Tre të rinj në gjendje të dehur janë përfshirë në një aksident teksa drejtonin një motor.
Nuk ka fitues në ndeshjen mes Kastriotit dhe Laçit e vlefshme për javën e pestë të kategorisë Superiore. Në stadiumin ‘Redi maloku’ të dyja skuadrat barazuan 1-1 duke marrë nga 1 pikë secila.
Turistët po rikthehen në Cappadocia për të bërë një xhiro apo edhe thjeshtë për të parë spektaklin e famshëm të balonave me ajër të nxehtë që fluturojnë mbi peisazhet piktoreske të Turqisë.
Në 23 shtator, Romy Schneider do të kishte mbushur 80 vjeç. Aktorja e famshme preku gjatë jetës së saj majat e suksesit dhe adhurimit absolut te publikut, por edhe abisin e humbjeve.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar mbi rezolutën e miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e punës që lidhet me kompensimin e pronave.
Roma dhe Lazio u shfaqën në kontrast me njëra-tjetrën në këtë javë të Serisë A.
Artistja e njohur e muzikës shqiptare, Flaka Krelani ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Ndrysho”.
Muri i Portës është një monument 7 kilometra larg qytetit të Durrësit, por është lënë jashtë vëmendjes së turistëve.
Nuk ka më evente vec për klubet e natës. Dren Abazi vjen në Tiranë si “Mbreti i Natës”, në një koncert të madh në Amfiteatrin e Liqenit, që pas dhjetorit te shkuar kur ishte “Mes Yjesh” në një dekadë karrierë të festuar në Tiranë. Sepse ai asnjëherë nuk e ka fshehur sa shumë e do publikun e kryeqytetit.
Çdo mëngjes Selmani vesh bluzën e bardhë dhe nis shërbimin mjekësor pranë Spitalin të Bulqizës. 19-vjeçari nuk e ka përfunduar ende gjimnazin por kjo nuk e ka penguar atë që të ndjek ëndrrën e tij për t’u bërë mjek.
Top Channel mëson se koncesioni i pompave të karburantit është një propozim i pakërkuar që i është bërë qeverisë shqiptare që në vitin 2016. Që në atë kohë projekti u mbajt pezull, ndërsa u miratua 2 muaj më parë. Kompania parashikon një investim rreth 530 mijë euro, ndërsa te ardhurat për një periudhë 20 vjeçare do të jenë minimalisht 50 milionë euro.
Demokratët akuzuan kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku se me urdhër të Kryeministrit Rama, po godet dhe shantazhon grupin e prokurorëve antimafia. Sipas demokratëve, pjesë e të njëjtit skenar të ideuar nga kreu i Qeverisë, është edhe transferimi i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, që ndiqnin dosjet e krimit të organizuar.
Rezultate të papritura dhe alarmante kanë dalë nga një studim i ri amerikan mbi efektet e mungesës së gjumit, të prezantuara në takimin vjetor të ekspertëve të sektorit.
Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari flet për luftën ndaj 40 grupeve kriminale të identifikuara 9 muaj më parë dhe pritshmëritë e publikut. Në një interviste për Top Channel ai thotë se duhet kuptuar që hetimi i krimit të organizuar është proces kompleks, ku bëhet fjalë për qindra orë përgjimesh, survejime ambientesh, apo edhe shkëmbim informacionesh mes agjencive dhe partneret e huaj.
Me sezonin e verës shumë pranë, thuajse çdo femër apo mashkull dëshiron që të heqë kilet e tepërta brenda pak ditësh.
Fushëbetejës së politikës pritet t’i shtohet një tjetër front, ai për kontrollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Top Channel ka mësuar se sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar tashmë Komisionin e Ligjeve, se 4 nga 7 anëtarët e KQZ-së janë në përfundim të mandatit dhe se duhen nisur procedurat për zëvendësimin e tyre.
Megjithëse grupi kriminal Bajri u godit, i ashtëquajturi “truri ” i tyre vijon të jetë ende në arrati. Bëhet fjalë për Enver Bajrin, 45-vjeçarin për të cilin gjithashtu gjykata e krimeve të rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
Napoli ka siguruar 3 pikë tejet të rëndësishme në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Torinos. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti, ku bën pjesë edhe Hysaj, arriti të fitojë 1-3.
