E hënë, 24 Shtator 2018
19:38
Stuhi në Kukës, mbeturinat pushtojnë qytetin

Një stuhi e fortë ka përfshirë rajonin e Kukës mesditën e kësaj të hëne.

19:32
“Bajrat”, 6 të parët mbetën në burg, konfirmohet masa për gjysmën e grupit

Nën shoqërinë e policëve të maskuar, të dyshuarit si anëtarë të grupit Bajri, dolën nga Gjykata e Krimeve të Rënda me rikonfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

19:12
Samiti i Paqes, Meta në OKB: Theksi të vihet te të drejtat e njeriut

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në Samitin e Paqes “Nelson Mandela” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Duke përfaqësuar Shqipërinë, Meta mbajti fjalimin e tij duke e vënë theksin tek respektimi i të drejtave të njeriut, si faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në botë.

19:05
Tragjike në Lezhë, daja dhe nipi humbin jetën duke pastruar pusin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Torovicë të Lezhës pasditen e kësaj të hëne.

19:02
Njihuni me “muzën” e sulmuesit të Lazios (Foto)

Sulmuesi ekuadorian Felipe Caicedo la Espanyolin verën e kaluar, për t’iu bashkuar Lazios në Serinë A, por karriera e tij në Itali nuk ka qenë ashtu siç pritej.

18:46
Deutche Bank urdhërohet të parandalojë pastrimin e parave

Mbikëqyrësi financiar i Gjermanisë ka urdhëruar Deutsche Bank (DBKGn.DE) të bëjë më shumë për të parandaluar pastrimin e parave dhe “financimin e terrorizmit”, dhe ka caktuar një palë të tretë për të vlerësuar përparimin.

18:40
Njihuni me 15 aeroportet më të mirë në botë (Foto)

Kompania Skytrax mbajti në Stockholm të Suedisë, ceremonitë vjetore të dhënies së Çmimit për Aeroportin më të mirë në Botë.

18:24
Situata në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, reagon Ambasada Amerikane

Vetëm pak orë nga mbajtja e seancës gjyqësore për Emiljano Shullazin, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka reaguar për “Zërin e Amerikës” edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

18:05
Festa e golit ndaj Sampdorias, i kushton pezullimin Spallettit

Një shpërthim emocional gjatë fitores në limitet e kohës, në transfertën ndaj Sampdorias, i ka kushtuar pezullimin trajnerit të Interit, Luciano Spallettit.

17:48
Irani paralajmëron hakmarrje ndaj ShBA-ve dhe Izraelit

Udhëheqësi suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei tha të hënën se sulmuesit që vranë 25 vetë në një paradë ushtarake, u paguan nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe se Irani do të “dënojë ashpër” ata që janë pas gjakderdhjes.

17:34
Basketboll femra, SHBA kalon në çerekfinale

SHBA është skuadra e parë që kualifikohet për në çerekfinale të Botërorit në basketboll për femra.

16:52
U arrestua me grupin e “Bajrajve”, FSHF pezullon Grimën

Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar trajnerin e Kombëtares së Femrave, Armir Grima, i cili ishte mes personave të arrestuar pak ditë më parë në Shkodër.

16:45
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 66

Bibia fajëson Zheizën për qëndrimin e Rubinjos në burg. Rui këshillon Xhoisin të tregohet më e vëmendshme me martesën e saj, duke e vënë atë në mëdyshje.

16:37
Derbi që ndan dhe bashkon një vend

Derbi që bën gjithë vendin të mbajë frymën dhe që pushton titujt e gazetave, por për arsyet më të gabuara.

16:30
Apeli i Shkodrës nuk pranon ankimimin për “Valbonën”, banorët paralajmërojnë përdorimin e dhunës

Gjykata e Apelit në Shkodër ka refuzuar të pranojë sot kërkesën për ndalimin e punimeve për ndërtimin e tre hidrocentraleve në lumin Valbona, me pretendimin se përmbaruesi Eduart Mrishaj ka sjellë me vonesë ankimimin.

