aktivitetin e trafikut të kokainës në Legnano.

Ata vendosën që t’i ekzekutonin dy kushërinjtë Lleshaj, së bashku me një kushëri të tretë, i cili arriti të shpëtonte, në mënyrë që të mos i lejonin që të kontrollonin shpërndarjen e kokainës mes Canegrate, Legnano dhe Parabiago.

Mediat italiane raportojnë se 5 të dënuarit ishin pjesë e një organizate kriminale dhe që drejtoheshin nga një tjetër shqiptar, i njohur me nofkën “Kuqi”.

Menjeherë pas krimit vrasësit ishin arratosur nga zona e Legnanos për t’iu ruajtir ligjit të Kanunit,  një kod ky zakonor shqiptar që parashikon hakmarrje si një detyrim “moral” ndaj anëtarëve të familjes të vrarë. Për këtë arsye, trafikantët e kokainës, para se të arrestoheshin nga bërthama hetuese e Monzës, ishin vendosur në Italinë veriore, njëri kishte ikur jashtë vendit. Hetimet i kanë gozhduar ato midis Pistoia, Lucca-s dhe Belgjikës, raporton gazeta “Shqip”.

Top Channel