Administrata e Trump njoftoi se po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e “Green Card”-it emigranteve të ndodhur ligjërisht në SHBA, dhe marrjen e vizave atyre që kanë qenë ndonjëherë të varur nga disa përfitime publike si Medicaid, kuponat ushqimorë apo strehimi publike.
Me anë të deputetit Gazmend Bardhi, Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme mbi situatën e krijuar në Prokurori për çështjen “Shullazi”.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë zhvilluar një kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, duke sekuestruar drogë, mjete prerëse e telefona.
Gjykata e Shkalles së Parë në Shkodër dha “arrest me burg” për 4 të ndaluarit dhe arrestuarit të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në hipotekën e Shkodrës.
Renata Alt është zëri më i fundit që konfirmon qëndrimin e përgjithshëm në Gjermani lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës.
Italia është një prej skuadrave që kanë siguruar vendin në “Final Six” të kampionatit Botëror të volejbollit për meshkuj që po mbahet pikërisht në Itali dhe Bullgari.
Shëndeti mendor i shqiptarëve është më shumë se aktualitet, në kushtet kur mjekët psikiatër me përvojë pohojnë që gati gjysma e shqiptarëve lëvizin me antidepresivë në xhep, nga më i lehti tek më i rëndi, atëherë themi që kemi të bëjmë me një emergjencë.
Rrethi i Librazhdit është një ndër prodhuesit më të mëdhenj, por edhe më cilësor i mjaltit në vend. Janë 6 mijë koshere në të gjithë territorin ku qindra fermerë vazhdojnë traditën e tyre në prodhimin e mjaltit.
Një fundjavë ndryshe, jashtë qytetit, por jo larg Tiranës! Shëngjergji priti të shtunën festën tradicionale të domates, “Domate Fest“, një panair me produkte të zonës, ku banorët, por edhe restorantet e bujtinat e zonës, prezantuan pjatat e tyre me ushqime tradicionale mes gjelbërimit dhe muzikës.
Kjo është fundjava e fundit në të cilën mund të bëhet plazh. Me rënien e ndjeshme të temperaturave që parashikojnë meteorologët për këta pushues kjo mund të jetë kredhja e fundit në det.
Përplasja Kina-SHBA po bëhet gjithmonë e më e qartë. Vizita e numrit dy të qeverisë kineze në Uashington për të diskutuar mbi konfliktin tregtar, u anulua.
Java e Pestë e Kategorisë Superiore mbyllet sot me 2 ndeshje; Kastrioti-Laçi dhe Kukësi-Kamza.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka miratuar rezolutën për mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e punës që lidhet me kompensimin e pronave.
Përpjekja për të mbajtur pastër qytetin dhe disiplinimi i tregtarëve ambulantë që shesin në rrugë e trotuare, jashtë çdo lloj kushti minimal të higjienës, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve, e kanë shtyrë Policinë Bashkiake të japë një zgjidhje të re.
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses ditën e sotme operacion e koduar “Vjeshta” duke vënë në pranga një person, ndërsa është sekuestruar kokainë dhe para që dyshohen të jenë fituar nga aktivitete kriminale.
Leroy Sane u la jashtë kombëtares gjermane që zhgënjeu në Botërorin e Rusisë, por tashmë trajneri Joachim Löë duket se do të mbështet pikërisht te sulmuesi i Manchester City-t për të ringritur skuadrën dhe kjo është parë edhe në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.
Në Shtetet e Bashkuara, do të kërkoj fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës; përmes një postimi në “Facebook”, Ramush Haradinaj e ka bërë të qartë se do të jetë pikërisht kjo tema e takimeve bilaterale në New York.
Megjithëse qindra apo mijëra njerëz punojnë në produksionin e filmave, ndonjëherë i shpëtojnë gabime që nuk arrijnë të korrigjohen në fund.
Një ndër futbollistët që ka mbajtur peshën e mesit të fushës te kampionët e francës gjatë sezoneve të fundit është francezi Adrien Rabiot, por PSG duket se do ta humbasë në fundin e këtij sezoni kur t’i përfundojë kontrata.
Dy shtetas shqiptar janë vënë në pranga nga policia greke pas një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare.