16:27
Ekskluzive në “Top Talk”/ Publikohet për herë të parë dokumenti i transferimit të prokurorëve

Çfarë po ndodh në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda?! Për të dhënë një panoramë më të qartë rreth situatës e përplasjeve mes 10 prokurorëve dhe drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe kryeprokurores Arta Marku, e ftuar në Top Talk ka qenë gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha,

16:15
Anila Hoxha në “Top Talk”: Avokatët e Shullazit kërkojnë emrat e prokurorëve

Në emisionin “Top Talk’ të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte e ftuar gazetarja e Top Channel, Anila hoxha, e cila foli për situatën më të fundit të krijuar në institucionin e Prokurorisë, veçanërisht në atë të Krimeve të Rënda.

15:53
Ikën vera, vjen vjeshta. Nis ulja e temperaturave, të martën zbresin deri në 10 gradë

Stina e verës duket se u mbyll këtë të hënë. Të martën, merrni masa për të veshur këmisha apo bluza me mëngë të gjata, pasi meterologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave nga 5 deri në 10 gradë celcius, nga zonat qendrore në ato veriore.

15:40
“Forca e Ligjit” në Shkodër, Gjykata e Apelit lë në burg tre prej të arrestuarve

Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e datës 7 shtator të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për tre prej të arrestuarve në kuadër të aksionit “Forca e Ligjit”.

15:37
Luan Rama për Arta Markun: Prokurorët nuk komunikojnë me letra të hapura

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama risjell në vëmendje përdorimin si Prokurore e Përgjithshme e Përkoshme të Arta Markut, duke e quajtur një term jokushtetues.

15:30
Rikthehet “Procesi Sportiv”; Çdo të hënë në 22:45

Mbrëmjen e sotme starton edicioni i 11 i Procesit Sportiv, me një tjetër fytyre të re dhe mënyrë prezantimi,. Përkrah Eduard Manushit do të jetë prezantuesja simpatike Nevina Shtylla dhe sëbashku nga kjo e hënë deri në qershor do paraqesin gjithçka ndodh me aktivitetet sportive në vend dhe jo vetëm. Një emision i përqendruar me analiza dhe spektakël paralelisht, karakteristikat që e kanë bërë procesin sportiv emisionin më të ndjekur e më të dashur të teleshikuesve.

15:29
TKOB nis sezonin e ri. “Carmen” vjen në skenën e Pallatit të Kongreseve në 27 shtator

“Carmen”, vepra operistike e renditur si e para në repertorin e gjithë teatrove në botë, rivjen në Pallatin e Kongreseve që prej 27 shtatorit.

15:18
Zyrtarizohet kërkesa për Eurobond, Shqipëria do të marrë hua 500 mln euro

Shqipëria shpalli zyrtarisht kërkesën në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro borxh përmes emetimit të një eurobondi me afat 5 vjeçar. Ankandi pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe paratë do të përdoren për financimin e buxhetit, por edhe për të zëvendësuar borxhet e marra në të kaluarën me interesa më të larta. Agjencitë e specializuara financiare parashikojnë se operacioni do të jetë i suksesshëm duke i siguruar Shqipërisë hua me interesa të favorshme.

15:05
Publikohet fotoja e Enver Bajrit; Truri i grupit të Bajrave ndodhet në arrati

Policia ka bërë publike një foto të Enver Bajrit, 45 vjeçari i cilësuar si kreu i grupit kriminal më të rrezikshëm në Shkodër, arriti t’i shpëtojë arrestimit dhe është shpallur në kërkim.

14:50
Superklasikja e Argjentinës përfundon me fitoren e Riverit

River Plate vendos ligjin në Superklasiken e kampionatit argjentinas me Boca Juniors.

14:45
BE dhe OKB duan një rend global multilateral

Aktualisht multilateralizmi e një rend botëror i bazuar tek rendi e ligji shihen si sfida globale. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ka filluar iniciativën në mbështetje të multilaterizmit.

14:35
Porsche nuk do të prodhojë më makina me naftë

Porche nuk do të prodhojë më versione që punojnë me naftë të makinave të saj, duke u fokusuar tek hibridët dhe makinat me bateri.

14:20
Korçë, grabitet shtëpia e një biznesmeni. Hajdutët vodhën…

Në qytetin e Korçës, paraditen e së hënës është grabitur shtëpia e një biznesmeni.

14:17
Fotot historike që të lënë pa fjalë (FOTO)

Kur sheh foto historike, duket sikur bota ka qenë vërtetë bardhezi dhe ka pasur vetëm luftëra dhe sëmundje.

14:06
“Teatri” i ri i Vuçiç, zemërim me SHBA e BE

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkotim i heshtur i Brukselit dhe Uashingtonit shkruan DW.

13:56
Ndërhyrja në Tiranë-Elbasan. Punimet do të zgjasin 4 muaj për të eliminuar rrëshqitjet

Kanë nisur punimet për eleminin e rrëshqitjes së dherave në segmentin që lidh tunelin e Krrabës me Elbasanin.

13:42
Botërori i volejbollit, Rusia dhe Polonia në “Final Six”

Rusia dhe Polonia janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin për në “Final Six” të Botërorit për meshkuj që po mbahet në Itali e Bullgari, duke iu bashkuar Italisë, SHBA-së, Brazilit dhe Serbisë.

13:27
Më shumë fëmijë sesa gola. 3 herë baba me 3 femra të ndryshme… brenda dy muajsh

Sulmuesi Saido Berahino, me origjinë nga Burundi dhe me shtetësi angleze, ka “pushtuar” mediat britanike me një lajm të jashtëzakonshëm.

13:14
Tekste mësimore për shqiptarët e diasporës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpërndarë 3800 tekste mësimore të gjuhës shqipe për t’u ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar dhe mësuesve të diasporës.

13:12
Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku kreu një dënim 30 ditësh për një protestë të paautorizuar.

13:03
Bruno Shllaku: Për teatrin nuk diskutoj me askënd, as me vëllain tim

Bruno Shllaku, një nga aktorët më të rëndësishëm të skenës dhe filmit shqiptar, shprehet i bindur për domosdoshmërinë e ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar, pasi ai aktuali nuk plotëson asnjë standard.

12:59
Akuza të reja për të përzgjedhurin e Trump

Një tjetër grua e akuzon për ngacmim seksual të përzgjedhurin e presidentit Donald Trump për gjykatën e lartë, Brett Kavanaugh. Deborah Ramirez, një shoqe shkolle në universitetin e Yale të gjykatësit, tha për The New Yorker se Kavanaugh i kishte treguar organet e saj gjenitale në një festë në konvikt.

12:58
Nis Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, Veliaj: Teatri i ri është për njerëzit

Skena e re “arTurbina” hapi dje dyert për të mirëpritur Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, ku në datat 23-30 Shtator, do të ngjiten në skenë 14 trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare. Në hapjen e Festivalit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se investimi për “arTurbinën” ka një rëndësi të veçantë për qytetin.

12:54
Shuhet aktori amerikan Al Matthews

Aktori dhe këngëtari amerikan, Al Matthews, i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Britani është gjetur i pajetë në shtëpinë ku jetonte së fundmi në Spanjë.

12:45
Eraldi kërkon ndihmë; I riu nga Kuçova do punë dhe kurim për të motrën

Jeta është bërë më e vështirë për një të ri nga një fshat i Kuçovës. Eraldit i vdiq i ati dhe vuajtjet që kanë nisur që në moshën 14-vjeçare tani i janë shtuar. Ai kërkon ndihmë për të motrën që është e sëmurë.

12:45
‘Thashetheme’ në Itali, Versace në shitje për 2 miliardë dollarë

Shtëpia e famshme e modës, Versace është në shitje dhe duket se pronarët e rinj të saj do të jenë një grup amerikan.

12:33
“Bajri” bën bujë dhe në mediat holandeze

Për arrestimet e grupit “Bajri” kanë shkruar edhe mediat holandeze. Sipas të përditshmes të këtij vendi “De Telegraaf”, një nga të arrestuarit në Holandë ‘ka në ndërgjegjen e tij dy vrasje”.

12:24
Ferra në vend të sinjalistikës

Barishtet dhe ferrat që kanë mbuluar tabelat sinjalizuese të rrugës Ura e Qytetit-Zerqan në Bulqizë tregojnë se ky aks nuk mirëmbahet prej muajsh.