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviç ka folur së fundmi mbi debatet e ditëve të fundit në lidhje me korrigjimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuk ka rezultuar aspak një kundërshtar i lehtë rusi Alexander Povetkin për kampionin e botës në boks Anthony Joshua, i cili pavarësisht vështirësive në fillim arriti ta hedh nokaut.
Në lagjen Liberta të Qytetit të Barit u sulmua dhunshëm një grup politik Anti-Salvini.
Vlora është tronditur në orët e para të ditës së sotme nga një shpërthim tritoli në një banesë në lagjen “Isa Boletini”.
Andrzej Duda duket specialist në marrjen me të mira të mikpritësve, edhe kur këta janë snobë. Gjithçka, gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, këtë javë, ai e përmblodhi në dy fjalë: Fort Trump.
Një skuadër policie shumëkombëshe u krijua për të luftuar krimet në kufijtë evropianë që shtohen dita-ditës. Çështja e tyre e parë ka të bëjë me një vrasës të padukshëm.
Në ndeshjen Sampdoria-Inter u shënuan 4 gola, por vetëm njëri prej tyre, ai i Brozoviçit në sekondat e fundit të ndeshjes e kaloi provën VAR. Kështu, zikaltërit morën 3 pikë të vlefshmë në Gjenovë atëherë kur gjithçka dukej se do të përfundonte 0-0.
Karriera e Zv.Prokurorit të Përgjithshëm amerikan, Rod Rosenstein, që sipas mediave kishte diskutuar gjatë një takimi mundësinë e përgjimit të bisedave me Presidentin Donald Trump dhe mundësinë e largimit të tij nga posti, është tani e paqartë.
Kaio sheh Euzhenion me Irenën. Nonatoja i tregon Bigës se Silvana është e varur nga bixhozi. Kaioja takohet me Zheizën para gjyqit të Rubinjos.
“Mos ngatërroni mirësjelljen britanike me dobësi”. Kjo është këshilla që Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt i jep liderëve të Bashkimit Europian pas samitit të tensionuar të Salzburgut, që kërcënon të mbysë planin e kryeministres Theresa May.
Një punonjës i një kompanie softuerësh në Uiskonsin hapi zjarr në zyrë duke plagosur tre bashkëpunëtorë dhe duke bërë që të tjerët të fshiheshin nën tavolina.
Trajneri i përfaqësueses braziliane, Tite, publikoi 3 javë përpara afatit listën e futbollistëve të grumbulluar për miqësoret që “Seleçao” do të luajë me Arabinë Saudite dhe Argjentinën, në 12 dhe 16 tetor.
Në mars të vitit 1969, vetëm disa muaj para se Neil Armstrong të ecte mbi Hënë, Concorde bëri fluturimin e tij të parë.
Nuk ka fitues në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës. Në Korçë, ndeshja mes këtyre dy skuadrave, që u zhvillua pa praninë e tifozëve, u mbyll me barazimin 1-1.
I famshmi Mr.Bean rikthehet me humorin e tij britanik në ekranin e madh me “Johnny English Strikes Again”, një film për të mos u humbur ju pret në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”.
Policia Kufitare e Rinasit ka bllokuar fluturimin e një avioni pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.
Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.
Një nënë nga Berati ka thyer shifrat e INSTAT lidhur me numrin e lindjeve në vend.
Sot në mbrëmje, në orën 20:10, ”Gjurmë Shqiptare” nga Marin Mema zbret në Serbi.
Blerim Tominaj është prokurori që hetoi për 6 muaj me radhë grupin Bajri të Shkodrës, që konsiderohej i pushtetshëm në kriminalitet. Por Blerim Tominaj, përpara se të mbahet mend për hetimet e shumta, sikurse edhe kolegët e tij të Krimeve të Rënda, do të kujtohet si një ndër 10 prokurorët e ndëshkuar në grup nga Arta Marku.
Ambulanca ndalon në plazh për të përmbushur dëshirën e fundit të një moshuari.
Ndonëse vetëm në edicionin e tretë, Maratona e Tiranës ia ka dalë që të fitojë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar, çka premton një garë të vërtetë sportive. Në garën që do të mbahet me datë 7 tetor do të jenë 2500 vrapues nga mbi 28 shtete të ndryshme të botës, që nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi dhe në Zelandën e Re.
Lioni do të luajë pa tifozë ndeshjen e radhës së Ligës së Kampioneve.