12:09
Ngec hetimi për CEZ; Priten letërporositë nga Kosova dhe Çekia

Hetimi i nisur për privatizimin e OSSH nga kompania çeke CEZ, ka ngecur në pritje të letërporosive nga Kosova dhe Çekia. Ky hetim i nisur pas kallëzimit të bërë nga disa deputetë të mazhorancës, që ishin pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizmin e OSSH, duket se ka mbetur peng i dëshmive të Nue Kalajt dhe dy ish-drejtuesve çekë në vendin tonë Jan Ivan dhe Josef Heicek.

12:06
Shkodër, burg për Safet Bajrin; blindohet gjykata

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Safet Bajrin, nën masa të shumta sigurie.

12:00
Fillon “Oktoberfest”, festivali më i famshëm i birrës (Foto)

Në Mynih të Gjermanisë ka nisur tashmë festivali më i famshëm i birrës, Oktoberfest.

11:56
“Kumbari i fundit” – Çfarë do të ndodhë në episodin 4

Mbështetur mbi fakte të vërteta ku vetmitë e dy njerëzve përballen ne luftën midis krimit të organizuar e shtetit: Provenzano i Cosa Nostra e Sanna, shefi i skuadrës Duomo.

11:56
“Porta e Ferrit” – FOTO

Këto foto dramatike ofrojnë një pamje të rrallë të “Portës së Ferrit”, një nga liqenet vullkanike më të vjetër në botë. Fotografi portugez Joel Santos ka pilotuar një dron mbi liqen për të shkrepur fotot, ndërkohë që vetë ka qëndruar vetëm disa metra larg bregut.

11:45
Këto quhen tatuazhe të zgjuara (FOTO)

Tatuazhet po kthehen gjithnjë e më shumë në një formë arti popullor, ku shumë njerëz vendosin të bëjnë forma nga më të ndryshmet, dhe kësaj nuk i shpëtojnë as njerëzit e famshëm, si David Beckham, Rihanna dhe Justin Bieber.

11:39
Një ritual i çuditshëm; 600 persona nudo në Detin e Veriut

Më shumë se 600 njerëz totalisht të zhveshur për të mirëpritur ekuinoksin e vjeshtës, këtë të diel, duke hyrë në ujërat e ftohta të Detit të Veriut.

11:34
Në Ballkan, një çast që mund të mos përsëritet më

Me ardhjen e vjeshtës, në Europë  është koha që të vilen frytet e disa muajve punë diplomatike në të gjithë Ballkanin. Më 30 shtator, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë do të mbajë një referendum që mund të sjellë ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

11:26
Mënyrë e çuditshme për të pastruar kopshtin, por…

Të jesh në kontakt me natyrën është tjetër gjë, por të rregullosh kopshtin në mënyrë “natyrale” sigurisht që është e kundërta. Kështu ka ndodhur me dikë në Florida, i cili ka shqetësuar fqinjët e tij duke pastruar kopshtin nudo.

11:26
PD prezanton masat antimafia. Basha: Do të çlirojmë ekonominë nga korrupsioni dhe oligarkia

Këtë të hënë, opozita i dha fund shtegtimit nëpër qytete duke u ndalur në Tiranë, ku prezantoi amendimin e ligjit antimafia, i cili parashikon mekanizma ligjorë dhe institucionalë për evidentimin, verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të personave dhe zyrtarëve publikë, nga më i thjeshti e deri tek kryeministri, të cilët kanë lidhur kontrata, tendera dhe koncesione korruptive.

11:09
Fshehu dënimin, thirret në prokurori ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është marrë në pyetje për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Tiranës, pasi akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

10:59
FIFA jep sot çmimin “The Best”, Messi e Cristiano bojkotojnë

Sot, në orën 20:00, në Londër do të zhvillohet ceremonia e FIFA-s ku do të jepet çmimi “The Best” për futbollistin më të mirë të vitit.

10:57
Brexit, pro dhe kundër planit të Theresa May

Me një fushatë të re, kundërshtarët e kryeministres britanike Theresa May tentojnë ta dobësojnë pozitën e saj. May nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve. Ndërsa laburistët kërkojnë referendum tjetër.

10:48
Rrjet i ri ujësjellës-kanalizimesh tek “Vasil Shanto”

Bashkia e Tiranës ka nisur investimet për rrjetin e ri të ujësjellës kanalizimeve tek “Vasil Shanto”. Specialistët e UKT dhe mjetet e rënda kanë nisur zbatimin e projektit që ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të kanalizimeve në rrugën “Bajram Curri’ pranë shkollës “Vasil Shanto”.

10:44
Volejboll, Barleti dhe Tirana, fituesit e Kupës së Federatës

Barleti dhe Tirana janë skuadrat fituese të Kupës së Federatës në volejboll për femra e meshkuj.

10:39
Westlife kthehen bashkë

Westlife kthehet së bashku por megjithatë Brian McFadden nuk do të jetë pjesë e ribashkimit. Sipas The Sun, katërshja Shane, Mark, Cian dhe Nikcy kanë firmosur një marrëveshje me Universal.

10:30
United barazon ndaj Wolves, Pogba fajëson trajnerin Mourinho

Manchester United barazoi 1-1 në “Old Trafford” ndaj Wolverhampton, një ndeshje që pritej ta fitonte pa vështirësi, dhe Paul Pogba nuk ngurroi që për këtë dështim të fajësonte, edhe pse jo drejtpërdrejtë, trajnerin Jose Mourinho.

10:12
Negociatat për Brexit-in, Theresa May me plan rezervë

Si pasojë e kundërshtisë së Bashkimit Evropian për planin e Brexit-it të miratuar nga qeveria britanike, kryeministrja Theresa May duket se po mendon edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Britaninë e Madhe.

09:54
Hyjnë në fuqi tarifat më të fundit amerikane mbi Kinën

Të hënën ka filluar aplikimi i valës së re të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj mallrave të Kinës, që është edhe masa më e madhe në luftën e përshkallëzuar tregtare mes dy superfuqive ekonomike.

09:36
Mashtrime me TVSH-në, arrestohet një nga gjashtë të shpallurit në kërkim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një nga gjashtë të shpallurit në kërkim të shtunën nga operacioni “TVSH”.

09:26
Pardesytë dhe xhupat e shiut, trendet e vjeshtës

Lajmi i keq është që duhet t’i themi lamtumirë veshjeve të lehta, dhe të fokusohemi sërish tek pardesytë dhe xhupat e shiut, (raincoat).

09:26
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nis nesër punimet

Nesër në Kombet e Bashkuara fillojnë punimet e Asamblesë së Përgjithshme me liderët botërorë që do të jenë ashtu si çdo shtator tjetër, në Nju Jork. Në asamble mbahet debati i përgjithshëm, ku përfaqësuesit e të gjitha vendeve mbajnë fjalime.

09:11
Gaforrja, shenja e ditës

Humori juaj është shumë i çmuar sot në punë, pasi ju jep mundësinë të transformoni vështirësitë në përmirësim, dhe të bëni njohje të reja për të arritur objektiva të reja.

09:02
PD prezanton sot propozimin e masave antimafia

Partia Demokratike prezanton sot propozimin e saj për masat antimafia për çlirimin e ekonomisë, siç thuhet ngaPD, “nga korrupsioni dhe oligarkia”.

08:58
SHBA nis ndërtimin e murit me Meksikën

SHBA-të kanë nisur ndërtimin e murit të ri në kufi me Meksikën, muri që kërkon presidenti amerikan Donald Trump, për të ndaluar emigracionin e paautorizuar që për të do të thotë kërcënim i sigurisë.

08:56
Gjermania, hipotezë për të larguar qytetarët e BE-së që nuk gjejnë punë

Italianët dhe të gjithë emigrantët evropianë në Gjermani që kanë mbetur pa punë mund të marrin espuls nëse nuk arrijnë apo nuk mund të gjejnë punë Brenda gjashtë muajsh. Alarmi është dhënë nga Radio Këlni, që ka një shërbim transmetimi në gjuhën italiane, Cosmo, që ka dhënë dëshminë shokuese të një gruaje italiane.

08:49
Meta në SHBA, merr pjesë në meshë në kishën katolike shqiptare të Nju Jorkut

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, kreu i shtetit Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e mbajtur në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale të Nju Jorkut.

08:35
Milan, Gattuso i hidhëruar: Nuk i shpjegoj dot 30 minutat e fundit

Milani barazoi 2-2 me Atalantën duke humbur dy pikë të rëndësishme dhe Rino Gattuso është shumë i zhgënjyer.