Dorëzimi i Klubit të Basketbollit Tirana përballë krizës financiare që e la edhe jashtë Ligës Ballkanike është një këmbanë alarmi për një situatë kritike që po kalojnë përgjithësisht sportet e ndryshme e në veçanti basketbolli, si një sport me masivitet ndër më të lartët pas futbollit.
Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, i është bashkuar homologëve të tij duke promovuar rrugë të çliruara nga zhurmat, stresi dhe ndotja.
6 ndeshje dhe 6 fitore. Ky është bilanci i Liverpulit në këtë fillim të Premier League.
Luftëtari ka fituar 3-1 ndaj Teutës në ndeshjen e parë të tij me në krye trajner Gentian Mezanin.
Lëvizja Vetëvendosje duket se do të mbetet e vetme në protestën e 29 shtatorit, kundër qëndrimeve të fundit të Presidentit Hashim Thaçi. Ndërsa pritej që asaj t’i bashkohej edhe Lidhja Demokratike, kjo e fundit tha të shtunën se nuk do ta mbështeste protestën.
Java që po mbyllet është java europiane e lëvizshmërisë. Për ta shënuar atë, një grup qytetarësh të të gjitha moshave organizuan një pedalim të përbashkët që nisi nga Presidenca dhe përfundoi tek Kodrat e Liqenit. Kjo edhe për të promovuar të mirat që sjell biçikleta, si për shëndetin, edhe për qytetin.
Sezoni i ri për Teatrin do të fillojë në “ArTurbina”. Skena është bërë gati për premierën e radhës “Tag”, por jo vetëm kaq. Për të mirëpritur edhe 14 trupa teatri që do të jenë pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, i cili do të zhvillohet po ashtu në këtë skenë multifunksionale të “ArTurbinës”.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka reaguar pas ndalimit nga Policia e Shtetit të trajnerit të përfaqësueses shqiptare të futbollit të femrave, Armir Grima, si i lidhur me grupin kriminal “Bajri” në Shkodër.
Tirana është shndërruar në një ndër qytetet më atraktive dhe që ngjall kureshtjen jo vetëm të fqinjëve, por të turistëve nga vende të ndryshme të Europës.
Pas një historie të trazuar tentativash dhe dështimesh në nivel nacional apo edhe rajonal, si në rastin e krijimit të kompanisë ajrore maqedonase në vitin 1994 dhe mbylljes përfundimtare të saj në vitin 2009, gjenden përkrah edhe raste të suksesshme si “Air Kosova”, e krijuar në vjeshtën e vitit 2003. Së fundmi, një tjetër linjë do të fluturojë në hapësirën e qiellit të hapur.
Njohja me detyrimet tatimore mund të bëhet përmes shërbimit “call center”, pa pagesë.
Për herë të parë, në “Shiko Kush LUAN” ju jepet mundësia të gjithëve ju që keni një talent në zhanër të veçantë.
Nën emrin “Oazi”, prokuroria bashkë me policinë shkatërruan një nga grupet më të fuqishme të botës së krimit që vepronte në Shkodër dhe jashtë vendit.
Në një fushë vetëm 15 km larg Vlorës kanë nisur matjet gjeologjike për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të Qarkut Vlorë.
Një ditë pas kallëzimit të Arta Markut për shpërdorim detyre , demokratët i kërkuan Prokurorisë së Tiranës të hetojë lidhjet e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përfshi kryeministrin Edi Rama.
“Në krevat për tre”, komedia bashkëkohore franceze e të mirënjohurit Andre Roussin u ngjit si premierë në skenën e teatrit të Gjirokastrës. Komedia që gërvish përmes humorit përpjekjet e njeriut për të njohur veten dhe dëshirat si dhe maratonën e vazhdueshme për identitet, erdhi pas një periudhe të gjatë mungese të shfaqjeve në këtë teater.
Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, deputetët dhe drejtues të lartë politikë të PS kanë nisur takimet me bazën për të rigjallëruar strukturat dhe për tu përgatitur për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.
Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri dhe verifikimet përkatëse, nga dokumentet e të cilit rezulton se Hotel “Plaza” përgjon e survejon në çdo cep të tij.
Tetë persona janë shoqëruar në policinë e Bulqizës dhe është shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur gjatë natës ku tre persona kanë vjedhur me dhunë në banesën e A.M, në Bulqizë.
Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit prokuroria e Tiranës ka arritur të finalizojë me sukses operacionin duke arrestuar dy persona për korrupsion, konkretisht A.T dhe A.H.
Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Qazim Shehu” në fshatin Shtiqën të Kukësit. Rikonstruksioni përfshin ndërhyrje terësore në mure, dysheme, tavane, tualete, rrjetin elektrik dhe atë të ngrohje. Punimet do të përfundojnë brenda katër muajve.
Kryeprokurorja Arta Marku duhet të nisë hetimet për kryeministrin Rama, shkruan në Facebook kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petirt Vasil, duke e quajtur të inkriminuar.
Pas këmbanës së alarmit nga ana e Amnesty International dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, përsa i përket kushteve të tmerrshme dhe të rrezikshme të krijuara në qendrat e mbipopulluara të ishujve greke për emigrantët, qeveria greke ka filluar transferimin e tyre në qendrat e pritjes në Greqinë kontinentale.
Mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar tri ditë më parë kanë lënë qelinë, pasi morën rivlerësimin e masës së arrestit “detyrim paraqitje” nga gjykata e Shkodrës.
Teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një status në Facebook për operacionin në Shkodër shtron pyetjen a është përgjuar ministri Bushati, ky i fundit i është përgjigjur sërish në rrjetet sociale.
Policia e Tiranës bën të ditur se katër persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim për një skemë mashtrimi me firma fiktive për të shmangur TVSH-në dhe tatimfitimin.
Në një intervistë për franceze L’Equipe, Joey Barton e krahason Neymar me Kim Kardashian ku zbulon dhe shpresat e tij për të qenë trajner i Marsejës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen tek ky i fundit, një parking publik me dy kate nën tokë dhe 145 vende. Kurse, mbi sipërfaqen e tij është rikonceptuar këndi ekzistues i lojërave për fëmijë.
Demokrati Oerd Bylykbashi në një status në Facebook shkruan se doli parashikimi i tij i nëntë muajve më parë se Prokurori i përgjithshëm po emërohet për të mbyllur dosjet e Ramës.
Teksa kreu i PD-së vijon ta akuzojë për vetingun në politike, kryeministri Edi Rama përmes një postimi sërish në Twitter, përshëndet operacionin “Forca e Ligjit”, për rastin e fundit të arrestimeve në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam.
Herardoja humbet imunitetin dhe përfundon në burg. Isela mundohet t’i hapë sytë Sesilias duke i bërë të ditur se Alonsoja s’do të martohet kurrë me të.
Daria ka bërë një listë me personat e përfshirë në trafiqe mafioze, por armiku është më i madh se ajo. Me paratë e mbledhura, Tonio do të nisë një jetë të re, por e shkuara i troket në derë.
Vendosni lule në veshjet tuaja. Por edhe në këpucë, çanta e çdo aksesor. Kjo është motoja e kësaj mes stine, plot me stampime e lule për të dhënë një prekje femërore veshjeve të vjeshtës.
Rishfaqen problemet për Benfikën. Sipas medias portugeze, drejtuesit e skuadrës luzitane që njihet ndryshe si ‘shqiponjat’ e Lisbonës, janë akuzuar së bashku me ish këshilltarin ligjor, Pedro Gonsalves e dy funksionarë gjyqësorë për tentativë të fiksimit të rezultateve të disa prej ndeshjeve të kampionatit në Portugali.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter thotë se kryeministri Rama e deklaroi vetë se është kundër vettingut në politik, duke postuar në video një deklaratë të Ramës në emision televiziv.
Presidenti francez Emmanuel Macron i bën thirrje qytetarëve maqedonas të japin votën pro marrëveshjes së Prespës në referendumin e 30 shtatorit.
I ftuar i dytë i Dojnës për këtë sezon të ri në “Pop Culture” është Arian Çani.
Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një paradë ushtarake iraniane në qytetin jugperëndimor të Ahvaz-it ku janë vrarë disa persona, përfshi civilë, dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë, raporton media shtetërore.
Skena e re “Art Turbina” do të çelë siparin e një sërë shfaqjes që pritet të pasurojnë jetën artistike të kryeqytetit. Tirana do të mirëpresë takimin më të madh teatror të vitit me një kast prej 14 trupave teatrore.