08:16
Barcelona kundër VAR-it: Duhet të përdoret në mënyrë korrekte

Në minutën e 33-të të ndeshjes mes Barcelonës dhe Gironës, që përfundoi 2-2, nisën polemikat. Përballë zonës së vendasve, Lenglet goditi me bërryl Pere Ponsin, pasi ky i fundit kishte shkaktuar faull.

E diel, 23 Shtator 2018
22:57
Lyon konfirmon formën e mirë, shkatërron Marseille

Pas fitores befasuese ndaj Manchester City në Angli, në ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League këtë të mërkurë, Lyon ka konfirmuar se është në një formë mjaft të mirë teksa ka mposhtur në shtëpi rivalët e Marseille me rezultatin 4-2.

22:55
Irani: SHBA, fajtore për sulmin e së shtunës

Presidenti iranian po fajëson Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj arabë të Gjirit Persik, për sulmin e ashpër në një paradë ushtarake në Iran, që vrau të paktën 25 vetë dhe plagosi rreth 70 të tjerë.

22:44
Barcelona “ngec” ndaj Gironas

Pakkush mund ta mendonte se Barcelona nuk do të dilte me pikë të plota në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Gironas.

22:30
Pompeo: SHBA do fitojë në luftën tregtare me Kinën

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u zotua se SHBA do të dalin fitimtare në çdo luftë tregtare me Kinën, një ditë para se tarifat më të fundit të administratës Trump ndaj importeve kineze të hyjnë në fuqi.

22:25
Ronaldo shënon serish, Juve 0-2 ndaj modestëve të Frosinones

Cristiano Ronaldo është kthyer sërish në një hero mbrëmjen e së dielës, teksa bardhezinjtë e Juventus po rrezikonin të humbin 2 pikë ndaj Frosinones, në një ndeshje që dukej sikur po shkonte drejt barazimit.

22:05
Thellohet konflikti, Izraeli paralajmëron për shembjen e shtëpive të palestinezëve

Izraeli ka njoftuar banorët e një fshati në Bregun Perëndimor se ata kanë afat deri me 1 tetor për të prishur banesat e tyre. Një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit thotë se “banorët e Khan al-Ahmar u njoftuan me kërkesën për të prishur të gjitha strukturat në atë zonë deri me 1 tetor të këtij viti”.

21:42
Qëllon me armë, policia i vihet në ndjekje

Policia e Elbasanit ka identifikuar brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’.

21:26
Kukësi merr 3 pikët ndaj Kamzës, Duro provon shijen e humbjes

Kukësi arriti të marrë 3 pikëshin e radhës në Kategorinë Superiore.

21:17
Aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës.

21:08
Foto të rralla të Carit të fundit të Rusisë, para se të zhdukeshin nga bolshevikët

Foto të rralla kanë dalë në dritë nga familja mbretërore ruse, teksa duken të lumtur në udhëtimet e gjuetisë dhe varkë, duke treguar një jetë me pasuri të pafundme, e në më pak se 3 vite nga realizimi i tyre ata do të zhdukeshin në mënyrë misterioze në duart e revolucionarëve bolshevikë, duke i dhënë fund mbretërimit 300-vjeçar të familjes Romanov.

20:58
Martohet për herë të tretë Michel Houellebecq

Michel Houllebecq, shkrimtari tashmë me famë botërore, autor u romaneve “Thërrmijat Elementare” dhe “Platforma”, martohet për herë të tretë. Romantikët e vërtetë janë ata që mbajnë veshur ditë e nate maskën e cinikut.

20:41
Higuain shënon serish, por edhe Milani ngec serish

Milani la dy pikë të tjera në Serinë A italiane. Në San Siro skuadra e Gattusos nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Atalantën në një ndeshje ku u gjend dy herë në avantazh, por pa mundur ta ruajë atë në asnjë moment.

20:20
Me Ziz nga Anglia/ Makinat e komunizmit, pasioni i 40 vjeçarit nga Shkodra

Gent Jakupi ka qenë fëmijë kur u përmbys sistemi, por sot është nga ata pak persona që vijon të ketë pasionin për Ziz-in e kohës së komunizmit. Madje me këtë makine ka udhëtuar nga Anglia në Shqipëri.

20:00
Aplikacion për autobusët në Tiranë

Tirana Public Transport është aplikacioni më i ri që u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kryeqytetit që përdorin transportin publik.

19:45
Në “sitë” të gjitha farmacitë, kontrolle për ilaçe kontrabandë dhe dhënien pa recetë

Ilaçet kontrabandë, xhiroja e të cilave shkon deri në 5 milioë euro ne vit, por edhe për ato që shiten pa recetën e mjekut po kalojnë në sitë të gjitha farmacitë në vend. Një task-forcë e ngritur, ka nisur aksionin në kryeqytet, ku më shume se gjysma e farmacive të kontrolluara deri me tani kanë dalë me shkelje.

19:20
Thika e bomba, gjetje të çuditshme në lumenjtë britanikë – FOTO

Peshkimi duket se ka evoluar në Britani, pasi njerëzit nuk blejnë më kallama të zakonshëm për të kapur peshq, por kallama me magnet në kërkim të sendeve me vlerë që përfundojnë në lumenj të ndryshëm.

19:10
Heiko Maas: Evropa dëshiron më tepër koordinim me SHBA

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas tha se Evropa duhet të përgatitet për ndryshimet strukturore në marrëdhëniet transatlantike.

18:42
Kosovë, Shpëtim Duro mposht Mirel Josën

Shpëtim Duro e nis me fitore eksperiencën e tij në krye të Dritës në IPKO Superligën e Kosovës dhe këtë e bën ndaj Prishtinës së Mirel Josës.

18:23
Operacioni policor, PD: Pse heshtin Rama e Bushati për “Bajrajt”!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar sërish Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, t’i përgjigjet pyetjes se çfarë e lidh atë me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.

18:08
Në motor e të dehur, 3 të rinj i shpëtojnë mrekullisht vdekjes – VIDEO

Tre të rinj në gjendje të dehur janë përfshirë në një aksident teksa drejtonin një motor.

18:00
Gola e kartona të kuq, por s’ka fitues në Kastrioti-Laçi

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Kastriotit dhe Laçit e vlefshme për javën e pestë të kategorisë Superiore. Në stadiumin ‘Redi maloku’ të dyja skuadrat barazuan 1-1 duke marrë nga 1 pikë secila.

17:51
Turizmi në Cappadocia, rikthehet spektakli i balonave

Turistët po rikthehen në Cappadocia për të bërë një xhiro apo edhe thjeshtë për të parë spektaklin e famshëm të balonave me ajër të nxehtë që fluturojnë mbi peisazhet piktoreske të Turqisë.

17:47
Romy Schneider, sot do të ishte 80 vjeçe

Në 23 shtator, Romy Schneider do të kishte mbushur 80 vjeç. Aktorja e famshme preku gjatë jetës së saj majat e suksesit dhe adhurimit absolut te publikut, por edhe abisin e humbjeve.

17:34
Rezoluta e KiE për pronat, Gjonaj: Vendimi, përgjigje për retorikën e opozitës

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar mbi rezolutën e miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e punës që lidhet me kompensimin e pronave.

17:26
Zhgënjen Roma, Lazio shkatërron Genoan

Roma dhe Lazio u shfaqën në kontrast me njëra-tjetrën në këtë javë të Serisë A.

17:13
Flaka Krelani vjen ndryshe me “Ndrysho”

Artistja e njohur e muzikës shqiptare, Flaka Krelani ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Ndrysho”.

17:00
“Muri i Portës”, monumenti 7 km nga Durrësi, por i mbetur jashtë vëmendjes

Muri i Portës është një monument 7 kilometra larg qytetit të Durrësit, por është lënë jashtë vëmendjes së turistëve.

16:38
Dren Abazi, “Mbreti i natës”; Rikthehet në një koncert te Amfitetari

Nuk ka më evente vec për klubet e natës. Dren Abazi vjen në Tiranë si “Mbreti i Natës”, në një koncert të madh në Amfiteatrin e Liqenit, që pas dhjetorit te shkuar kur ishte “Mes Yjesh” në një dekadë karrierë të festuar në Tiranë. Sepse ai asnjëherë nuk e ka fshehur sa shumë e do publikun e kryeqytetit.